Përjashtimet nga partitë, ndarjet, fraksionet, etj pas dhjetorit ‘90, kanë qenë të shumta, shpesh anektodike për nga rrethanat.
Por “përjashtimi i parë” ua kalon gjithë të tjerëve.
Ka ndodhur “live” që në orët e para të PD-së, në tribunën e “heronjve” të dhjetorit, ku shkëlqente Berisha.
Ish-truproja e tij Izet Haxhia e rrëfen episodin në një nga intervistat e tij në Dita për ngjarjet e dhjetorit 90.
I përjashtuari i parë ishte një piktor dhe quhej Rexhep Aliaj.
“Ka qenë Rexhep Aliaj, një piktor dhe arsyeja e përjashtimit ishte se doli dhe foli në tribunën e mitingut të parë të PD-së me 15 dhjetor pa qenë në protokoll.
Berisha i kërkoi llogari dhe Rexhepi iu kthye se “kush je ti që po kërkon llogari. Ti je një komunist i thekur”. Berisha i tha je i përjashtuar nga PD-ja, edhe pse nuk ishte bërë akoma kryetar i saj. Rexhepi i futi një të sharë dhe u largua…” – tregon Haxhia.
Ai rrëfen se si Berisha instruktoi gjithë folësit e asaj dite që të zbusnin tonet dhe sidomos të hiqnin nga fjalimet e tyre termin “opozitë”.
Por… e përdori vetë atë.
“Të nesërmen e legalizimit më 15 dhjetor u mbajt mitingu i parë i PD-së së sapokrijuar. Përpara mitingut u caktua se kush do të dilte në tribunë dhe kush do mbante fjalime.
U vendos që në fjalimet që do mbaheshin të mos goditej regjimi se mos na zemërohej partia mëmë. Aq të buta ishin fjalimet sa as fjala opozitë u tha që të mos përmendej. Berisha e hoqi nga fjalimi i Azemit këtë fjalë, por çfarë të dëgjojmë! Berisha në fjalën e tij përmendi disa herë fjalën opozitë.
Azemi u nxeh shumë pas kësaj me Berishën. Kjo tregonte se Berisha do të ishte një hap përpara gjithmonë me të tjerët në PD. Ishte hera e parë që po ua fuste, por jo e fundit…” – tregon Haxhia.
Kjo tregon se Saliu nga Viçidoli ishte partizan i veshur si gjermon.
Ishte i besumi, i vumi me mbajt turmën nën kontroll.
Pra në thelb nuk kishte lëvizje te organizuar, ppr spontanitetet i mblodhën dhe kanalizuan në atë që dihet më pas.
Me Sali Berishën nëpër këmbë as ka per tu zhvilluar ndonjëherë demokracia e vërtetë.
30 vjet levizje, 30 vjet vjedhje e madhe.
Për të çimentuar dhe pushtetin ekonomik.
Me keqarrdhje dhe dhimbje shumë gjëra duhen rihapur dhe ribërë në AL.
Ndryshe edhe nje shekull me keto probleme…
Klani i pardesyve të bardha dhe gri! Junta e re ideologjike për shkatërrimin e genit shqiptar. Shikojini rezultatet. Çfarë brezi edukuan nga 92-shi. Shikoni shkatërrimin e ekonomisë, natyrës, moralit, edukatës, besës, gjuhës e shumë virtyte që kishim. Krimi më i madh në historinë e Shqipërisë ishte rikthimi në politikë i PD-së në 97-ën. Brezat që do të vijnë nuk do tua falin ashtu si kilianët me Pinoçetin dhe spanjollët me Frankon. Deri sa të dalë një brez normal, vazhdoni e hani mishin dhe kockat e njëri tjetrit, vidhni pronat e njëri tjetrit, shkatërroni moralin e njëri tjetrit. Mos prisni t’ju ndihmojë zoti, se ai jua dha mundësinë njëherë.
Sot e kuptuat se eshte komunist bastardi
Cili popull ne bote e kish duru kete monster kaq gjat ne politikè. Ndersa ne po,e meritojmè.
Isha ne mitingje dhe vecse e urreva kete plere. Kjo eshte dhe arsyeja qe nuk u futa ne PD. Mirepo Izetet qe i venin nga pas nuk kishin te mbaruar. Prandaj fajin e ka populli yne qe ja ngelur 500 vjete mbrapa.
Ky komunist “i thekur” i transformuar në 24 orë në demokrat e shkaterroi Shqiperine njëlloj siç bënê turqit për 500 vjet. Shikoni foton. Duket tamam si maloku që i ka hypur kalit dhe nuk ka Zot që ta zbresë që andej.
Ju lutem VETEM shikoni pardesyte, si ne podium dhe ne sfond. Kam qene vete i pranishem ne kete tubim, si dhe ne gjithe te tjeret ne Qytetin Studenti. Kishte nje difference te madhe dhe kontrast te qarte midis veshjes se “turmes”, ne te gjitheve…., dhe ketyre “eksponenteve” qe moren ne dore PD-ne. Pardesyte thjesht dekonspiruan keta sharlatane ne syte e njerezve te thjeshte qe dinin te shikonin, dhe kuptuan qarte per cfare behesh fjale. Nder shprehjet qe me kane lene mbresa nga ajo kohe: “jo more, dhe nje tjeter po me te njejten pardesy po na del….”. Po si nuk gjejme dhe ne ndonje te tille, ngelem me keta xhupat e vjeter….. Ke shihnim me pardesy ne i komentonim: e paska honger dhe ky corben e prishur……Nderkohe, Saliu nuk levizte ne kembe. Kishte nje veture te bardhe me shofer te dhene nga Partia, si mjek i bllokut. Ai levizte sa tek qyteti studentit, ne bllok, dhe ne spital. Ed Selami, Pashko, Azemi, Ruli dhe shume te tjere….. ishin po ashtu te “veshur” me pardesy. Gjithe kohes. Flitej se keta pardesyte e kane “kopsitur” situaten dhe nuk i arrestonte sigurimi. Ishte nje loje, qe drejtohej ne bllok, dhe luhej nga ekipi me “pardesy”.
Duket qart qe ka qen e organizzare me Koh qe ta merrnin pushtetin komunistet e vijes se dyt si Sala me shok dhe thjesht te vishen me petkun blu te demonkracise. Ky ishte plani Katowica. Qe ne bllokun lindor te Bonin ne pushtet njerez te besuar te komunistave.prandaj ka ngel Shqiperia ne vend numero.
Kurse ti Haxhia ,mos u merr me vogelsira por trego sa dhe si i ke vrare me porosi te Berishes.Ti ke kap ne ajer shqetesimin e Berishes dhe ke vepru si skifter,ndersa tani na ben te pafajshmin.Denimin do ta marre gjithsecili ne momentin e duhur,ashtu sic duhet.