Shembet galeria në minierën e Artanës, vdesin dy persona

2 Qershor 2020, 14:18Rajoni TEMA

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Artanës, Blerim Imeri konfirmoi për KosovaPress se ka rënë pjesa tavanore e minierës.

Ai tha se asnjë punëtor tjetër nuk gjendet brenda në minierë, ndërsa edhe dy të tjerë që kanë qenë brenda kanë pësuar lëndime të lehta.

Aktualisht, po i jepet ndihma e parë të lënduarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje