Heshtja mortore e dyshes Berisha-Meta, që flet vetë

6 Qershor 2020, 10:53Politika TEMA

Marrëveshja e arritur mbrëmjen e së premtes për reformën zgjedhore, ka pezmatuar mbështetësit e opozitës.

Kjo, pasi në fakt, ashtu siç dhe theksonte me të drejtë Edi Rama me ironi, pas tri vitesh protestash e dalje nga sistemi, opozita mori atë që kishte pasur edhe më parë, asnjë gjë më shumë.

Ndaj dhe në kampin opozitar, ka një heshtje mortore dhe askush nuk flet.

I vetmi që ka thërritur fitore ishte Ervin Salianji, po atij nuk i merret për bazë.

Ajo që flet më shumë se jo që flet më shumë se çdo gjë tjetër, është heshtja e Sali Berishës.

Njeriu që nuk lë pa komentuar edhe ngjarjet më periferike të politikës, heshti për marrëveshjen e arritur.

Dhe jo vetëm prej faktit se nuk i pëlqen marrëveshja, por sepse nuk e dontë një gjë të tillë.

Ashtu siç nuk e donte Ilir Meta, që për hir të postit të tij si president është detyruar të bëjë një reagim për marrëveshjen, në dukje përshëndetës, por që në thelb thoshte se kjo marrëveshje nuk bën, pasi nuk garanton zgjedhje të ndershme.

Mediat e financuara prej tyre ndërkohë, e kanë anashkaluar marrëveshjen dhe janë marrë me një raport të Komisionit të Venecias, që kritikon Qeverinë e Ramës për ligjin anti-shpifje.

Ato që për ditë më radhë, kanë ushtruar presion ndaj Lulzim Bashës, të mos iu bindet ndërkombëtarëve, me në krye ambasadoren amerikane, dhe të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje me Edi Ramën.

Të paktën s’duhet ta bënte këtë gjë para 8 qershorit, kur jepet vendimit për hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë.

Tani pritet të shihet qendrimi që do të mbahet ndaj Lulzim Bashës, njeriut që ka qenë më në vështirësi se kushdo këto ditë.

Kjo, pasi nga njëra anë ndodhej nën presionin e fortë të ndërkombëtarëve, që i kërkonin me ngulm nënshkrimin e marrëveshjes, dhe nga ana tjetër ndodhej në presionin e dyshes Berisha-Meta, që i kërkonin të zgjidhte mes ndërkombëtarëve dhe Ramës, dhe atyre.

Basha zgjodhi diçka të ndërmjetme, për të mbajtur mirë me të dyja palët.

Por, vështirë se mund të vazhdojë gjatë me këtë mënyrë.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje