Një studimi i ri ka zbuluar se gjurma e njerëzve dhe ndryshimet që janë bërë po kërcënojnë disa nga speciet më unike në Tokë.
Gjetjet e botuara në revistën” Nature”, treguan se disa nga speciet më të çuditshme në planet, të tilla si “shoillill”, një zog i madh që jeton në luginat e Afrikës, një kafshë me sy të verdhë të mëdhenj, janë më të kërcënuarit nga veprimtaria njerëzore.
“Këto janë disa nga kafshët më të pabesueshme dhe të anashkaluar në Planetin Tokë”, tha filogjenetisti Rikki Gumbs nga Kolegji “Imperial” në Londër.
Studiuesit përdorën të ashtuquajturin Indeksi i Gjurmëve Njerëzore, i cili ndërthur tetë arsye të ndryshme për të matur ndikimet e drejtpërdrejta të njeriut në mjedis, siç janë toka bujqësore, mjedise të ndërtuara dhe dendësia e popullatës njerëzore.
“Nga hardhucat pa këmbë dhe gjarpërinjtë e vegjël të verbër e deri tek amfibët me të verdhë si krimbë të quajtur “caecilians”, ne dimë pak për këto krijesa tërheqëse, shumë prej të cilave mund të shkojnë në heshtje drejt zhdukjes,” tha Gumbs.
Shkencëtarët përdorën të dhëna mbi rrezikun e zhdukjes për rreth 25,000 specie të ndryshme për të llogaritur sasinë e plotë të historisë evolucionare të kërcënuar me zhdukje ku ata zbuluan së paku 50 miliardë vjet trashëgimi që është nën kërcënim. Ekipi i studiuesve zbuloi gjithashtu se pjesët më të mëdha të historisë së larmishme evolucionare janë ato që përballen me kërcënimet më të mëdha nga aktiviteti njerëzor, siç janë Karaibe dhe pjesë të mëdha të Azisë Juglindore.
“Gjetjet tona theksojnë rëndësinë e veprimit urgjent për të ruajtur këto specie të jashtëzakonshme dhe habitatin e mbetur që ata përjetojnë përballë presioneve të mëdha njerëzore,” tha bashkë autori James Rosindell.
Burimi: New York Post/ Përktheu: Gazeta “Si”
Universi mendohet se eshte 13.5 miliard vjet i vjeter. Jeta ne planetin toke eshte rreth 3.5 miliard vjet e vjeter.
Shifra 50 miliard vjet duhet te jete gabim
Editori I gazetes, hidhi nje sy para se ta botoni. Toka eshte krijuar para 4.5 miliarde vitesh. Cfare jane keto qe kopjoni dhe nuk dini si ti kopjoni.
Gazetaria e leshperuar e demokracise! Injorante!
Po sikur Universi eshte i vjeter rreth 13.6 miliarde vjet. Nga na doli evolucioni 50 miliard vjeçar?
Nuk e kam per zemer te kritikoj punen e te tjereve por gazetareve nuk ju falen gabime trashanike ne titull sidomos. Nuk arri ta besoj qe nuk e shikoni se çfare keni shkruajtur para se ta publikoni.
Mendoj se gazetare te vertete nuk ka me ne Shqiperi, pike.
Te jete 50 miliarde thua????