ANALIZA: Prit dhe (shpreso) për Joe Biden

7 Qershor 2020, 09:38Politika TEMA

Nga Sabine Kinkartz

Jo, kjo nuk është nekrologji e marrëdhënieve gjermano-amerikane. Edhe pse në këtë moment nuk ka ndonjë shkas për ta quajtur atë vërtet ekzistente dhe të gjallë. Edhe pse është e vështirë të durohet, që pikërisht kjo marrëdhënie është kaq e shkatërruar tani. E nuk të ngushëllon fakti, që marrëdhënia e helmuar me SHBA parë në planin global nuk është rast i veçantë.

SHBA – Gjermani. Një marrëdhënie gjithmonë e veçantë. Një marrëdhënie dashurie, e vetëkuptueshme, e pathyeshme. Amerika, ky vend ishte në shekullin e 20-të bota e re, fanar i demokracisë, vendi i mundësive të pakufizuara. Në vitet 80-të dhe 90-të vendi i dëshiruar jo vetëm nga të rinjtë gjermanë. Kaq modern, kaq progresiv, kaq i hapur për ide të reja. Një udhëtim në Nju Jork, San Francisko, Los Anxhelos – kujt nuk i ndrisnin sytë para një mundësie të tillë?

Jo çdo gjë që shkëlqente ishte ar

Edhe nga ana politike, SHBA dhe Gjermania i përkisnin njëra-tjetrës. Ata ishin aleatët më të ngushtë, e kjo jo vetëm në kuptimin ushtarak. Si një çift i martuar me vite. Deri sa të na ndajë vdekja. Që nuk do të thotë, se asnjëri nuk rrëshqiti dikur në ndonjë gabim. Morali i keq i pagesës së gjermanëve në NATO, suficencat eksportuese të Gjermanisë, marrëdhënia shpesh jo edhe aq kritike ndaj Kinës -të gjithë këto kishin kohë që ishin tema grindjeje. Edhe nën presidentin Obama nuk ishte ar çdo gjë që shkëlqente. Por diferencat asnjëherë nuk e vinin në pikëpyetje marrëdhënien transatlantike.

Kjo ka ndryshuar sot, madje kaq masivisht, saqë nuk ke nevojë të vendosësh syze rozë për të menduar se e shkuara ishte vërtet më e mirë. A ka ende besim tek presidenti, Donald Trump u pyet kancelarja Merkel në një intervistë në televizionin gjerman këtë javë. Përgjigja e saj ishte e thatë dhe e qëlluar. „Unë punoj me presidentët e zgjedhur në botë, dhe natyrisht edhe me atë amerikan.” Ajo edhe mund të thoshte: Si politikane nuk mundem ndryshe, më duhet të duroj, kjo është puna ime.

Gjermanët janë të shokuar

Kjo tingëllon e esëllt dhe pragmatike, dhe ashtu është vërtet. Por natyrisht Merkelin nuk e lë indiferente ajo që po ndodh në Amerikë. Si shumë gjermanë edhe ajo është e tronditur për shpërthimin e dhunës, për shoqërinë amerikane aq të përçarë, për rolin që luan Trump. Aksionin e policisë me pasojë vdekjen e afroamerikanit, George Floyd Merkel e cilëson „vrasje” dhe është e shqetësuar, se ku po shkon ky vend kaq i polarizuar. „Unë vetëm mund të shpresoj, që të arrihet një zgjidhje, dhe jam e gëzuar që shumë vetëm japin kontribut për këtë.” Me këtë Merkel nuk ka pasur parasysh Donald Trump.

Nuk mund të mos vihet re, se kancelarja ka hequr dorë nga çdo përpjekje për të bashkëpunuar me Donald Trump. Besim tek Trump ajo nuk ka pasur kurrë. Por në fillim pala gjermane kishte shpresë, që posti mund ta vinte Donald Trumpin në udhë, të paktën aq sa të mundësohej një politikë e përbashkët. Por kjo shpresë u shkatërrua shpejt. Ajo që pasoi ishte habi, mungesë mirëkuptimi, zemërim, shok bashkuar me pafuqi politike.

Ai polarizon, Merkel kërkon të bashkojë

Ajo që Merkel nuk ia fal Trumpit është largimi i tij nga bashkëpunimi ndërkombëtar. Ai e refuzon çdo gjë, që për kancelaren Merkel është baza e një rendi botëror funksionues: organizatat ndërkombëtare dhe një rend multilateral ndërkombëtar. Për këtë Merkel ka luftuar gjithmonë, sepse ajo është e bindur, që politika duhet të ulë në një tavolinë krerët e t’i bëjë të gjejnë një zgjidhje.

Por llambat e kuqe u ndezën, kur Trump deklaroi largimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në mes të pandemisë Corona. Por dihet, më së miri Trump do që ta shohë pandeminë si të përfunduar. Prandaj nuk do as edhe një pengesë që samitin e G7-s ta organizojë si takim personal mes krerëve të shteteve dhe qeverive në SHBA. Këto do të ishin pamje të dëshiruara për fushatën.

Ndihmë për fushatë zgjedhore? Jo të lutem!

Por Angela Merkel nuk ia jep këtë skenë Donald Trumpit. Ajo ka refuzuar pjesëmarrjen këtë javë duke iu referuar pandemisë së Coronës. Të mbështesësh luftën e këtij presidenti për t’u rizgjedhur në nëntor? Me siguri jo. Merkel bën pjesë tek ata që shpresojnë për ndryshim personeli në Shtëpinë e Bardhë. Megjithëse edhe ajo e di, që edhe nën një president, Joe Biden jo çdo gjë do të ishte automatikisht në rregull. Bota është rrotulluar shumë këto vite. Por të paktën të punohet për të kthyer besimin e humbur.

Deri atëherë mbetet të pritet dhe të vëzhgohen nga larg zhvillimet në SHBA. Kaosi i dhunshëm dhe pandemia e Coronës, që kërkon edhe më tej jetë njerëzish dhe do të godasë ekonominë, do ta preokupojnë gjatë Amerikën.

Por çfarë ndodh, nëse Donald Trump arrin edhe një mandat të dytë? A do ta durojë dot këtë marrëdhënia gjermano-amerikane? Zor…po të kujtosh, se çfarë është shkatërruar në katër vitet e fundit. Atëherë përfundimisht do të fillonte epoka e akullit. Pra mbetet vetëm të shpresohet.(dw)

13 komente në “ANALIZA: Prit dhe (shpreso) për Joe Biden”

  1. pjeter says:

    Me vjen keq per ata qe jane anti Ramiste ne parim,por une e perseris edhe nje here nje koment timin te me parsgem,qe Rama asnje here nuk ka qene profetik sa atehere, kur deklaroi qe zgjedhja D.Trump,president i SHBA-ve,do te sillte pasoja negative boterore.Dhe me sa shof gazetarit me origjine Shqiptare, Beqir Sina,qe nuk ngurroi ta fuste ne rrethin e te medhenjve Republikane Trumpin,duke kritikuar Ramen dhe duke i dhene leksione dipllomacie,tani çuditerisht,i ka humb zeri .Qe me thene te drejten,qe nje guxim i marre,dhe me asnje fije dipllomacie deklarata e Rames,por po verteton çdo dite e me shume,qe Presidenti Trump,do te mbahet mend si presidenti qe beri lesh e mish boten,pa i sjelle dobi Amerikaneve,perkundeazi.

    1. Geri NYC says:

      Amerika para pandemise arriti nivelin me te ulet te papunsise qe kur nuk mbahej mend. Rritje ekonomike mbi parashikimet etj… Prandaj mos shiko shume TV se gati te gjitha jane kunder Trump! Ti thua ka bere lemsh boten,por Trump eshte i vetmi president ne 30 vjet ne Amerike qe nuk ka hapur asnje front lufte. Perkundrazi hapi nje kanal komunikimi me Korene e Veriut,ka shtensionuar marredhenjet me Rusine,dhe shume shpjet do shohesh para zgjedhjeve dhe nje marreveshje me Iranin. “Amerkika e para” thote Trump,ne fakt si moto vlen per cdo lider ndaj vendit te tij. Por ndryshe mendon Merkel qe fale politikave te emigracionit,ka cuar BE ne buze te gremines,duke rritur pakanaqesite ndaj BE,rritur ekstremizmin dhe percarjet midis vendeve te BE-se.

  2. loni says:

    Zonje forte ,fatekeqesi te largohet nga drejtimi i Gjermanise.
    Jo si keta llumrat tane

  3. Tani says:

    Rama kishte te drejte kur doli kundra zgjedhjes se Trump. Ai nuk eshte pokitikan, por bussinesmen dhe si i tulle nuk duhet te pritej shume mga ai. Do zoti largohet, se edhe ketu ne Canada se do asnjeri.

  4. Shqipetari-Berlin says:

    Ambasadori Amerikane ne [email protected] nuk u Prite asnjehee nga ASNJE Politikane i Larte Gjermane, biles nga AI u Distancuan edhe ata pake “Shoke” si Minsiteri i Shendetesise @Jens Sphan…por pse???Niveli Poilitike dhe Diplomatike i Ambasadorit ishte teper FILLESTARE per tu Perfilluar nga Politka Gjermane, si dhe Roli i ketij Ambasadori Bythelepires i Tampit nuk linte per te Deshiruar se kishim te benim me nje Diplomat.
    1-Niveli i Marredhenjeve te Gjermanise me SHBA-te Filloj te Ftohej,DIREKTE me Ardhjen ne Pushtet te Trampit, i cili kerkoj nje Tatim te Rende per Eksportet Gjermane ne Amerike ,me pas C´eshtjet u Renduan kur Trampi kerkonte 2% te te Ardhurave Kombetare te shkonin Gjoja per Riarmatimin ,dhe Kontributi ne NATO…
    2-A thua jane vetem Keto?????????????Takimi koke me koke i Putinit me Trampin, ka sjelle nje Dileme te madhe, ne mose Dyshim ne Politiken Gjermanem,per Mareveshje te Fshehta midise dy te siper Permendureve..
    3-Lobimi i Trampit, per Shkeputjen e Anglise nga Eu-ja, nuk eshte Pare me sy te Mire ne Gjermani, dhe jo vetem Kaq, por Trampe ka Inkurajuar edhe Italine te Shkeputet nga Eu-ja gje qe do te sillte edhe Fundin e Unionit Europjane…..por Pyetja eshte Pse e bene kete Trampi???
    Nje Shperberje e BE-se, do te thote nje FITORE per Rusine e Putinit qe eshte ne Zhvillim e Siper.dhe Popujt e Europes do te Gjenden Krejte te Zbuluar, dhe pa-Mbrojtje, kur Tramp Deklaronte se Nato eshte “Vjeteruar”???Akoma edhe Kushtet e Kontributit te NATOS, fare thjeshte Munde ti marreim per nje Pretekst te Trampit,vetem dhe Vetem qe te Percaje NATON…
    Por kush del i Fituar, nga Acarimi i Marredhenjeve midise Gjermanise dhe SHBA-s???DHE PSE Trampi,eshte Gjithmone ne linjen e ESKALACJONIT te Marredhenjeve, dhe Nuk ka Sens Pozitive te Krijimit te Marredhenjeve me Gjermanine dhe Eu.-ne ne Pergjithesi???C´fare FSHIHET pas kesaj???Nje Rizgjedhje e Trampit ne Shtepine e Bardhe, nuk eshte nje Prognoze e Mire,kur shikojme se Jetojme ne nje Kohe shume te Komplikuar,Familja Tramp e ka Kthyer Shtepine e Bardhe ne nje Zyre qe Drejton Operacjonet Private Finacjare te Familjes por Kurre se si nuk eshte ne Sherbim te Interesit te Votueseve Amerikane….LUTEMI ZOTIT QE TE MOS FITOJ..lol

  5. Lanabregesi says:

    Beqir Sina dhe Vatra me gazeten Dielli cdo dite sulmojne qeverine shqiptare,jane bere seksion i PDes se kriminelit Sali Berisha.

  6. Who says:

    Rama eshte e njejta specie me trumpin. Te dy injorant karizmatik. Paaaaaak me i rafinuar dhe civil Rama. Mos te te bie me qafe.. trumpi eshte hibrid ose mutant, berisha meta basha dhe rama ku 50% i ka rama dhe tjetren tre te tjeret mix. Ska me kohe planeti per budallenj qe thone gjith kohes “ate e di un!”.

  7. Titi says:

    SHPRESOJNE TE VI BIDEN MATUFI QE TE FILLOJNE TE RRJEPIN AMERIKEN PRAPE.TRUMPI PO I KERKOJN TE ZBATOJNE MARVESHJET QE KANE FIRMOSUR VETE BUROKRATET QE RRINE NE POLITIKE NGA 30 VJET,SI MERKELESHA QE E SHKERDHEU EUROPEN ME ARABE DHE AFRIKANE QE DO JETOJNE NE KURRIZ TE QYTETAREVE QE PUNOJNE GJITHE JETEN.MERKELI PAGOI 26.5 MILIARD EURO PER TA NE 2019 DHE NUK PAGUAN PER NATO.ZOTI E BEKOFTE TRUMP.

  8. Per analistet e papune gjitholloge. says:

    Eshte koha qe Merkel te largohet. Ajo i perket nje krahu te majte me bindje qe me pilitikat e saj te politicaly corecteness, po inicion kinezerimin e europes ngadale ngadale. Shihet qarte qe Europa ne pergjithesi, eshte me pro politikave te Kines se sa te SHBA, Grand Bretian. Dyshja Merkel-Macron duhet larguar, jane majtiste, qe te thone çfare don te degjosh dhe bejne te kunderten.

    1. pjeter says:

      Me kushton nje pergjigje? Cfare jane per ty majtistet e djathtistet?

    2. Fredi Düsseldorf says:

      Kinezerimin ku ta gjesh,kinezeria nje dite do udheheqe boten,kjo debilja po e arabizon dhe afrikanizon,me pak fajle po i ben mutin dhe e gjitha per hir te political correctness….lol ?

    3. Kili says:

      pirdh pirdh. Nga te buron kopetenca? Nga injoranca? Kapitalizmi eshte dead end! Deri kur do kesh ngritje ekonomike? Rritu rritu rritu ne nje top futpbolli qe quhet toke. Sa do mbaj toka shkretë nga babzia miliardereve.?! Se kupton qe po presim degen qe jemi ulur me kete kompeticionin kapitalist … kush te haje sa me shume kush te shperdoroj sa me shume…… kina usa europa jane konsumatoret me te medhenj. Mer cik shembull nga skandinavet.

  9. pjeter says:

    Po mer Gery i New Yorkyt,por Amerika eshte ajo qe eshte sepse ka qene lider per gjithe aleatet,dhe politika dhe ekonomia jane shume te lidhura,sidomos politika e jashtme e Amerikes,kurre nuk ka acaruar mardheniet kaq shume me aleatet kryesor,kjo qe po ndodh,nuk konsiderohet shume pozitive,sepse te jemi te sinqerte,nuk eshte vetem qe Gjermania nuk respekton 2 perqindeshin e pbb,per NATON.Perçarja e aleateve
    historike nga Trump,nuk eshte nje levizje pozitive ne periudhen afatgjate,gje qe kurr nuk e kane bere presidentet e me parshem,edhe pse mund te kene pas arsye te mjaftueshme kundrejt disa vendeve si Franca apo Gjermania.Permiresimi i mardhenieve me Ruset e Korene?une di qe me Trump,nuk mbajne me kufij armatimet berthamore,as te Moskes tashme,arsyet? Ndoshta jo vetem Trump,por ai ja meriten e shkelmit final.Per per Iranin,akuza te fresketa te diteve te fundit nga agjensoa nderkombetare e energjise, Irani po pasuron uranin mi limitet e lejuara,perse sipas teje?kjo fale, edhe si kunderpergjigje ndaj Trumpit,qe hoqi te gjitha marrveshjet e arrtitura me pare.Sic e sheh do ishte me mire per ty,jo vetem tv,por te lexosh pak me shume informacione trasversale,qe te mos te te duket qe gjithcka qe shndrit eshte flori.Une them rhjesht nje mendim personal,dhe mendoj qe Rendi boteror dhe influenzat jane ne levizje qe prej shume vitesh me pare,dhe prezenza e Trumpit ne nje periudhe te tille ne krye te potences boterore,krijoi nje vakum ne disa zona strategjike per influencen amerikane ,luftrat amerika nuk i ka bere kot.Amerika ferst,eshte kritikuar shume eehe ne Amerike zoti Gery.Intersat Amerikane jane kercenuar me shume nen presidencen Trump se nga nga administratat e tjera te mepareshme.Une krijoj nje opinion Z.Gery nga New Yorku,duke informuar nga ata qe sipas meje japin informacione mete mira.Rri i qete se ne qofte se Trump humbet rende zgjedhjet,nuk do jete per faj te oponioneve si te miat,por politikat e tij qe ka aplikuar deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje