Franca në shok ekonomik, pritet një tkurrje 11%: Do rikuperohemi në 2021, probleme në gjithë botën

2 Qershor 2020, 16:51Bota TEMA

Pasi vendosi një nga karantinat më të ashpra të Evropës, Franca pret që ekonomia e saj të tkurret me 11% këtë vit, tha të martën Ministri i Financave Bruno Le Maire.

“Shoku ekonomik do të jetë brutal,” tha Le Maire. “Jam i bindur që do të rikuperohet në vitin 2021 falë planeve tona të mbështetjes dhe rimëkëmbjes.”

Franca, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të goditura nga shpërthimi i koronavirusit në Evropë.

Franca filloi të heqë kufizimet në 11 maj, por hapja e plotë akoma nuk ka ndodhur.

Le-Maire i tha RTL Radio se qeveria do të vendosë taksa më të ulëta për familjet, duke sugjeruar se nuk do të ketë rritje të taksave mbi qytetarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje