Bamir Topi "zbërthen" qëndrimin e ambasadores Yuri Kim ndaj Bashës: Nuk i tha gjuaj penalltinë, por të kanë bërë gol ndaj të takon të fillosh lojën

4 Qershor 2020, 18:12Politika TEMA

Ish-presidenti Bamir Topi ka zbërthyer frazën e ambasadores amerikane Yuri Kim se tashmë “topi është në fushën e Lulzim Bashës“.

Topi nënvizoi se kjo deklaratë nënkuptonte se tani që të kanë shënuar gol dhe mund ta nisësh lojën nga porta jote.

“Së pari nuk do kisha kurajo të perifrazoja një metaforë të ambasadores.

Ajo i takon autorit ta interpretojë. Unë i kam parë zhvillimet në dinamikë.

Kryeministri sot duke perifrazuar metaforën për topin te Lulzim Basha ai përdori shumë variante.

Po ta zbërthejmë metaforën në mënyrë korrekte ata nuk thanë zoti Basha e ke topin dhe gjuaje penalltinë por tha se topi është në fushën e zotit Basha.

Interpretimi im është se të kanë shënuar gol dhe duhet të fillosh lojën nga mesi i fushës. Shikoj një pozicion tepër të vështirë të parazgjedhur ndoshta në mungesë të vizionit politik të PD”, tha Topi për ABC News. 

Topi e quajti të gabuar deklaratën e Bashës për të folur në emër të shqiptarëve, duke theksuar se grupimi i vetëm që ai mund të përfaqësojë në fjalën e tij është Partia Demokratike.

“Basha ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për t’u bërë zoti Basha.

Shoh paqartësi në vizionin politik. Unë nuk e kam bindjen por nuk besoj se profili politik dhe qytetar i Bashës të jetë shumë ekstremist.

Por kam bindjen që edhe për faj të tij që tashmë sa vjen e rritet dhe sa më shumë kalon koha askush nuk e justifikon se vendimmarrja nuk është vetëm e tij. Unë kam pasur bindjen se ka elementë të tjerë që e kanë shtyrë.

Është ai që quhet kryetari de facto. Gabim në diskursin politik është i rëndë, sepse dy partitë e vjetra tentojnë të monopolizojnë politikën shqiptare ndërkohë që shumë të tjerë mendojnë ndryshe.

Deklarata e Bashës mbrëmë është gabim sepse tha dua të siguroj shqiptarët, ai mund të flasë vetëm në emër të demokratëve”, deklaroi Topi.

17 komente në “Bamir Topi “zbërthen” qëndrimin e ambasadores Yuri Kim ndaj Bashës: Nuk i tha gjuaj penalltinë, por të kanë bërë gol ndaj të takon të fillosh lojën”

  1. Pyka says:

    Ky flet me heshtjen e tij????mgjth ja merr Floririt për pak?

  2. Njeriu me Top says:

    Bamir njeriu madh,
    Bamir njeri kolloz…
    Ehh sa mirë i njihke keto punët e top-ave mor qerata.
    Mirë do ishte të merrnit te gjithë të gjatin (jo Edin JOO) por bashkë me Edin, ju te gjithë..

  3. Andon Ledhi says:

    Më ke pëlqyer këtu presidenti që i dole Zot detit që shiti Sali Karaxhiçi me Lulzim Kollaren që vetëm kollare i bëjnë sepse ska karakter e personalotet për atë punë, ndoshta sinDJ do kish bërë emër

  4. Shaqo says:

    Ky e kupton shume mire cfare ka thene, si e ka thene, pse e ka thene.
    Menjehere Juri eshte bere tifoze me golshenuesin.
    Tirons i trashe, me mire te merret me lopet si kolegu i vet Panariti, politika eshte profesion i veshtire, sidomos per ata qe jane marre me shume me bagetine se sa me njerzit.

    1. Albi says:

      PO ty mo Shaqo nga te kemi? Apo je nga ato trushplaret qe propaganda te ka lene pasoja te pariparueshme. Te te argumentosh ty se kush Jane tironsit nuk ia vlen se ti je nga ato qe nuk kupton gje.

  5. Cudia says:

    Po flet siamezi i Astrit Patozit. Te dy per numeruar votat e Berishes dhe demagoge te kafenese se tyre. Rripa te politikes!

  6. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Kir hiqet i zgjuar edhe ky…
    Mundohet te flas me fjale te medhaja..
    Shko e gezohu atyre pronave se nuk je per gje.

  7. Ed says:

    O BAMIR KISHIM RESPEKT PER TY PO SE MBYLLKE DOT GOJEN SE DUKET TE DJEK MIZA KE VJEDHUR QE DO REMUJE. SEMUNDJE E BUTE

  8. Taulant says:

    Sa euro merrte per emerimet ne drejtesi ky mumja .

  9. Babale says:

    Ore te shkrehur ! Po cfare te bej Lulja e ngrate! Nga t’ja mbaje e zeza ? Kur shkon te rruga e Elbasanit i thone: Po nuk firmose, ti mbyllem rruget dhe ta hoqem pasaporten diplomatike! Kur shkon tek SHQUP-i babai i thote: Po firmose kercet dajaku! Njeriu nje mendje ka, e nga ta mbaje me perpara mendjen i ziu njeri? Je ne hall moj Lule, je ne hall. ta qaj hallin.

  10. aleks picari says:

    Ky lot shume mire tavoll, leket i numeron shume shpejt
    po kure fillon dhe ben si politikan i madhe une dhihem gazit

  11. Yt says:

    Bajge je dhe ti Bakeq…

  12. Populli says:

    Cfar nivel i ulet ……keta jane gjasme politikane …kjo eshte fatkeqsia e jone

  13. perlat spahiu says:

    ka me se 30vite qe gjuani penallti o kerma.ju duhet te shporreni nga politika,i thencin
    duke filluar nga ty o baqir toqi e brigada e tere kooperativiste.ju e bete shqiperine beton ,plera e plackitje.ju duhet te kontrrolloheni te gjithe ,per pasurine qe keni vene,bashke me ju edhe shume te tjere qe ju i quani gazetar,opinjoniste drejtus programesh televizive dhe pronaret e televizjoneve.

  14. pompisti says:

    Po jo o trap i ditur. Ajo tha qe topi eshte ne fushen dhe jo porten e Bashes. Po ky Topi tap topi eshte. Mjere ne cfare shurraqi kemi patur per president, nje shejtan budalla kemi patur

  15. EPIDAMNUS 2 says:

    o BAMIRI NONES, largoju corbes se saliut.prandaj s’bejme hajer ne te shqiperise se mesme .Te dy zhola si ti ,si ai durrsaku(me nder BUJARI)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje