Meta, telefonon homologen gjeorgjiane: Ju garantojmë mbështetje për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit tuaj

4 Qershor 2020, 17:22Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili.

Kreu i Shtetit bën me dije se kjo bisedë kishte në fokus interesin reciprok që marrëdhëniet shumë të mira Shqipëri-Gjeorgji të gjallërohen në të gjitha fushat, veçanërisht në turizëm dhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta bën me dije se rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisë.

Postimi i Metes:

Kënaqësi të zhvilloja sot një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Sh.S.Znj. Salome Zourabichvili.

Me interes reciprok që marrëdhëniet shumë të mira Shqipëri-Gjeorgji të gjallërohen në të gjitha fushat, veçanërisht në turizëm dhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.

Rikonfirmova qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisë. ?????

1 komente në “Meta, telefonon homologen gjeorgjiane: Ju garantojmë mbështetje për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit tuaj”

  1. Kosta says:

    Likja nuk mbron dot territorin e Shqiperise i ka futur greku kembet ne nji kepuce me pergjimet e Balilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje