Ina, Ina, mos i hiq br..kët!

6 Qershor 2020, 16:57Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një justifikim perfekt për gjithë humbësit në Shqipëri. Ata që dështojnë në jetën e përditshme, në politikë, në biznes, në dashuri, në familje, në miqësi apo gjithkund tjetër, zgjedhin justifikimin e përbashkët, i cili fajëson shoqërinë shqiptare për çdo disfatë vetjake. “Eshtë shoqëri primitive! Humba në zgjedhje sepse shqiptarët e shesin votën! Dua të iki se ky vend nuk bëhet! E ka nervin e ngordhur! E gënjejnë me një thes me miell dhe një pale bikini outlet-i”.

Eshtë njerëzore që e liga të projektohet larg, kurse suksesi të jetë “tokë e xanun” e individit, ndaj dështimi dhe justifikimi janë siamezët sojsezë të gjithësecilit. Por detajet zakonisht gënjejnë për të tërën. Dhe kush beson se është vërtet kështu, nuk ka kuptuar asgjë nga njerëzit e këtij vendi që “vetitë i kanë, por duhej t’i kishin më të arrira…!” Protesta e të rinjve të Tiranës, por dhe gjetkë për minorenen e dhunuar, është polifotoja që dëshmon Shqipërinë ndryshe. Absolutisht më të mirë se ajo që trashëguan ata që po bëhen gati ta lenë trashëgim një brezi që me siguri në të nesërmen e tij do të përbuzë prindërit e Spartakiadave dhe sparkatës mbi dy sisteme, komunizmit që ra vetë dhe demokracisë që nuk po e sendërtojnë as me ndihmën e Perëndimit.

Protesta ishte një shuplakë që godet edhe moralistët, edhe cinikët. Ajo ishte guri në thembrën e ndërgjegjes të kujt e dinte dhe nuk foli, të kujt mundte ta ndalonte, por nuk lëvizi vendit. Eshtë gur për të gjithë që kur zgjedh të bjerë, do të ngjitet nga thembrat drejt kokave të heshtura dhe gojëve të mbyllura me zinxhirin: ç’më duhet mua! Buzëve të vuvosura me trazimin: gjynah, çfarë ndodhi, por larg shtëpisë sime! Me dhëmbët e përqeshjes: duan veshjen e përdhunuesit ndaj më të dobtit, për t’i njohur të drejtën e përdhunimit më të fortit. Drama nga Babruja është vetëm një akt i rradhës në një luftë që nuk mbaron kurrë. Që nuk e fiton dot as me kobure polici, por as vetëm me mësues shkolle që luftojnë për mbijetesë.

Ajo është luftë me mentalitetin, me traditën dhe me projeksionin e gabuar që ndërton të ardhmen sipas hierarkisë së forcës dhe me përbuzjen e hierarkisë së mendjes. Epshit nuk i vihet fre as duke ndjekur prostitutat e dërmuara për dy lekë, as duke i përgjuar për muaj me rradhë për të gjetur provat për t’i plasur brenda. As vrasja, varja, djegia e fajtorëve, sic ulërin dëshpërimi e revolta ndaj maskarenjve, as i zhduk, as i largon dhe as i ndëshkon ata dhe as i mbron viktimat e tyre. Nuk duhet revolucioni, mjafton evolucioni i bijve qe protestuan të enjten dhe që janë padyshim më të mirë se prindërit e tyre!

Parrulla që mbante të enjten një çift të rinjsh në protestë, që ironizonte bejten e një kënge të vjetër rakie, “Ina, Ina, mos i hiq br..kët!”, nuk ju drejtohej viktimave të dhunës, por tallej me gjithë hipokritët dhunues e të dhunuar, që kujtohen për shiun vetëm kur bie, për zjarrin vetëm kur i djeg, për tërmetin vetëm kur i shkund dhe për shqiptarët, vetëm kur kanë nevojë për ta si turmë që i ngre në piedestal suksesi. Ajo ironizonte luanët e plotëfuqishëm të këtij skaji Ballkani, që përtej gardhit shndërrohen në lepurushë gazmorë cokollate. Ajo përqeshte të gjithë ata që në të njëjtin avion, kur zbresin tranzit në Vjenë nuk i dallon nga evropianët e tjerë dhe kur kthehen në Rinas, shtyjnë njëri-tjetein si në autobuzin e Laprakës.

Protesta ishte dëshmia se shumëkush në Tiranë është lakuriq, por mes nudistëve të moralit, lakuriqësia nuk është mëkat. Mund të jetë vetëm pak volitje më shumë për përdhunuesit e përdhunuar të rradhës. Nëse dikush, ngroh me frymë qafën e dikujt në një ditë të ftohtë, jo gjithmonë e bën për të mdihmuar: ndoshta i afrohet për t’i thënë se cfarë i ndodh Inave në Tiranë, ku shumëkujt, në një mënyrë apo një tjetër, i ka ndodhur t’i ngrohin qafën!

P. S. Të premten në mbrëmje, një ditë pas protestës, Damiani, Oerdi, Petriti, por edhe Rudina me zemër të thyer, i veshën një palë mbathje të reja zgjedhore të njëjtit trup sistemi. Po në darkë Rama hapi të njëjtën shishe shampanje për të gëzuar veten dhe për të ironizuar mikun e tij Basha.
Basha ju tha të vetëve se nuk ka rëndësi rezultati në zgjedhje, por fitorja në tavolinë që i morri Ramës me Damianin me reformën zgjedhore.

Të shtunën, një ditë mbas të premtes së marrëveshjes dhe dy ditë mbas protestës antiseksmezor, deputeti M. M. premtoi se nuk do t’i hiqte ato, domethenë bindjet për lista të hapura, nga kërkesa e askujt, sa kohë qe qeveria dhe opozita në rrugë, nuk i hiqnin br…kët sistemit që i bën sulltanë kryetarët. Dhe kështu vijon edhe pasnesër. E diela është pushim dhe i përket bikinit dhe trikinit: dilemës dhe trilemës së madhe: Shqipëri bipartizane apo tre polare? Punë e bukë apo bukë, cirk e seks?

10 komente në “Ina, Ina, mos i hiq br..kët!”

  1. eraldo says:

    Ky robi sa here shkruan te duket si ndonje i frustruar seksual !! E sigurt qe e ka 10 cm max dhe nuk u ndahat analogjive me pornografine ( jane burra te zgjuar ata qe kane shkruar dhe shkruajne per sex) ! Intelektualet e Shqiperise : vangjeli, kikia , fuga , marku, gjonmarku, peza, bushati, shkullaku, nanoa….. te gjithe njeri me hajdar se tjetri ! Te mos u mbetet qefi ca palo gazetareve e drejtues banaqesh televizive apo ca perfaqsues te shoqerise civile qe perfaqsojne vetem veten e vet se jane me hajdare se keta pseudo intelektuale!!!

    1. Shqiptar says:

      Ky zoteria eshte Jevg. Cfare pret nga Jevgjit??

  2. Xhuxhumaku says:

    O Lorenc, po duhet te jesh i pafytyre, ose totalisht injorant, qe te mos e dish qe “Ina, Ina hiqi breket” eshte nje nga ato eskursionet “letrare” rinore te ketij Kryemenderministrit qe kemi sot, ne kohen kur presioni spermatik ja lekundte trute sa majtas djathtas dhe kur perdhumnimin nuk e realizonte dot fizikist, se e mbyste babi Kristaqi, e shfrente me te shkruar. Na e paske quajtur edhe kenge rakie pa le, o Lorenc o i pafytyre, po nuk te vjen turp?

  3. Ti Lorenc si ma ke qefin se nuk ta kuptova preferencen says:

    Ky Vamgjeli do kete qene ne efektin e dickaje se ska mundesi. Ta kete blere
    edhe kete Rama duke e dehur me shampanjen qe paska pire, gjithmone sipas
    ketij. Sa per kete punen e Ines, ajo qe une njoh i hoqi breket dhe u dorezua pa kushte, dmth beri cfare i kerkuan padronet.

  4. Illyria-Shqiperia says:

    Lorenc, faleminderit vetem per ate frazën me tranzitin ne Vjene e kur vijne ne Rinas bëhen shqipo 100 karatash. E ke qare!

  5. kot says:

    Une nuk i lexoj ndonjehere shkrimet e ketij tipit, po ky titulli te prish syte.
    Me sa mend o njeri?
    Sa dobet nga kultura, sa dobet nga inteligjenca.

  6. Ona says:

    E ke qare kete shkrim.

  7. Lala says:

    O Lorenc ,ka një shprehje greku e thënë nga një njeri i letrave , nuk kujtohem tani se kush është.
    –” Mund ta vë me gjithë botën , por në asnjë mënyrë me injorancën,,
    Kështu që mos u mërzit , me injarantët nuk e vë dot .

  8. Konjak says:

    Zoteri Vangjeli nukse eshte pa dukurine inteligjente , pa kulture , pa intuite , pa intelekt , pa mendim dhe dije . Por , zoteri vangjeli mundohet te jete kritik orgjinal , i pa ndikuar , dishues , i gatshem per te qene i barabart me te gjithe bashkbisedusit , dhe dishues per gjithcka bisedohet . Sigurisht keto qendrime e bejne te dishuar , per qendrimet kritike qe mban , ktyesisht ne politike . Etika dhe e verteta jane dy qendrimet me virtuoze , etika me sjellien , dhe e verteta me qendrimin konseguent me te drejten . Cdokush kur preket tek ajo qe ai e quan , qendrim rracional ,– per nje arsye , apo per nje tjeter–, shkeputet nga arsyetimi , duke perqafuar irracionalen , pra duke dale nga konteksti i se vertetes . Kush reagon negativisht ndaj se vertetes , humbet te drejten e gjykimit rracional . `

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje