U mendua se marrëveshja ndërmjet Barcelonës dhe Interit për Lautaron Martinezin ishte thuajse e kryer, por nuk ka ndodhur kështu. Mundo Deportivo ka hedhur një tjetër lajm që ndryshon të gjithë situatën.
Media prestigjoze shkruan se Barca nuk e përballon dot sulmuesin e Interit. Spanjollët duket se nuk kanë mundësi të paguajnë 111 milionë euro për kartonin e futbollistit, ndërsa italianët nuk duan ta humbasin argjentinasin.
Maksimumi që mund të ulin pretendimet e tyre është në 90 milionë euro. Kampionët e Spanjës pritet të shesin disa futbollistë në mënyrë që plotësojnë shifrën e parave për Lautaron.