FOTOT: Udhëtim në plazh për shërimin e pacientëve me COVID-19

4 Qershor 2020, 09:35Lifestyle TEMA
FOTOT: Udhëtim në plazh për shërimin e pacientëve me

Pacientët spanjollë po bëjnë udhëtime në bregdet, si pjesë e procesit të shërimit të tyre nga sëmundja.

Ekipet mjekësore në Spitalin del Mar në Barcelona janë fotografuar duke lëvizur njerëzit drejt plazhit si pjesë e një programi të krijuar për njësitë e kujdesit intensiv.

Në total, Spanja ka konfirmuar 239.932 raste  dhe 27,127 viktima. Qeveria ka filluar ngadalë të lehtësojë atë që ishte një nga izolimet më kufizuese të Europës.

Por Spanja e ka mbajtur shpërthimin e sëmundjes nën kontroll javët e fundit. E marta ishte dita e dytë që Spanja nuk raportoi asnjë vdekje të vetme.

Të mërkurën, Kryeministri Pedro Sanchez i kërkoi parlamentit një zgjatje të mëtejshme të gjendjes së jashtëzakonshme deri në 21 qershor.

“Ne kemi kapërcyer pandeminë më të keqe,” tha  Sanchez. Por partitë e opozitës kanë kritikuar reagimin e tij për shpërthimin dhe shtrirjet e përsëritura të gjendjes së jashtëzakonshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje