Në kampin opozitar, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë askush nuk thërret “fitore”.
Dhe me të drejtë, pasi ndryshe nga herët e tjerë, këtë radhë Lulzim Basha nuk fitoi asgjë, pavarësisht se kërkoi pazar deri në fund.
Për të parë se çfarë “fitoi” Basha me marrëveshjen e djeshme, mjafton të bëjmë një krahasim me marrëveshjen e 2017-s.
Çfarë ju dha opozitës për t’u futur në zgjedhjet e vitit 2017
1.Posti i presidentit (Ilir Meta)
2.Zv.kryeministër, teknik (PD)
3.Ministri i Brendshëm, teknik (PD)
4.Ministri i Arsimit, teknik (PD)
5.Ministri i Shëndetësisë, teknik (PD)
6.Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik (PD)
7.Ministri i Financave, teknik (PD)
8.Ministri i Drejtësisë, teknik (PD)
9.Drejtori i OSHEE (PD)
10Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit (PD)
11.Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave (PD)
12.Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve (PD)
13.Drejtori i Pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural (PD)
14.Kryetari i KQZ, propozim i opozitës (PD)
15.Avokati i Popullit, propozim i opozitës (PD)
Çfarë ju dha opozitës për t’u futur në zgjedhjet e 2021?
1.Komisionerët politik njësoj siç i kishte në 2017.
2.Premtimi për identifikim biometrik të zgjedhësve.
3.Një kamerë brenda qendrës së votimit.
4.Zv.kryetari i KQZ (pa vendimmarrje) deri në 2023 për monitorimin e procesit të implementimit të teknologjise dhe depolitizimit të komisioneve.
Çfarë ka humbur PD nga 2017 deri më tani?
1.Humbi zgjedhjet parlamentare 2017.
2.Dogji mandatet e deputetëve duke dalë nga sistemi.
3.Bojkotoi zgjedhjet dhe humbi 100% të pushtetit lokal.
4. Presidenti në procedurë shkarkimi në Parlament.
(TemA)
Luli Basha,fitoi nder tre,me te gjatin
Me siguri, ka fituar pervojen, si shkohet ne humbjen totale te pushtetit.
Flitet se ka fituar te gjatin !
Personalisht Luli eshte i fituar, ne 2017 mori si shperblim 13 milion euro kurse tani mori tenderin e E-voting machine , partia ska shkuar ne te semes akoma.
Po Shqipëria e shqiptarët çfarë humbën?? Pse merreni me Bashen, ai i humbur ka qenë qysh në lindje.
Kështu është kur nuk merr përgjegjësinë që të jep vota, por do të marrësh pushtet në tavolinë. Nuk e di kush i jep mënd kësaj opozite kaq destruktive? Cilët janë këshilltarët? Dhe mos barazoni krahët! Nuk janë aspak njësoj. Kush do i lejonte kaq shumë pushtet në 2017-ën opozitës, si ndodhi nga PS që i dha 6 muaj qeverinë? Saliu do i kishte shkelur me këmbë, si bëri kur dogji kutitë e votimit se e dinte se kishte mashtruar.
E prapë nuk fituan, humbën sa s’ka ku të vejë më.
E në vënd që të përgatiteshin me program e punë për zgjedhjet e reja, dolën nga kuvëndi.
E po kjo s’ka b…ku të rrijë. Nuk merret pushteti në tavolinë, punoni ta fitoni!