Kërkesat e shtuara të PD, Arben Ristani: Nuk jam për kushte të panegociueshme, të gjitha çështjet në Këshillin politik mund të zgjidhen lehtë nëse ka vullnet të mirë

3 Qershor 2020, 16:57Politika TEMA

Ish-deputeti i PD-së Arben Ristani u shpreh se të gjitha çështjet në këshillin politik mund të arrihen nëse ka vullnet politik.

Ristani tha se nuk ka rëndësi nëse në zgjedhje ka komisionierë politikë apo jo, nëse ky vullnet i mirë ekziston.

Ai shtoi në RTV Ora se identifikimi biometrik ka qenë një nga kushtet kryesore të PD-së, pasi shmang një pjesë të manipulimit zgjedhor.

Arben Ristani: Të gjitha ato që diskutohen me vullnet janë shumë të lehta. Edhe çështja e elektronikës nuk është fare e vështirë që të përdorur, pasi përdoret në shumë vende të botës. Sigurisht që sistemi do masa sigurie, por është e realizueshme.

Ne zgjedhjet i kemi menaxhuar për shumë vite me komisionerë politikë. Zgjedhjet mund të menaxhohen me komisionerë politikë dhe jo politikë, por vetëm nëse ka vullnet të mirë politik. 

Identifikimi biometrik ka qenë një nga kushtet kryesore të PD-së, pasi shmang një pjesë të manipulimit zgjedhor. Unë nuk jam për kushtet të panegoiushme, pasi gjithçka mund të arrihet. 

Reforma zgjedhore nuk qëndron e vetme, pasi është e lidhur me atë në drejtësi, për ligjin e ndarjes territoriale, me sistemin e adresave dhe demokratizimin  partive politike.

 Në këtë kuptim kur flasim për administratë zgjedhore, nëse do të kishim një prokurori të pavarur, do të kishim padi kundër këtij krimi zgjedhor. 

1 komente në “Kërkesat e shtuara të PD, Arben Ristani: Nuk jam për kushte të panegociueshme, të gjitha çështjet në Këshillin politik mund të zgjidhen lehtë nëse ka vullnet të mirë”

  1. Toni.D. says:

    Po ti Ben qe je gjithe men… me cfare e bere ate Vilen ne Gjirin e Lalzit? Droge?! Prostituta ?! etj etj … m.q.se ket shprehjen KRIM e keni si buke goje… thote populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje