Di Maio: Presidenca gjermane e BE-së garanci për Italinë

8 Qershor 2020, 10:38Bota TEMA

Presidenca gjermane e Bashkimit Europian për ne do të jemi një lloj garancie, sepse Gjermania do t’i japë hov rrugëtimit tonë të përbashkët, deklaroi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio në një intervistë për stacionin televiziv gjerman, ZDF.

”Në këtë situatë krize ekonomike të jashtëzakonshme kërkohet një udhëheqje e fortë dhe e guximshme. Dhe kjo është ajo që ka rëndësi në këtë presidencë të Bashkimit Europian”, theksoi Di Maio.

Gjermania do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Europian në 1 korrik nga Kroacia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje