Presidenti italian: Mjaft kundër njëri-tjetrit, ka gjëra të tjera para politikës

2 Qershor 2020, 15:14Bota TEMA

Ka diçka që vjen para politikës dhe që shënon kufirin e saj, diçka që nuk është e disponueshme për asnjë shumicë dhe për çdo kundërshtim dhe ky është uniteti morali, ndarja e një fati të vetëm, ndjenja e përgjegjësisë për njëri-tjetrin, deklaroi presidenti italian, Sergio Mattarella në 74-vjetorin e Ditës Kombëtare të Republikës Italiane.

”Të gjithë jemi thirrur në një angazhim të përbashkët kundër një rreziku shumë serioz që ka prekur Italinë tonë në aspektin e shëndetit, ekonomik dhe social. Vuajtjet e shkaktuara nga sëmundja nuk duhet të na vënë kundër njëri-tjetrit”, shtoi presidenti.

”Kjo ndjenjë e thellë, të cilën unë e ndiej tek bashkëqytetarët tanë, kërkon respekt, seriozitet, ashpërsi, sens dhe lidhje me institucionet. Dhe e kërkon nga ne të gjithë, veçanërisht nga ata që kanë përgjegjësi më të mëdha”, theksoi Matarella.

“Italia, në këtë situatë të jashtëzakonshme, ka treguar anën e saj më të mirë”, theksoi  Mattarella duke shtuar se ndjehet krenar për vendin e tij dhe duke përshëndetur unitetin moral të italianëve përballë virusit, këtij armiku padukshëm.

“Ky frymë uniteti do të jetë motori i rilindjes”, deklaroi presidenti italian, fjala e të cilit u përshëndet nga shumë liderë politikë.

Si simbol i këtij rifillimi “Frecce Tricolori”, patrulla ajrore akrobatike italiane, realizoi sot një një fluturim ku lëshoi re tymi me tre ngjyrat flamurit italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje