Thellohet skandali i përdhunimit të 15 vjeçares, rrëfehet shoqja e ngushtë e abuzuar: Abazi rrinte në banjon e vajzave! Pak para se ta denonconte ai na doli para dhe tentoi të na ndalte me premtime

5 Qershor 2020, 15:33Sociale TEMA
Thellohet skandali i përdhunimit të 15 vjeçares, rrëfehet

Abaz Dogu

Thellohet skandali i 15 vjeçares së abuzuar në Babrru nga Abaz Doku, roja i shkollës “Azem Hajdari” dhe 3 të rinj.

Shoqja e ngushtë e 15 vjeçares në një rrëfim në emisionin “Me zemër të Hapur”, bën me dije se edhe ajo  ka qenë e bullizuar në këtë shkollë dhe më pas është përdhunuar ndonëse jo nga roja  i shkollës.

E reja ndërsa tregon se ka qenë ajo që e ka shtyrë 15 vjeçaren të denoncojë rojen, rrëfen se Abaz Doku, roja i shkollës qëndronte gjithë kohës në banjon e vajzave dhe se ata duhet të prisnin sa të dalë ai.

“Jo abazi me mua ska arritur të abuzojë me mua sepse kam lënë shkollën në klasë të 7. Ndryshova shkollën. Kur shkova në banjo  e gjenim në banjon e shkollës. Dhe duhet të prisnim derisa ai të dilte. Pasi janë larguar unë nga shkolla, janë vendosur kamera.

Mua smi merrnin për bazë denoncimet sepse për mua gjithmonë kanë menduar se jam problematike. Kur kam  qenë në klasë të 7 një djalë shkolle më përplasi pas murit. Kam qenë e bullizuar në shkollë sepse konsideroheshim si nxënës të dobët”, thotë ajo.

Sakaq ajo bën me dije se përpara se ta denoncojë Abazin, ai u ka dalë para dhe ka dashur t’u japë lekë, pasi ka bërë veprime të turpshme.

“Pak orë para se ajo të dalë para patrullës, Abaz Doku ka dalë para dhe na thoshte se do tu jap para, e bënte gjeste. Ne u larguam nga ai  duke vrapuar.

Filloi të na vinte nga pas sërish. Gjetëm një rrugicë.  Fola me të dhe i dhashë kurajo që të bënte denoncim”, shtoi më tej ajo në rrëfimin e saj.

2 komente në “Thellohet skandali i përdhunimit të 15 vjeçares, rrëfehet shoqja e ngushtë e abuzuar: Abazi rrinte në banjon e vajzave! Pak para se ta denonconte ai na doli para dhe tentoi të na ndalte me premtime”

  1. tom says:

    Le ta mbajne Abaz ndyrsiren ne burg me leket e gjakut tone me leket e taksave tona, se te mirat pas do ju vijne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje