Pandemia Covid-19 ka ndryshuar pothuajse gjithçka në jetën e njerëzve, pasi rregullat për higjenën dhe respektimi i distancës sociale, ka bërë që çdo kush të mbrohet më shumë nga infektimi i Covid-19.
Shumë kompani apo dhe vet njerëzit kanë krijuar sende të ndryshme që i ndihmojë ato në mbrojtjen nga virusi. Së fundmi listës së objekteve që shërbejnë në mbrojtjen nga infeksioni i është shtuar edhe një “rubinet” prej druri për larjen e duarve.
Bëhet fjalë për punën e djalit 9-vjeçar në Kenia, Stephen Wamukota, i cili ka ndërtuar një mekanizëm perfekt për të larë duart në mënyrë që të ndihmojë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Ai është shprehur për BBC se është “shumë i lumtur” pasi mori edhe një çmim presidencial për këtë krijim.
“Tani kam dy makina dhe dua të bëj më shumë.”- ka thënë Stephen Wamukota.
Gjithë mekanizmi i kësaj makine për larjen e duarve është i ndërtuar përmes drurit, sepse u mundëson njerëzve të lajnë duart pa prekur asgjë me dorë, por me një lëvizje të këmbës merr sapunin e lëngshëm dhe ujin pë të pastruar duart.
Djaloshi ka thënë se kjo ide i erdhi pasi pa në Televizor rregullat e forta për mbrojtjen nga virusi, prandaj ky objekt që ai ka krijuar duket mënyra më efikase për të mos marrë virusin. Megjithatë 9-vjeçari me familjen e tij jetojnë në fshatin Mukwa, në Bungoma, në Kenia, i cili nuk ka raportuar asnjë rast të virusit.
Si u krijua ky mekanizëm?
“Unë bleva disa dërrasa nga druri për të bërë një kornizë dritareje, por unë kur u ktheva në shtëpi pas punës një ditë zbulova që Stephen kishte bërë këtë objekt për të larë duart. Ideja ishte e tij, por unë e ndihmova thjesht ta krijonte më shpejtë. Jam shumë krenar”- është shprehur i ati i 9-vjeçarit, Z. Wamukota.
Wamukota, i cili merret me riparimin e mallrave elektronike, puna e vetme prej të cilës fiton të ardhura sa për të jetuar, tha se djali i tij ka qenë gjithmonë i interesuar të mësojë rreth kësaj pune. Ndër të tjera ai tregon se postoi shpikjen e të birit në rrjetin social Facebook, dhe u befasua se sa shpejt u bë kaq virale.
Më tej vet Stephen u shpreh se ai dëshiron të jetë inxhinier kur të rritet dhe guvernatori i qarkut ku ai banon, i ka premtuar se do t’i jepë një bursë.
Kujtojmë se deri më tani Kenia ka rregjistruar mbi 2,000 raste të pacientëve të infektuar dhe 74 viktima nga Covid-19.