Ermal Mamaqi reagon për herë të parë pasi i hoqën patentën

7 Qershor 2020, 21:10Lifestyle TEMA

Ermal Mamaqi ka reaguar për herë të parë pasi i hoqën patentën, teksa u kap duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

Në një status në rrjetet sociale, aktori ka postuar një foto ku shkruan:

“Asgjë nuk ta vjedh energjinë si ankesat e përhershme,”- shkruan Mamaqi pak orë pasi Policia i hoqi patentën, pa dhënë asnjë lloj shpjegimi në lidhje me ngjarjen që ditën e sotme mbushi mediat.

Pavarësisht kësaj, komentuesit kanë shfaqur interes për patentën e aktorit.

“Por me patentën ç’patën,”- shkruan njëri.

“Po me patentën ç’u bë,”- shkruan një tjetër, komente të cilat mbetën pa përgjigje.

Ditën e sotme është publikuar lajmi se djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe moderatorit Ermal Mamaqi u janë hequr patentat respektive pasi udhëtonin me makinat e tyre me shpejtësi tej normave të lejuara. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje