Nga "Supremacistët e bardhë", tek "Djemtë Boogaloo": Katër grupet ekstremiste që dyshohen se qendrojnë prapa protestave të dhunshme në SHBA

2 Qershor 2020, 18:26Bota TEMA

Mes protestave të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara mbi vdekjen e George Floyd-it ndërsa mbahej nga policia, zyrtarët e shtetit kanë fajësuar provokatorë të jashtëm ekstremistë, duke thënë se ata përzihen me protestuesit e ligjshëm për të nxitur dhunën.

Guvernatori i shtetit Minesota Tim Walz citoi raportet e pakonfirmuara të shtunën se supremacistët e bardhë kishin qëndruar prapa protestave të dhunshme në Minneapolis, ku Floyd-i, i cili ishte afrikano-amerikan, vdiq të hënën e kaluar.

Kur nuk ishte bërë ende një deklaratë e tillë, Presidenti Donald Trump drejtoi gishtin drejt ekstremistëve të një ngjyre të ndryshme: aktivistëve antifashistë të krahut të majtë të njohur si antifa.

Duke fajësuar Antifa-n për dhunën që ndodhi në protesta në të gjithë vendin, Presidenti Trump u zotua ta përcaktojë atë si një organizatë terroriste.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr, nga ana e tij, paralajmëroi se dhuna e ushtruar nga antifa dhe grupe të tjera të ngjashme është “terrorizëm i brendshëm” dhe se do të trajtohet si e tillë.

Në vazhdim i hedhim një vështrim lëvizjeve ekstremiste të dyshuara për përfshirje në protesta:

Supremacistët e bardhë

Supremacistët e bardhë janë individë dhe grupe që besojnë në epërsinë e racës së bardhë, kundërshtojnë imigracionin dhe, në disa raste, mbrojnë dëbimin nga vendi i jo të bardhëve. Ndërsa dikur lëvizja prodhonte grupe të organizuara si Ku Klux Klan dhe organizatat neo-naziste, lëvizja është bërë gjithnjë e më e shpërndarë dhe pa një udhëheqës në vitet e fundit, me shumicën e anëtarëve që veprojnë tani në internet.

Megjithëse shumë supremacistë të bardhë nuk mbrojnë dhunën, një numër në rritje i individëve të frymëzuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë kanë kryer sulme vdekjeprurëse me armë vitet e fundit. Elementët e dhunshëm të ekstremit të djathtë njihen si “përshpejtuesit” sepse kërkojnë të përshpejtojnë një luftë të re racore. Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka thënë se shumica e hetimeve të FBI-së për terrorizmin e brendshëm përfshijnë grupe të bardha supremaciste.

“Djemtë Boogaloo”

Një mishërim relativisht i ri i lëvizjes paraushtarake kundër qeverisë, djemtë Boogaloo janë një komunitet në internet i aktivistëve pro-armëve që dëshirojnë një boogaloo të dytë, termin e tyre për luftë civile. Lëvizja u ngrit verën e kaluar kur supremacistët e bardhë përvetësuan termin për një arsye të tyren: një luftë racore në vend të një lufte civile, thotë Megan Squire, profesore e shkencës kompjuterike në Universitetin Elon. Kryesisht të bardhë, edhe pse jo ekskluzivisht të tillë, anëtarët e lëvizjes Boogaloo kanë qenë duke e promovuar veten si libertarianë që luftojnë tiraninë, sipas zonjës Squire.

Antifa

Në varësi se kë pyesim, antifa, shkurtim i fjalës antifashist, është një lëvizje e aktivistëve të majtë që kundërshtojnë neo-nazistët dhe grupet e tjera ekstremiste ose, siç e thotë një kritik, një “lëvizje ekstreme anarkiste-komuniste”.

Duke u organizuar në mediat sociale, ndjekësit e antifas shfaqen në mitingje të krahut të djathtë të veshur me të zeza dhe duke mbajtur maska, dhe shpesh përfshihen në konfrontime të dhunshme.

Simpatizuesit e Antifës ishin në mesin e kundër-protestuesve që dolën kundër mitingut “Bashkimi i së djathtës” në vitin 2017 në Charlottesville, Virginia, që u shndërrua në një ngjarje të dhunshme.

Qendra Jugore e Ligjit për Varfërinë thotë se nuk e etiketon antifan si një grup urrejtjeje pjesërisht sepse anëtarët e saj “nuk promovojnë urrejtje bazuar në racë, fe, etni, orientim seksual ose identitet gjinor”.

Duke pasur parasysh që antifa nuk është një grupim, është e pasigurt sesi Presidenti Trump synon ta etiketojë atë si një organizatë terroriste. Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Anarkistët

Me simpatizantët nga e djathta dhe e majta, anarkistët e shohin qeverinë si të paligjshme dhe përpiqen të mbjellin kaos. Historia e tyre në Shtetet e Bashkuara shtrihet në më shumë se një shekull, kur një anarkist vrau Presidentin William McKinley në vitin 1901.

Sot, shumë anarkistë të rinj janë anëtarë të Aksionit Anti-Racist, një rrjet kombëtar i shoqatave antifa, sipas Qendrës Ligjore Jugore të Varfërisë (SPLC). Kritikët shpesh denoncojnë ndjekësit e antifa-s si anarkistë, me Presidentin Trump që fajëson për protestat e fundit të dhunshme “anarkistët e majtë radikalë”.

“Në pjesën më të madhe, anarkistët që shohim këtu në Shtetet e Bashkuara kanë tendencë të jenë më të zhgënjyer me të majtën progresive,” tha Brian Levin, profesor i drejtësisë penale në Universitetin e Shtetit të Kalifornisë.

Por anarkistët gjithashtu lulëzojnë nga e djathta. Për shembull, Anarkistët Kombëtare të Zonës së Gjirit, “parashikojnë një luftë të ardhshme racore që do të çojë në enklavat neo-fisnore, vetëm me njerëz të bardhë, të cilat do të quhen” Zonat Autonome Kombëtare “, sipas SPLC-së.(VOA)

6 komente në “Nga “Supremacistët e bardhë”, tek “Djemtë Boogaloo”: Katër grupet ekstremiste që dyshohen se qendrojnë prapa protestave të dhunshme në SHBA”

  1. Lajmesi says:

    Filloi lufta e klasave edhe ne amerik.

  2. ⚙️Ingranazhi says:

    Informacionet e pa konfirmuara te guvernatorit demokrat thone se “supremacistët e bardhë kishin qëndruar prapa protestave të dhunshme në Minneapolis, ku Floyd-i, i cili ishte afrikano-amerikan, vdiq të hënën e kaluar”
    Demokratet amerikan megjithemend jane te pa besushem, dthm supremacistet demostruan per vrasjen e nje zezaku !!!???
    sipas studimeve te prof nga california anarkistet na dalin edhe te djatht , kur dihet se ne adn ata kane vetem idet e majta marksiste.
    Ky grupi tjeter boogaloo !!??? Hera e pare qe e degjoj , po ku eshte qellimi i tyre !? pse duhet te protestojne ata kur gjithe situata mbeshtet indirekt kauzen e tyre per armet .
    Sot me teper se kur u kuptua dhe nga popullata qe eshte kuder armebajtjes , se arma eshte shume e domosdoshme,dhe se je ne meshir te fatit , shteti nuk te mbron dot.
    Per zezaket qe jane kryesor ne tubimet e ketyre diteve me rahje plaçkitje dhe grabitje asnje fjale nga guvernatori !!!
    Ne me te pakten i ka rrene pikes ne nje grup tek antifa.
    Tani ky lajm do do behet gargar nga ç’do portal i “fajes se lire” pa u bere fakt check dhe ne fund do konkludojne qe fajinve ka Tramp.

    1. WuFlu says:

      Nuk eshte e mundur qe spermacistet e bardhe te protestojne per vrasjen e nje zezaku. Eshte manipulim per te fajsuar sipas tyre krahun tjeter dhe te akuzojne Trampin qe ne fakt eshte distancuar disa here.

      Keta jane grupe anarkiste marksiste qe sipas tyre po bejne revolucionin e te shtypurve kunder sistemit te padrejte kapitalist – kjo eshte dhe tereminologjia qe perdorin.

      Kandidatet me te mundshem jane lunatiket e ANTIFA dhe DSA (Demokrat Socialistet e Amerikes) .

      Nuk dua ta besoj se ju te “temes” perktheni shkrime nga te tyret.

  3. Usa says:

    Ingranazh je vertet tallash ti apo ben vete? Ka video me police te veshur civile qe thyejne xhamat dhe ulerasin.. po te shohesh vetem Fox trushpelare do vdesesh o qyqar.
    I bardhi po thyente xhama e makines te policise dhe zezaket i thane te ndaloje, ai nuk ndaloi por ju ngriti gishtin e mesit sic po ta ngre une ty ??
    Mos e kishin luet me miell dhe ishte zezak mo tallash ingranazh?
    Skorrje islame qe mbroni Teapin sepse mendoni se ashtu fitoni dhe nuk ju deporton. Yt mor pisa.

  4. Usa says:

    Anarshiste ide marksiste!!!!! O idiot a e ke idene cfare jane anarshistet mor bajge!? Marksiste te shtrojne ne hu nen diktature more skorrje ndersa anarshistet duan te jetojne pa rregulla.
    O zot cfare lexojne keta leshko!?

  5. Usa says:

    Anarshiste ide marksiste!!!!! O idiot a e ke idene cfare jane anarshistet mor bajge!? Marksistet te shtrojne ne hu nen diktature more skorrje ndersa anarshistet duan te jetojne pa rregulla.
    O zot cfare lexojne keta leshko!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje