Me para borxh dhe i vetmuar: Fundi i trishtë i Faik Konicës

8 Qershor 2020, 09:12Kulturë TEMA

Faik Konica u nda nga jeta në një apartament në Uashington DC në vitin 1942.

Atë vit Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e njihte më Konicën si përfaqësues diplomatik të vendit të tij.

Jeta e Faik Konicës në Uashington ishte modeste. Paguante qiranë e apartamentit, rreth 80 dollarë në muaj, pastaj stenografen dhe sekretaren Charlotte Graham, e cila punonte për të prej 12 vitesh, si dhe shërbyesit, Hattie Williams me burrin e saj.Kohët e fundit kishte marrë para borxh nga disa miq, diçka më pak se njëmijë dollarë.

Jetonte si një aristokrat i rënë nga vakti, sepse, ndërsa merrte hua për të shtyrë pagesën e qirasë, në garderobën e tij kishte ndonja dhjetë kostume shik, një numër palltosh, plot kapele e këpucë si dhe një koleksion të bukur veshjesh zyrtare.

Ishte e hënë, ora 5 pasdite e datës 14 dhjetor, kur Faiku pësoi hemorragji cerebrale. Hattie, që i kishte shërbyer prej vitesh, e gjeti të rrëzuar në banjë dhe e ndihmoi të shkonte në shtrat.

Faiku kërkoi të telefonohej sekretarja dhe ajo arriti pas 30 minutash. Charlotte ishte një grua e përpiktë dhe e sjellshme dhe Faiku i besonte ashtu si vetes së tij.

I tha se kishte një dhimbje të fortë në sy dhe Charlotte propozoi të thërrisnin mjekun, Robert Oden. Megjithë kundërshtimet e Faikut, mjeku u thirr.

Dr. Oden, ndër më të njohurit e Uashingtonit dhe mik i vjetër i Faikut, e kuronte nga hipertensioni kronik prej 14 vjetësh. Dr. Oden i mati tensionin. Aparati tregonte 250/140 dhe mjeku tha se Faiku ishte në rrezik prandaj duhet të merrej një infermiere ose të dërgohej në spital.

Charlotte vendosi ta kalonte natën në apartament. Vonë në mbrëmje Faiku e thirri nja dy herë, pastaj kërkoi ujë.

Para mesnate, kur Charlotte kishte filluar t’i shkruante një letër të shoqit, i cili shërbente në Forcën Ajrore, vuri re se Faiku kishte vështirësi në frymëmarrje por nuk dukej dhe aq keq. Fliste përçart, “there is no answer”, thoshte në anglisht, “përgjigja nuk po vjen”.

Sekretarja shkoi të marrë një sy gjumë në divanin e dhomës së ndënjes dhe u zgjua në 5 të mëngjesit. Ai dukej se flinte i pabezdisur, i shtrirë në kurriz me krahun e majtë nën kokë.

Nga ora 8, Charlotte shkoi ta shohë përsëri. Ai nuk kishte lëvizur fare dhe sytë i kishte paksa të hapur dhe të përhumbur. I telefonoi Dr. Odenit, i cili e udhëzoi t’i prekte dorën. Ajo ishte e ftohtë dhe e sertë. E kuptoi se Faiku ishte shuar. Ishte data 15 dhjetor 1942. Dr. Oden i tha se do të rikthehej sapo të mbaronte një operacion.

U vendos që trupi të dërgohej në shtëpinë e funeraleve Hysong aty pranë. Gjërat kishin ndodhur shpejt dhe Charlotte ishte e hutuar.

Dr. Oden pyeti për familjen e të ndjerit, nëse sekretarja e dinte se ku ndodheshin njerëzit e tij. Pyeti për gjendjen financiare të Faikut, pasi duhej një garanci për shërbimin funeral. Charlotte i tha se Faiku kishte 15 dollarë e 54 cent në apartament, por priste një pagesë prej 2,100 dollarësh, që ministri i Oborrit, Martini, kishte nisur me kabllogram nga Londra.

Oden tha se do të bëhej vetë garant.

Sekretarja i telefonoi Departamentit të Shtetit dhe kërkoi të fliste me dikë që merrej me punët e Shqipërisë. Zëri i dridhej. I thanë se dikush do ta merrte pak më vonë.

Pasdite, në telefon u paraqit Wesley Jones, zyrtar i sektorit të çështjeve evropiane, të cilit Charlotte i tregoi me hollësi se ç’kishte ndodhur. Folën për arkivat e legatës shqiptare dhe ajo i tregoi se ato, bashkë me vulat, i ishin dorëzuar me kohë ambasadës italiane. Në apartament, i tha, nuk ka asnjë objekt zyrtar të qeverisë shqiptare dhe të gjitha dokumentet e sendet e tjera janë pronë e tij personale.

Çertifikatën e vdekjes së Faikut me logon District of Columbia e firmosi Dr. Oden. Pasi shënoi vendlindjen e të ndjerit, Konitza, Albania, shkroi datën e lindjes, 15 prill 1876 dhe të vdekjes, 15 dhjetor 1942.

Disa nga gazetat e mëdha të Amerikës i kushtuan vdekjes së Faik Konicës nga një kolonë modeste. Meqenëse ai kishte tre vjet e ca që ishte shkëputur nga qarqet diplomatike, harresa kishte bërë punën e saj prandaj një pjesë e mirë e fakteve rreth të ndjerit ishin të pasakta.

Një gazetë lokale e ngatërronte me të vëllanë, Mehmetin. Në New York Times ai përmendej më tepër si dramaturg dhe pastaj flitej për atë historinë e tij të çuditëshme me Ann Corion.

Megjithatë, disa nga të vërtetat e njohura thuheshin. Washington Post-i përmendte, për shembull, “aftësinë e tij të shkëlqyer të të shprehurit” dhe “sensin e mrekullueshëm të humorit”.

Askush në shtypin amerikan nuk e kujtoi Faikun më bukur se sa kritiku i Sekretarit Hull, Drew Pearson në rubrikën The Washington Merry-go-Round:

“Një diplomat i vjetër dhe i vetmuar vdiq thuajse pa u vënë re në Uashington. Ai ishte përfaqësuesi i njërit prej vendeve më të vegjël të Evropës, ndër të parët që u gllabëruan nga Boshti. Për 20 vjet, Faik Bej Konica bëri miq për vendin e tij të panjohur.

Por papritur, në prill 1939, bota e tij diplomatike pushoi së ekzistuari kur Musolini, i cili po e ndiqte me lakmi pushtimin e Austrisë nga Hitleri, mendoi se tani ishte radha e Italisë dhe futi trupat në Shqipërinë e pambrojtur.

Por ai qe i vetmi në Uashingtonin zyrtar që dukej i shqetësuar. Departamenti i Shtetit i zotit Cordell Hull nuk bëri asnjë lëvizje apo protestë. Konicës madje nuk iu dha as kortezia që të mbahej në listën diplomatike zyrtare, gjest që iu akordua vendeve të tjera të pushtuara.

Në atë kohë, Departamenti i Shtetit ishte duke e përkëdhelur Musolinin dhe Shqipëria nuk kishte rëndësi. Ministri Konica e la hotelin Mayflower dhe u vendos në një apartament të vogël ku mbajti zi për shuarjen e vendit të tij. Atje, ai vdiq fare qetësisht.”

Marrë nga libri: Faik Konica, jeta në Uashington, me autor Ilir Ikonomi

13 komente në “Me para borxh dhe i vetmuar: Fundi i trishtë i Faik Konicës”

  1. Fredi says:

    Alabak , njeri i çthurur ka qen ky muti konica , prandaj thosh SHqiperi te kam dhjer , pun alabaku degjenerat , kot nuk e hodhi ne kosh PPSHja , e xhvarrosi ed rama saliu e kompani , pun alabakesh.

    1. TT says:

      Ik ore Loqe ,pa vendose emrin dhe ti te shikojme a i vjen tek loqeja Konices.na permed dhe PPSH e hajdareve qe vrisnin njeri/tjetrin.Konica I njihte Shqiptaret fare mire prandaj nxorri dhe shprehjen.

  2. tom says:

    Asnje njeri erudit dhe i vertete nuk ja pa hajrin lekut dhe kesaj Shqiperie

    1. H says:

      Konica bashkë me Nolin, janë inteliktualët më të ndritur shqiptarë të të gjitha kohërave.Në fakt kishin shumë pak nga shqiptari prandaj nuk i duan injorantët mesjetarë të prapambetur dhe provincialë.Errësira e urren dritën e diellit. ( V Hugo ).

  3. Ina says:

    o budalla. Si i thua alabak Konices. Ku merr vesh ti nga keto pune more…

  4. Po po po.. says:

    Ne fakt “Fredi” eshte tipiku i shqiptarit qe i di te gjitha,, prandaj skemi bere kurre prokopi ne……

  5. At Fishta says:

    Te paste pa drite shpirti kolloz i Shqyptarise..ndjese per fjalet e disa shqipfolesve ma siper por mos u merzit atje ku je Zt Konica se Shqypnia do t’bahet sapo t’kemi fitue betejat nder veti!!Mirenjohes per vepren tande t’pa lodhme e t’palekundshme per Shqyptari..Linde e u rrite sikur i ka hije nji burri t’rande n’trojet Arbnore, punove sa munde per me ja ndrit mendjen Shqyptarit e njerezise mbare e ne do t’jemi mirenjohes nder breza..sa t’kete fryme Shqyptari!!

    1. Qinani L. says:

      Edhe ky piçkaxhi ishte..

  6. ED TIRONCI says:

    o fred cari…faik konica ishte istitucion..po ti je mesu me lenka cukot..tefta camat..pali miskat…enveri pranej i zhduku…se po te ishin ata ne shqiperi komunizmi sdo kishte jetuar gjate…se tani kemi komunistet e koheve moderne..sali birisha..ilir meta..edi rama…

  7. Tepelena says:

    Faik Konica ishte dhe mbetet nje figure e madhe intelektuale e Shqiptarve , e turpshme si mundet qe nje shqiptar i mjeruar te ofendoje nje mburoje te intelektualizmit tone. Gjithe jeten ja kushtoi Shqiperise duke qene ne detyra shtetrore ne kohen e zogut si minister fuqiplote ne Amerike, kryetar i Vatres ,shkrimtar ,publicist,kritik letrare ,zoterues i 6 gjuheve te huaja, ,poliglot nje njeri me kulture te larte shprehesh i madhu F. Noli . Eshte nje mangesi dhe injorance e pa tolerueshme qe ka akoma Shqiptar me shumice qe nuk e njohin kete mendje te ndritur qe ka shkrire jeten e tij duke punuar ne shume drejtime ne 1897 themeloi ne Bruksel revisten Albania.Ne 1910 kryeredaktor i gazetes dielli aktivist i madh i rilindjes Shqiptare .

  8. Pokeristi says:

    Faik Konica!…Nje nder intelektualet me te ndritur shqipetare.Nje euridit i shquar.Nje patriot i perkryer.Nje nga vlerat e rralla kombetare.
    T’a kujtojme me mirenjohje kete kollos!

  9. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    fundi i nje faiku shqipfoles……………………plehre turke!

  10. Tepelena says:

    Pleh shqipfoles eshte cdo shqiptar si ti i cili nuk e kupton se eshte nje krijese e kote ne kete jete pa identitet pa dituri dhe i destinuar te jetoj ne kete jete i denuar nga vetvetja si ashtu i lindur i trasheguar nje mbeturine e nje kombi pa asnje vlere qytetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje