Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin e hidrocentralit të Skvaicës, për të cilin tha se do të nisin shumë shpejt punimet me një investim që do të bëhet 100 % nga shteti shqiptar.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit, Rama u shpreh se kjo është një ëndërr e mbetur në sirtar që prej viteve ’60.
“Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit.
Qeveria jonë do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror këtë vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit. Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore.
Duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit.
Me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëm. HEC-i i Skaviës në Samitin e Triestes u miratua në 2017. Projekti u pranua dhe sot kemi një pamje të detajuar nga një kompani me një biografi të njohur botërisht, kompania franceze.
Duke parë qartësisht rëndësinë dhe historinë e dështimeve të mëparshme të të gjitha qeverive të mëparshme dhe duke vlerësuar domosdoshmërinë në kushtet aktuale në kuadrin e planit të përgjithshëm kombëtar. Vendosëm që këtë vepër ta financojmë 100% vetë. Do të parandalohen përmbytjet kur ndodhin shkarkimet masive” tha Rama. (TemA)
Fantastike….!!
Po ai projekti i shengjin velipoje si doli?
Po milot balldre si doli??
Po treni tirane durres si doli?
Ah mor kryeminister erdhe ne pushtet vetem se te besuam se do besh drejtesi
duke ndershkuar ata te paret para teje, nuk e bere!!!!
tani skavica dhe kjo si ato projektet e tjera
U betove per gjakun e 21 janarit dhe cdo dite shkel ne pllakaten ne bulevard dhe nuk bere germimin me te vogel
Rehabilitove te gjithe hajdutet dhe vrasesit e qeveris kaluar
Nuk e di si ta ve emerin ndoshta te shkon Berisha NR 2 po pa teseren e partis punes shqiperis
all same all the shit hole
Pse nuk pyet Lulushin , Salushin, kryelopen dhe presidentin me bllok more rrush I papjekur I Vicidolit.
Saliu yt I ktheu qytetet ne kane plehrash Edi jo vetem we po I cliron por po I zbukuron ato c’do dite. Natyrisht qe barbaret e Vicidolit I shohin gjerat vetem me syzet e Sales…
Ehh mor qerata që je bërë si Gëbelsi me këto propaganda në situata kyç me heq vëmendjen nga “patataja” e nxehtë…
Ose e keni mprehur lapsin mirë, se helbete po vijne dhe zgjedhjet, me VKM, PPP, Eurobonde dy herë më të mëdhenj e projekte mbi 100 milionë €..
Si duket nuk ju hyjnë më në sy vogëlsirat tani.
E bëre show-n me aeroporte, porte, rrugë, etj.
Je bërë si binjaku siamez i Saliut, o Rilindësi i gjatë …
hej ku arritem. ne i kemi bere vete hidrocentralet, kombinatet, uzinat deri ne 1990. me rritjen e teknologjise dhe kalimin e kohes kudo cdo vend ben perpara, kurse ne mburemi qe tani do te beje nje kompani e huaj nje pune qe te paret tane e kane bere vete, qe nga projektimi deri tek zbatimi. natyrisht makinerite bliheshin jashte. ne vend qe tani ne te prodhonim edhe makinerite ne nuk bejme dot as nje pune qe te paret tane e kane bere me kasma e lopata. zhvillim shqiptar keshtu eshte kur ne krye te shtetit eshte doktori, ai qe punen e para e ka kryeminister, piktori etj…
deri kur keshtu…
Shko more zotëri ngre pensionet dhe ndihmat sociale se njerëzit nuk ngopin barkun me bukë. Ti shpall projekte me xhepin bosh.
Bravo, ja kjo eshte te mendosh me mend per te srthmen e vendit. Skavica duhej prej kohesh te ishte ndertuar si nje nga investimet me te rendesishme energjetike. E me teje duhet menduar edhe per Bushatin dhe keshtu kompletohet kaskada e Drinit.
Zoti Krye minister durimi po SOS kam filluar te dyshoj tek aftesite e tua mbaro ato qe ke premtuar se pse genjeshtra 40 dite rron
Hec perpara. Mos degjo Qaramanet e dembelet. Shqipja – fuqi energjitike.
Hidhro-centralet,fabricat,uzinat,kenetat qe u thane u bene nga te burgosurit politike dhe bijte e tyre,se te burgosur ordiner nuk ishin te mjaftueshem zoti me comentin a.
Ata u persecutuan dhe per fat te keq u vodhen dhe u shkaterruan se perseri komunistet dhe Kasa e tyre do i shfrytezonin.
jo more ke punuar ne ndonje vend ti. po qe kishte nje ndermarje te montimeve industriale qe bente te gjitha veprat ne shqiperi te pajisur me te gjitha makinerite e renda, dhe mos haro ketu edhe aksionet e rinise, jo si rinia e sotme qe shkruan si zotrote. kush i burgosur punoi ne fierze, po ne koman, te burgosurit punonin ne miniera se na i bete te burgosurit sikur ishin 10 milione.
Ju lumte. Cmirezinjte dhe budallenjte gjithmone jane ne eresire…..dhe eresira to ndjeke gjithe jeten3.
Na thuaj fuqine e instalur te hc Skavice dhe volumin ujmbledhes te liqenit zoteri jo fjale ne ere.Per orjentim ato tregues kane qene projektuar per 3560 MW dhe rreth 6.5 miliard m3 uje (afer 3 here me i madh se liqeni i Fierzes. Rregullimi qe i ben kaskades ajo sasi kolosale uji eshte shumevjecar
Korigjim : fuqia e instaluar 350 MW dhe jo 3560 MW, gabim ne shkrim