Opozita parlamentare, kundër marrëveshjes: I thamë ambasadores Kim se nuk votojmë për pazare, kemi 39 vota

6 Qershor 2020, 11:49Politika TEMA

Opozita parlamentare është kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore, arritur një ditë më parë.

Pas një takimi që përfaqësuesit e saj kanë pasur me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe atë të BE-së, Luigi Soreca, Myslim Murrizi ka thënë për mediet, se opozita parlamentare do të votojë kundër marrëveshjes.

“Ishte takim miqësor me ambasadoren e SHBA-së  dhe ambasadorin e BE-së.  

Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës, shprehëm qartë dhe prerë votën kundër pazarit të pistë të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet prej 25 vitesh dhe kanë dhunuar kutitë e votimit me militantë partiakë.

U thamë nuk votojmë asnjë lloj  pazari.

Kërkojmë lista të hapura, administratë zgjedhore jo politike dhe votë emigrantësh, ndryshe nuk votojmë  të 39 deputetët.“ u shpreh Myslim Murrizi në një prononcim për mediat, sa doli nga takimi ne Rezidencen amerikane

13 komente në “Opozita parlamentare, kundër marrëveshjes: I thamë ambasadores Kim se nuk votojmë për pazare, kemi 39 vota”

  1. Titi experti says:

    halle halle kjo dynja, njera tjtetres nuk i ngja kujt tja prish dhe kujt tja mba.

  2. Diktat says:

    Po lēri kēto o murris ! Dy byrek me gjizë, njē bidon dhallē apo më e shumta njē shishe uiski vlen, kaq vlen vota juaj !.

  3. Veterani says:

    Bravo në këto kushte qëndroni.

    1. Zen says:

      Bravo bravo edhe ne nga infatué si PS nuk e votojme fare dhe shkojme ne zgjedhje me te njejtin kod dhe ju dilni fishek jashte parla mentit te ri. Na plasi b….se nuk voton mushka murriz. Lahet koka e gomarit me sapun? Aq lahet dhe koka e murrizit.

  4. Kuq e zi says:

    Ju opozita parlamentare i justifikoni pushtetin rames pa ju ne kuvend ai zdo qendronte dot te pakten jo ligjerisht
    Ne baze te kesaj do vlersoheni jeni opozite si ajo qe iku apo ajo qe thoni
    Duhet te kuptoni qe si ps apo pd e kane me lehte te bien 10 here nga qeveria sesa te nderrojne kodin pra mekot prisni
    Presionin duhet tja beni be dh shba duke drejtuar gishtin ndaj tyre qe ju vune aty si opozite e re jo per dryshim loje por per stabilizim situate
    Sepse situata e qete eshte i vetmi merak per ta, ska nje mjaftueshem i paster qe tja thote ne sy shba dhe be
    “kur keni fuqine te hidhni cdo lloj qeverie ne shqiperi si eshte e mundur qe keni zgjedhur nje katershe te tille per 30 vjet”?

  5. Cudia says:

    ishte e turpshme we opozita ne parlament nuk ishte pjese e Keshillit Politiik. Futja e tyre ne psrlament ishte fitore kunder PDse dhe LSIse ne ate kohe. Tani ata duken thjesht te perdorur. Biles duhet te votojne marrwveshjen e atyre qe lane parlamentin. Kesaj i thone Shqiperi.

  6. Nick says:

    Uroj të jet vërtet ashtu, se nga e thëna në të bërë na ndan një lum i tërë, thot populli.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Imagjino po te kishte lista te hapura cte bejne 39 veta ne Parlament.. Do te ndertosh dicka madhore dhe argatet e zonave sta votojne pa marr llokmen.. Astir ne Parlament pastaj..

  8. Doni me per Belulin? says:

    Nese kushtet e Murrizit do te perkrahen nga nderkombetaret, atehere mund te thuhet se ata e luajten bukur lojen me PS+PD+LSI. Perndryshe mund te thuhet hapur qe SHBA+BE nuk interesohen per Demokraci ne Shqiperi. Listat e hapura dhe vota e emigranteve do te eliminojne gradualisht te gjithe kapobandat mafioze te partive. Mire do te ishte qe ne ligjin e partive te kufizohet (te pakten per 15 vjet) mandati i lryetareve ne 2-3 vjet dhe pa te drejte rizgjedhjeje.

  9. Roland says:

    I zoti e jep tellalli s’e jep, perfundimisht jemi popull pa shprese.

  10. The One says:

    Bravo Lymo, jepi ze popullit e jo pazarxhinjeve. Keto fo ti fitoni piket se jeni ndryshe nga ata qurravecet hajdute qe lane vendet. Jepi mundesi emigranteve se ata jane te pablere. E kan nje pune e rroge jashte Shqiperise edhe nuk blihen per nji qese makarona.

  11. Shteti_qe_duam says:

    Topi tani eshte tek ju, sepse Lulzim Basha po tallet neper media edhe nga vete Kryeministri, i cili e shperbleu me nje tender per kunatin e tij.
    Vota juaj kunder marrveshjes per ligjin zgjedhor duke kerkuar votimin nga populli me lista te hapura do ti sherbeje jo vetem elektoratit demokrat e gri, por gjithashtu edhe elektoratit socialist te zhgenjyer nga te paaftit dhe kriminelet ne parlament te zgjedhur nga kryetaret e partive per perfitime korruptive. Duke votuar kunder, ju orientoheni drejt popullit dhe qytetareve te pakenaqur nga opozita e bashkuar dhe kunder qeverise qe perdor dhe abuzon me fuqine qe ushtron ne emer te popullit Shqiptar.

  12. Shteti_qe_duam says:

    Une nuk jam antar i asnje partie. Deri tani kam ndjekur gazeten tuaj si me objektive. Here pas here kam bere edhe une ndonje koment si e kam gjykuar, pa ofendime. Mirpo nuk e di pse komentet e mia nuk pasqyrohen pa u ankuar. Ju lutem me shkruani ne adresen e emailit tim se çfar duhet te kem parsysh ne komente qe te supozohen te mireqena.
    Faleminderit per mirekuptimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje