Mediat e huaja, jehonë pozitive ligjit për kriptomonedhat: Eshtë më i kompletuari në Europë; Shqipëria, epiqendra e re Europiane e teknologjisë ‘blockchain’

6 Qershor 2020, 11:45Politika TEMA
Mediat e huaja, jehonë pozitive ligjit për kriptomonedhat: Eshtë

Teknologjia “blockchain” dhe kriptomonedhat cilësohen sot si revolucioni i Shekullit XXI, teksa në shumë shtete të botës përdorimi i tyre shihet si një trend pozitiv. Në fund të muajit Maj, Shqipëria u bë vendi i tretë në Europë që ka një ligj të posaçëm që rregullon tregun e kritomonedhave, duke e vendosur atë në krye të vendeve që udhëheqin këtë lloj teknologjie, bashkë me Francën dhe Maltën.

Madje, ky ligj, i miratuar nga Parlamenti shqiptar, ka ngjallur një interes të madh në komunitetin ndërkombëtar të kriptomonedhave dhe të apasionuarve pas teknologjisë “blockchain”. Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, që mbulojnë fushën e kriptomonedhave, e kanë vlerësuar me nota shumë pozitive nismën ligjore të Shqipërisë.

Cointelegraph, zëri më serioz në median ndërkombëtare, që mbulon sektorin e kritomonedhave, i bën jehonë miratimit të ligjit shqiptar dhe shkruan në faqen e saj se Shqipëria ka miratuar ligjin më të kompletuar në Europë për kriptomonedhat. Në artikullin e saj, Cointelegraph ndalet gjithashtu në disa aspekte të rëndësishme të ligjit, siç janë rregullimi tërësor i të gjitha llojeve të aseteve virtuale, por gjithashtu edhe tek adresimi i rreziqeve të skemave mashtruese, si dhe parandalimit të pastrimit të parave, për të cilat shprehet se “ligji në fjalë i adreson në mënyrë të përshtatshme, duke parashikuar monitorim të rreptë dhe gjoba të rënda”.

Një tjetër media e rëndësishme në këtë fushë, CoinGeek, thotë se me këtë ligj, Shqipëria synon të kthehet në një “Hub” (epiqendër) Europian të kriptomonedhave dhe teknologjisë “blockchain” në tërësi. Masat e parashikuara në ligj për adresimin e risqeve që vijnë nga përdorimi i këtyre monedhave virtuale, vlerësohen në mënyrë pozitive edhe nga CoinGeek.

Finance Magnates, një medium ndërkombëtar që mbulon çështje financiare, kryesisht të lidhura me tregtinë e titujve, shkruan se të paturit e një mjedisi rregullator të qartë dhe të sigurt do ta bëjë Shqipërinë mjaft tërheqëse në thithjen e investimeve në këtë sektor, dhe kësisoj mund ta shndërrojë atë në epiqendrën e re Europiane të kriptomonedhave.

Më tej, BitFinance shkruan se përmes kësaj pakete ligjore, Shqipëria shndërrohet në vendin me rregullimin më gjithëpërfshirës të kriptomonedhave në të gjithë globin.

Por, ligji shqiptar duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e fqinjëve përtej Adriatikut. Affari Italiani, një nga të përditshmet më të vjetra online të Italisë, shkruan se me këtë ligj Shqipëria është shndërruar në kryeqendrën Europiane të teknologjisë “blockchain” dhe i bën thirrje autoriteteve italiane ta konsiderojnë zbatimin e nje rregullimi ligjor të ngjashëm, në mënyrë që të përftojnë të gjitha benefitet që rrjedhin prej kësaj teknologjie.

Që prej lindjes së Bitcoin në vitin 2009, monedha e parë virtuale e krijuar në “blockchain”, kriptomonedhat janë kthyer në një fenomen global, duke u përqafuar shpejt nga miliona njerëz./ TemA

20 komente në “Mediat e huaja, jehonë pozitive ligjit për kriptomonedhat: Eshtë më i kompletuari në Europë; Shqipëria, epiqendra e re Europiane e teknologjisë ‘blockchain’”

  1. Filani says:

    Si ka mundesi qe per kodin zgjedhor ligjvenesit tane kerkojme nderhyrjen e qeverive te huaja, sikur te jemi fis zulu i Afrikes, kurse ligjin per kriptomonedhat e kullandrisin vete dhe na e nxirrkan shume te kompletuar.

    1. Shqiptari says:

      Nje tjeter mashtrim i madh qe i behet njerezimit.

    2. Titi says:

      Kriptomonedhat perdoren per pastrim parash, eshte menyra me e sigurte per zhdukjen e kapitaleve te dyshimta pa lene gjurme.

    3. emigranti says:

      po mire sipas teje pastrimi i parave kontrollohet me mire me ligj apo pa ligj?

      1. Mona pa breke says:

        Na shpjego pak sesi ky ligj kontrollon kete teknologji qe eshte shpikur vetem per te fshehur identitetin e personave qe kryejne transaksionet. Nuk vume mend ne shqiptaret me firmat piramidale tani na duhen kriptomonedhat. Idiotesi qe do te na kushtoje rende.

      2. Me thene te verteten: says:

        Kur ligjin e ben Maliqi!

  2. emigranti says:

    Mos humbni para duke blere kriptomonedha.
    Eshte ligji me absurd te shtysh qytetaret tuaj ne skema piramidale te kontrolluara nga te huaj te panjohur.

  3. Kim été says:

    S’duhet ligj për kriptmonedhat por për krip dhe buk me lista.

  4. Julia says:

    Sepse keshtu pastrohen parate e pista me mire, dmth shnderrohet ne nje lavatrice shume efikase

  5. Ed says:

    SE KJO NUK KA TE BEJE ME HYRJEN NE BE DHE ME LULI MUTA BERISHA TE SHKOJNE NE BURG THAT’S Y

  6. Albi_I says:

    Ky eshte ligji i kerkuar nga ortaket mafioze te Agacit, per te pastruar parate tani qe jane mbyllur bastet. Mos na shisni kot sapune per djathe se Shqiperia nuk ka qene e nuk do jete kurre ndonje hub inovacioni ne IT.

  7. Bakiu ndershem says:

    Hahahha wtf!

    Behuni gati per Piramida o milet. Pupupupu seriozisht e kane?

  8. ♧■♢■♡■♤ says:

    Blini kryptomonedhat dhe do shikoni te semes tre here ne dite.
    Ti futesh eshte kollaj ti nxjerresh ska shanse.
    Nje gje te kuptoni, kryptomonedhat ekzistojne por pronaret nuk dihet kush Jan.
    Nuk ekzistojne.
    Kryptomonedhat Jan piramida merja sales jepja lulushit merr ja lulushit jepja metes

  9. Patllakja says:

    Blockchain = firma piramidale të shekullit 21

  10. Shoku i Merelos says:

    Mero re lutem te gjithe sakrificat qe ke bere ne jete mos i hidh poshte. Ti je i qarte ne cdo gje, nqs je i frikesuar ta bej hallall.

  11. Eshte nje mashtrim kolosal per te skllaveruar akoma me shume njerzit, kriptovaluta eshte bere per te pastruar parate dhe nuk dihet asnjehere se kush i administron, duan te eliminojne keshin nga qarkullimi qe te jeni gjithmone skllever te sistemit

  12. Besnik Ajdini says:

    Kanceri i ekonomisë dhe sistemit financiarë , që ashtu është edhe përtokë , i falimentuar ( shpëtimi COVID – 19 ) duke katapultuar nga organizata e shëndetsisë botrore mjë krizë virusi globale . Kryptomonedhat janë piramidat virtuale të shek.21 dhe nuk mundë të egzistojë asnjë ligj bankarë për këto vjedhje virtuale .

  13. demokrati says:

    Pas kerkeses per reformne ne drejtesi nje kerkese tjeter qe Rama mund ti bej Merkel eshte qe Bursa e Franfurtit te hapi dhe administroj bursen e Tiranes. Kjo do te thithe vapitalin vendos, tehuaj dhe parate e emigranteve shqiptare.Ky do t ejete revolucion ekonomik per Shqiperine.
    KAm shume rezervaper kriptomonedhat, njerzimi ka 3 mije vjet qe emetimin e e monedhes ja beson shtetit, cdo gje kripto eshte e destinuar per humbje.

  14. Besnik Ajdini says:

    Zvicrra zë vendin e parë për sistemin më të mirë bankarë në botë . Të ishte ,që krypto monedhat të Ken një të ardhme në sistemin bankarë , ata do ta zhvillonin dhe përparonin këte sistem , pasi se edhe kanë dhe kanë pasë bankierët më të mirë në glob , e ku u bë që një vend fare i panjohur në këte fushë , të pretendojë për një ,,inovacion,, ku edhe ashtu është i destinuar për dështim dhe mashtrim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje