Evazion fiskal, paguan 500 mijë euro, Diego Costa shmang burgun

4 Qershor 2020, 15:07Sport TEMA

Sulmuesi i Atletiko Madrid, Diego Kosta arriti të shmang burgun pasi u shpall fajtor për evazion fiskal të fshehjes së mbi 1 milion eurove.

Për futbollistin spanjoll, gjykata kishte vendosur 6 muaj heqje lirie si dhe gjobë financiare 507 mijë euro pasi Kosta nuk pati deklaruar 5 milionë euro të ardhura në vitin 2014, kur u transferua nga Atletiko te Çelsi.

31-vjeçari arriti një marrëveshje me prokurorët për t’i konvertuar në një detyrim financiar prej 540 mijë eurosh, muajt që do të kalonte pas hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje