Detaje të reja kanë dalë në lidhje me konfliktet mes dy vëllezerve Bardhi që u ekzekutuan një natë më parë në Kruja, dhe Roland Pulës, autorit të krimit.
Mësohet se një prej viktimave, Xhentil Bardhi ka qenë prift dhe një besimtar i rregullt, ndërsa tjetri, Gramoz Bardhi, ishte i martuar dhe me dy fëmijë.
Të dy janë marrë prej vitesh me grabitje dhe kultivim kanabisi, dhe në shumë raste kanë pasur edhe bashkëpunim me autorin e krimit që ishte edhe fqinj i tyre, Roland Pula.
Pvarësisht bashkëpunimeve, mes autorit dhe viktimave ka pasur edhe konflikte të herëpashershme. Madje, rreth 15 vite më parë, djemtë e familjeve përkatese janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit.
Më kalimin e kohës bashkëpunimet kanë rinisur, ndërsa kjo rrahje nuk është harruar. Mësohet se viktimat kanë plagosur me armë zjarri edhe xhaxhain e Pulës.
Mirëpo, sherret kulmuan një natë më parë, kur dy vëllezërit e ekzekutuar, diskutuan me fjalë me vëllain e Roland Pulës dhe në gjaknxehtësi e sipër autori qëlloi mbi ta me kallashnikov dhe i la të vdekur në vend.
Paraprakisht dyshohet që mbi dy viktimat të jetë qëlluar njëkohësisht, kështu që ka dyshime që në këtë vrasje të ketë marrë pjesë edhe një tjetër person përveç Pulës.
Vrasje e dyfshitë ndodhi rreth orës 22:25 të mbrëmjes djeshme në Krujë. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi u qëlluan për vdekje nga Roland Pula në lokalin e fshatit Gramëz.
Të rinjtë humbën jetën rrugës për në spital. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë prishja e pazareve për vjedhjet. Policia është në kërkim të autorit, ndwrkohw qw wshtw sekuestrohet makina e tij luksoze.
Prift orthodhokse ishte a katolik??
Cdo vrasje qe ndodh ka nje vrases moral dhe ai eshte Sali Ram Berisha. Te gjitha vrasjet pothuaj kane nje origjine hapjen e depove te armeve dhe armatosja e popullsise. Sa nana, motra u veshen me te zeza, sa femije ngelen jetime, sa familjeve iu mbyll dera ndersa kryekrimineli Sali Ram Berisha rri i qete ne shtepine e tij ne gjirin e Lalzit. Nqs se kryehorri i Tropojes nuk futet ne burg per te gjithe ato krime qe i ka bere atij vendi atehere per cfare drejtesie behet fjale ne Albanistan.
Shqipetaret duhet ti fusesh ne karantin te perjetshme
vetem ne kete menyre shpetojne
te vrasesh 2 vellezer per nje here kjo eshte barbari njerzore
denimi me vdekje eshte domosdoshmeri me shume se Bashkimi europian ,nuke ndalojne
nga vrasjet
ngushllime familjes
Kto pasken qen faqja e zeze e familjes e rreziku i katunit. Paskan pas emra te bukur prift por dhe hajdut. Por dhe turp . Sju ka mbet tjeter kur te arrijne sonte te shpija e madhe te ndajne ato qe kane vjedhur.Ska ma marre 35 vjec hajdut.
Lexon kete artikull dhe nuk u beson syve…Merreshin prej vitesh me grabitje vjedhje dhe droge thuhet ne shkrim.Po policia a e ka marre rrogen cdo muaj?Per cfare eshte policia apo kot?Shkarkojeni komisariatin e Krujes atehere se nuk duhet.Kot sa i rendojne buxhetit