Rudina Xhunga: Kush vjedh vendin për të ardhmen e fëmijëve të vet, mallkimi i shqiptarëve do ta ndjekë pas

3 Qershor 2020, 15:44Politika TEMA

Gazetarja Rudina Xhunga komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, zhvillimet e fundit të aktualitetit në Shqipëri dhe Kosovë.

Xhunga e cilësoi një lajm të mirë krijimin e qeverisë së re në Kosovë, duke thënë se politika veproi shpejt, duke iu bindur Gjykatës Kushtetuese, dhe duke mos e lënë situatën të shpërthejë.

Më tej, duke u ndalur te zhvillimet e fundit në vend për Reformën Zgjedhore, gazetarja theksoi se shpreson që edhe te ne të vijë dita si në Kosovë, ku palët t’i binden Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shtoi se ata duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë reformë, pasi në të kundërt do të dëmtojnë veten.

Për përdhunimin e të miturës nga roja i shkollës, Xhunga foli me tone të ashpra, duke thënë se e gjithë shoqëria duhet të bashkohet kundër pedofilëve.

“Mendoj se kjo që ndodhi është një lajm i mirë, se ndodhi shpejt dhe nuk i lanë kohë situatës për të plasur. Ata reaguan shpejt, e dëgjuan Gjykatën Kushtetuese”, tha Xhunga.

Vendimi nga ana e Kosovës, ku nuk lejohen të kalojnë qytetarët shqiptarë, a është i drejtë?

Atë e vendos qeveria e Kosovës, e pati qeveria në ikje e Kosovës. Nuk ka asnjë ligj që më ndihmon për të bërë tamponin, nëse unë dua të shkoj në Kosovë. Ka një handikap, nuk shkon kjo gjëja. Uroj që qeveria në ardhje të bëjë një ndryshim. Megjithatë, ky nuk është momenti ku qytetarët shqiptarë do shkojnë në Kosovë, por e kundërta, pasi është koha për të ndarë detin.

Përdhunimi i të miturës nga roja i shkollës, nesër do të ketë një protestë nga vajzat, si e shihni?

Çdo nismë që na bën bashkë unë i bashkohen. Nuk është e thënë t’i bashkohesh duke qenë në protestë dhe unë nuk e di nëse do shkoj nesër, por secili duhet t’i bashkohet asaj, qoftë edhe nga shtëpia. Për sa i përket protestës nesër, ajo është sot, nesër, është protestë e përhershme e të gjitha nënave që edukojnë fëmijë. Tani është momenti për të bërë pyetjen ‘fëmijës sime kur mund t’I ndodhë kjoë?’ E kemi harruar Aishen, që e përdhoi një monstër, e la shtatzënë, i preu kokën. Unë nuk e harroj kurrë. E di çfarë do doja nesër, edhe pse kam akoma drojën e koronavirusit, në shesh apo jo, në ballkone apo jo, të gjithë duhet të bëhemi bashkë nesër e gjithmonë për të ndryshuar legjislacionet, që këta pedofilë të mos na përdhunojnë fëmijët.

Duket se këto kohë ka më shumë vëmendje fushata e racizmit, se sa përdhunohet. Mos është një formë mode kjo?

Modë është. Ajo që është në Instagram, është, nuk ka nevojë të hapësh Nju Jork Times për të lexuar. Në SHBA janë njerëz që u ndjenë të papërfaqësuar, është shpërthimi i turmave. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote të pabarabartë. Ajo që do të na e bënte botën më të mirë, është një botë e gjelbër, ku të jemi të barabartë. Ne mund t’i edukojmë fëmijët vetëm me vlerat tona dhe të besojmë që nuk do të ketë më kurrë një brez të ri të pandëshkuar.

Reforma zgjedhore… ku ngeci, pse palët nuk arrijnë në marrëveshje, kush po kërkon më tepër?

Nuk e di ku ngec. Unë uroj që reforma zgjedhore të kalojë, uroj ta bëjnë bashkë e t’i shkojnë deri në fund. Rasti më i keq, por edhe I mundshëm, është të kalojë vetëm me votat e mazhorancës dhe të shkojmë në zgjedhje sin ë qershor. Nëse duan të mos dëmtojnë së pari veten, mandej edhe publikun, duhet ta bëjnë bashkë. Zgjedhje të lira e të ndershme bëhen duke rënë dakord. Palët duhet ta gjejnë ku e kanë mesin e rrugës, te rezidenca e ambasadores Yuri Kim, apo te Soreca, se të shqiptarët nuk e kishin. Duhet ta gjejnë, sepse kjo do të ndikojë te karriera e tyre. Kur po vija, pashë dyqane me qira, po shfaqet kriza ekonomike, rrugës do të shfaqen edhe kriza të tjera. Le të merren me këtë, pastaj reforma zgjedhore. Mua më gëzon reforma zgjedhore, ku të bëhemi dhe ne si Kosova, ku politikanët i thanë ‘po’ Gjykatës Kushtetuese. Në këtë ditë ku ka shkuar Kosova, uroj të shkojmë edhe ne, pastaj le të ndërrohen qeveritë. Kurrë mos paçim reformë zgjedhore, nëse do të jetë kurbani i reformës në drejtësi. Kush nuk ka vullnetin do të zëvendësohet nga ata që kanë vullnetin, palët e dinë shumë mirë se janë të zëvendësueshëm.

7 komente në “Rudina Xhunga: Kush vjedh vendin për të ardhmen e fëmijëve të vet, mallkimi i shqiptarëve do ta ndjekë pas”

  1. Kanina e ismailit says:

    Moj xhunga e nderuar thot nje fjale e urte,-
    Nuk behet vreshti a’s me mallkime,
    Dhe a’s me urata ,
    Por me pune, edhe shata!

  2. sapa says:

    Thuaj me mire :a ka mbetur njeri qe nuk ka vjedhur ne kete vend?

  3. Monika hajdute me cizme says:

    Po po mallkimi i plakave do ti ndjek si mallkimet e neritan hajdut cekes e atij te permetit,e fallxhores munika….
    Kur nuk i ndjek mallkimi i drejtesis ,ju keni shpres te mallkimi plakave

  4. Fagu says:

    O zot sa idiotesira flet kjo.
    Eshte tejkaluar momenti i mallkimeve o shoqeeee

  5. WHAT A FUCK says:

    1.Nuk po ndan detin por po e shet, madje Kosovareve shume me shtrenjte, pervec hotelit, shezllongun deri edhe ujin qe pihet…Si nuk folet, qofte vetem njehere per taksen qe paguajne Kosovaret. Nuk ka ligj per tamponin thote kjo zonja HILA….shko ne Vjene me avion, biles edhe tranzit paguan 200 Euro ate…
    2.Lajm i mire “qeveria e re ” ….nuk ka rotacion por vazhdon me Isa, Abdullah and Co ?! turp minimumi per nje gazetare te shprehet me kete gjuhe…
    3. Kurti fitoi zgjedhjet dhe doli partia nr 1…programi i tij ishte “reciprociteti”…nese ti takson shtetatist KOSOVAR pse mos te te kthehet me te njejten menyre … disa flasin i ndihmuam kur kishin nevoje….gjithe ato qe thone keshtu, jo qe nuk kane ndihmuar ato, por kane shfrytezuar rastin duke i dhene shtepite me qira shume te larta…1 taksist ne kohen e luftes i mori Kosovarit nga qendra deri tek QSUT per te derguar te bijen ne spital 50 Marka…nuk ishte i vetmi…sapo kuptonin dialektin cmimet beheshin disa fish me te larta
    4. Qeveria Kurti kerkoi takim nder-qeveritar por kjo jona e injoroi…. vella vella por KURTI tregoi dinjitet…
    5.Qeveria HARADINAJ ndihmoi e para ne termetin e Nentorit…KM jone nuk i hapia as telefonin…
    6.Kurre nje shqiptar nuk ofendohet ne Kosove, ketu ndodh krejt ndryshe…
    7. Tani keni nevoje per leket e tyre (gjoja po ndan detin) dhe u harrua se cfare u be te ne me Covid-19…nuk u lejuan shqiptaret te vijne ne shtepite e tyre por i lane si qenj te braktisur ne kufinj si me Greqine ashtu edh me MALIN E ZI…ishin shoqata me kosovare qe u detyruan te nderyhjne nga usa duke ju mbuluar edhe shpenzimet per 14 dite karantinim ne HOTELET ku i zgjidhte bashkia
    8. e fundit, si nuk fole edhe per dhunen e 15 vjecarit se beri xhiro me biciklete ….shiko ca behet ne usa vetem per te mbrojtur te drejtat dhe lirite e cdo qytetari… ndersa ne jemi racista me KOSOVARET…LEXOJI KOMENTET DHE TEMAT QE DRITARE.NET ofron per lexuesit…
    ngjan si nje kurve qe sapo ka dale nga bordelli dhe flet per virgjerine….

  6. Tajari says:

    Nqse eshte keshtu pak veta do te ngelen pa u mallkuar.

  7. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    AMIN , dhe FJALËT e tua në VESHËT e PERËNDISË e DASHUR RUDINA !!! Sepse kemi 30 Vjet që UDHËHIQEMI nga MOTËRQIRA dhe PIDHMOTRA që për LEK dhe €URO QYL , janë gati të NGREJNË edhe MAMANË e tyre nga VARRI dhe ta PËRDHUNOJNË !!!!! Këta janë Politikanët DOBIÇA të këtyre 30 Viteve , që NUK kanë as Dinë e Imanë !!!!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VCDEKJE VDEKJE E HAJDUTËVE dhe PIDH MOTRAVE të Politikës GRABITQARE dhe BANDITESKE 30 VJEÇARE , që mendjen e kanë vetēm tek VJEDHJA E SHTETIT !!!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VVDEKJE : PD , PS , LSI , PDIU , LZHK , PAA , PAD , PR , PDBNJ , ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ Parti BANDA dhe PIDHMOTRA të KAMUFLUARA si PARTI POLITIKE !! RROFTË SHQIPËRIA dhe KOSOVA ⚖⚖????♥️♥️⚖⚖????⚖⚖??????⚖⚖⚖ RROFTË HASHIM THAÇI LEGJENDAR dhe ATDHETAR ??????♥️♥️♥️??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje