Hollivud rikthen xhirimet e filmave: Ja si do të realizohen skenat e seksit për shkak të pandemisë

8 Qershor 2020, 13:12Lifestyle TEMA

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka bërë që filmat hollivudianë të heqin skenat e seksit ose t’i realizojnë ato me kompjuter.

Në 12 qershor do të lejohen xhirimet e filmave apo serialeve dhe, sipas “The Sun”, regjisorët janë urdhëruar që të respektojnë në maksimum rregullat e distancimit social.

Aktorët dhe stafi i xhirimeve do të testohen çdo ditë për Covid-19, ndërsa nuk do të lejohen skenat intime. Një dokument me 22 faqe u kërkon të gjithë prodhuesve të filmave që “skenat me kontakt të afërt të rishkruhen, të hiqen ose të realizohen me kompjuter”.

Në Los Angeles, që është shtëpia e pothuajse të gjithë filmave dhe studiove televizive, ka pasur deri më sot rreth 60 000 raste me Covid dhe mbi 2500 viktima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje