Bylisi-Tirana në rrezik, autoritetet shëndetësore kërkojnë ndërprerjen e ndeshjes

3 Qershor 2020, 16:27Sport TEMA

Situatë kaotike. Titullari i shëndet publik ka mbëritur disa minuta më përpara në stadium “Adush Muça” në Ballsh  dhe pretendon se ka një shkelje protokolli dhe  se ndeshje nuk duhet të zhvillohet.

Delegati Besnik Çela dhe drejtuesit e Bylisit kërkojnë që takimi të zhvillohet.

Ndërkohë që kërkohet që të zbatohet rregulli që në rast se një lojtar të rezultojë pozitiv, duhet të karantinohet vetëm ai.

Drejtori i Shëndetit Publik pretendon se duhet të pritet 14 ditë. Palët janë në negociata e sipër, teksa ende nuk është vendosur për fatet e ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje