Befason Muller: Messi apo CR7? Jo faleminderit, zgjedh Lewandowskin!

4 Qershor 2020, 11:17Sport TEMA

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, kush është futbollisti më i mirë i dekadës së fundit? Kjo është pyetja që mundon prej vitesh njerëzit e futbollit të cilët nuk mund ta shmangin një përgjigje.

Megjithatë ka edhe nga futbollistë që nuk zgjedhin asnjërin prej tyre, por dikë tjetër. Diçka të tillë e ka bërë edhe Thomas Muller.

Gjermani i befasoi të gjithë me zgjedhjen e tij, duke thënë se më përpara do të zgjidhte Robert Lewandowskin se dy fenomenët e futbollit.

“Ndoshta në të shkuarën, do të doja të luaja me Lionel Messin, pasi isha një lojtar që do të doja të shënoja.

Me kalimin e viteve kam filluar të asistoj më shumë dhe do të ishte perfekte të kisha Cristianon përpara, i cili është një makineri golash.

Por kam kuptuar se të luash me Robert Lewandowskin, është një nder i madh. Unë e quaj Robert ‘Lewan-goal-ski’!”, u shpreh Muller.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje