Futbolli shqiptar, ashtu siç ishte parashikuar, nisi në datën 3 qershor me kategorinë më elitare të vet, ajo që quhet “Kategoria Superiore”.
Protokollet dhe masat janë përcaktuar, do përdoren maska e doreza, nuk do lejohen më shumë se katër fëmijë për të mbledhur topa, nuk do lejohen grumbullimet e ekipeve në korridoret e stadiumit, do të ruhen distancat dhe ajo që është më e rëndësishmja, NUK DO TË KETË TIFOZË…
Masat për futbollin pas Pandemisë COVID-19, janë thuajse të njëjta në çdo vend të Evropës, por ne kemi diçka të veçantë, që na dallon (si përherë…). Për ne, futbolli nuk është për hallexhinjtë…
Kjo fjali e thënë nga një prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, mesa duket nuk është vetëm një frazë e shkëputur nga konteksti, por një bindje e atyre që drejtojnë futbollin në vendin tonë… Nëse në Angli, Austri, Gjermani por edhe në Itali po bëjnë përpjekjet maksimale që disa nga ndeshjet e kampionateve kombëtare të transmetohen pa pagesë, në Shqipëri kemi “ligjet” tona.
Sot, sekretari për kulturën në qeverinë angleze, Oliver Doëden konfirmoi një lajm të madh për shtetasit e vet; Disa nga ndeshjet më të rëndësishme të “Premier League” do të transmetohen falas në BBC. Pak ditë më parë ministri i sporteve dhe rinisë në Itali, Vinçenzo Spadafora deklaroi se do të ndërmarë edhe nisma ligjore që të detyrojnë pronarët e të drejtave televizive të Serie A që ti transmetojnë ndeshjet pa pagesë…
Kurse ne shqiptarëve, na ka qëlluar të kemi president të FSHF-së atë që është njëkohësisht edhe aksioner i DIGITALB (platformës me pagesë që zotëron të drejtat e Kategorisë Superiore). Po hallexhinjtë…?! Pikërisht këtu hyjnë në lojë “hallexhinjtë”…
Superiorja shitet si një paketë më vete në DGA dhe ka paketa 3 mujore dhe 12 mujore.
Cili kishte zgjedhur të abonohej për tre muajt e fundit të Kategorisë Superiore (MARS, PRILL, MAJ) abonimi tashmë i ka mbaruar edhe pse nuk ka parë dot asnjë ndeshje të kësaj pakete për shkak të pandemisë.
Kështu që ato 600 lekët e shpenzuara (kaq kushtonte atëherë paketa) për 3 muajt e Pandemisë duhet ti “qajmë” si lekët e Piramidave. Dhe pikërisht pas “COVID 19” hyn në lojë mendja “gjeniale” e aksionerit-president… Tashmë abonimi i ri 3-mujor (Qershor-Korrik-Gusht) do të kushtoj 800 lekë (200 lekë më shtrenjtë se në muajin Mars).
Pra, tifozë në stadiume JO, nëpër lokale JO e JO, sepse duhen ruajtur distancat, për të të kthyer lekët e abonimit as e çon nëpërmend njeri, kështu që “hallexhinjtë” duhet të paguajnë një paketë më të shtrenjtë sepse edhe futbolli pritet më “spektakolar” jo vetëm nga mungesa e tifozëve, por edhe nga cilësia…
Edhe të gjithë pyesnin veten; pse ky insistim që të niste futbolli, pse kaq dalje publike që të niste me patjetër futbolli shqiptar…
Rrofshin hallexhinjtë!
F$HF, Duka dhe zagaret e tij atje,
si Shulku, Edi Gjini, Alban Tafaj, Florian Riza, Nevil Dede, etj,
peebejnenje nga çerdhet me te korruptuara dhe te kalbwzuara, te dportit dhe shoqerise shqiptare.
Duhet te nderhyje SPAK-u, ne ate fole krimi dhe hajduterie!
Armando hajduti
Po ky eshte aksioner i DIGITALB normal qe nuk ja shet njeriu tjeter,,, hajdut i ndyre
Ky duhet futur ne burg
Po si ka mundesi qe nuk funksionon asnje ne kete shtet?
Si mundet qe Armandua te drejtoje FSHF dhe te jete AKSIONER ME LETRA (tashme) ne te njejten kohe?
Ku eshte mbrojtja e konsumatorit johallexhi?
Ku eshte ky inspektoriati i deklarimit te pasurise dhe konfliktit te interesave qe ben muuuuuuu?
Ku eshte prokuroria jone qe nuk merr nje shembull nga investigimet e kokave te medha ne Eufa e Fifa?
Kur do rilindim jqj?!!!