Thaçi: Kosova nuk do të vonohet në dialog me Serbinë

8 Qershor 2020, 12:44Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri të ditur se Kosova është gati që të rikthehet në procesin e dialogut me Serbinë.

Në një konferencë për media, presidenti Thaçi, vendimin e qeverisë për heqjen e masave të reciprocitetit, e quajti të rëndësishëm.

“Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtim të rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Në këtë, Kosova është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët e tjerë. Nuk kemi çka të hezitojmë, është një rrugëtim i sigurt që ne kemi shpresë dhe do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve të vendit”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se në procesin e dialogut me Serbinë duhet lëvizur sa më shpejtë, që në këtë në mënyrë, sipas tij, Kosova të bëhet pjesë e NTAO-s dhe të anëtarësohet në të gjitha mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.

I pyetur nga gazetarët se a mund të arrihet marrëveshje me Serbinë brenda vitit, presidenti Thaçi tha se ka besim që gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur.

“Kam besim të plotë në energjinë dhe dinamikën e SHBA-së dhe presidentin Donalad Trump dhe ambasadorit (Richard) Grenell. Ne duam dhe destinacioni ynë është i qartë, që të jemi pjesë e familjes evropiane, por ne jemi të vetëdijshëm se punën e shpejtë në këtë proces e ka udhëhequr SHBA-ja”, tha Thaçi.

Në të njëjtën kohë, Thaçi shtoi se Kosova do të punojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në fillim të këtij viti, si marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë – Beograd dhe autostradën që lidh Kosovën me Serbinë dhe gjithashtu edhe linjat hekurudhore Kosovë – Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u kishte vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia.

9 komente në “Thaçi: Kosova nuk do të vonohet në dialog me Serbinë”

  1. Monalikja says:

    Shpejt, para se Trump te humbe zgjedhjet!
    Mbyll dhe dosjen me kete rast!

  2. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    RROFTË HASHIM THAÇI LEGJENDAR , LUFTËTAR dhe ATDHETAR !!! KOSOVA është me FAT që ka për PRESIDENT të NDERUARIN HASHIM THACI ???♥️??♥️??♥️??♥️??♥️??

  3. Ajet Delaj says:

    Githçka mund të jene bisedimet me Serbine ne kuader të heqjes se reciprocitetit vetem vullnet I popullit të Kosoves nuk eshte z Thaçi.
    Populli I kosoves e ka shprehur vullnetin e tije me vote dhe do të shohim se si do votoje se shpejti kunder ketij pushteti të paligjshem .
    A mund ti thuash botes se shqiptaret e dine se cfare marveshje ka zbatuar Serbia pergjate 10 viteve të fundit ku gjithnje bashkehartues e firmoses keni qene ju z Thaçi?
    A ke vene ndonjehere kusht me Serbine kthimin e eshtrave të të zhdukurve të djemve të Kosoves?
    A ke kerkuar ndonjehere fondin e pensioneve të grabitur nga Serbia?
    A keni kerkuar ndonjehete dokumentat kadastrale të Kosoves nga Serbia apo a keni bere ndonje perpjekje për ti siguruar nga arkivat turke.
    A keni projekt për të bere nje ekip gjitheperfshires dhe të mirekordinuar për të biseduar me Serbine
    Z Thaçi?
    Epo fundja a ju ke thene shqiptareve se cfare do bisedosh me nje shtet qe nuk të njef dhe a ke ndonje kusht për serbet .
    Kur mendon se do dekretosh zgjedhjet e reja ne Kosove z Thaçi. Me cfare po beni po të garantoj se se shpejti do instaloni ne Kosove pushtetin e Enver Hoxhes.
    Fundja shumica juaj e doni akoma Enverin por une e kam fjalen se cfare u ka bere aji kundershtarve politike e veçanarishte atyre qe kane bashkepunuar me pushtuesin pasi kjo e dyta ju shkon shume pershtat juve .
    A do e merrni ne ekipin negocues partnerin tuaj qeverises ish – ministrin e Millosheviçit pasi mund të ndikoje për mire ne kuader të vllazerim bashkimit me Serbine .
    Ju bej thirrje qe të ndaleni ne rrugen tuaj qe me se pakti nuk perfaqesoni popullin e Kosoves.

  4. Baliu says:

    Jo qfar, per nipin e Radosllav Danilloviqit nje ore me pare: Le te ike Veriu.

  5. LB says:

    @Ajet Delaj.
    Nga cka shruan ti Ajet, une respektoj vetem emrin tend, sepse je nga te rallet qe shkruan me emer dhe mbiemer. Ne thelb kjo tregon se ti ke besim ne drejtesine e atyre qe thua dhe mendon se duke vene emrin qe te ka vene babai, do promovosh edhe mbiemrin si njeri i ditur dhe patriot.
    Ne thelb ti je naiv dhe te mungon senci analitik. Ne thelb ti ke mungesa te theksuara njohurie ne politike, histori dhe matematike.
    Ti Ajet ben ca pyetje qe Thaci nuk ja ka bere Vuciqit. Ti ke te drejte per kete. As Thaci dhe asnje tjeter, nuk ja kane bere keto pyetje Vuciqit. Arsyeja qe Thaci nuk ja ka bere keto pyetje, mund te jete thjeshte fakti se ai nuk ka menduar me koken tende. Sipas mendimit tim, une them shyqyr qe nuk ja ka bere keto pyetje. Ne shqiptaret kemi miljon pyetje qe duhet ti bejme Vuciqit dhe jo vetem ato qe mendon ti, qe mendon jane celsi i shqiptarizmes. Sidomos me ate pyetjen per pensionet, ti i dashur Ajet tregon se sa i ndjeshem je per bashkimin kombetar…
    Ti Ajet jo vetem qe kerkon pak nga Vuciqi, por ngaterrohesh edhe ne rradhen e kerkesave. Kerkesa e pare dhe thelbesore eshte qe Vuciqi te pranoje Kosoven si republike. Vetm mbas kesaj Thaci mund te beje dhe pyetje dhe kerkesa te tjera. Te kerkosh pensionet, eshtrat apo dhe nje mljon kerkesat e tjera, qe Serbia na ka borxh, i dashurAjet, duhet qe Serbia te te njohi si fillim. Kur ajo nuk te njeh, kujt ja ben ti kerkesat apo pyetjet?! Me sa duket ti llafosesh me vehte…Eh, me sa duket Thaci nuk di te llafoset me vehte…

    1. Ajet Delaj says:

      Z. LB zakonisht nuk ju pergjigjem anonimeve pasi anonimet realisht jana akoma tek revolucioni kulturor kinez megjithate i je permbajtur etikes . Une hodha ca pyetje per z Thaci ato qe mua me duken te rendesishme por qe ju mund ti shtoni vargun e pyetjeve nuk ka asnje dyshim por nuk besoj se mund te quani te pavend asnje nga pyetjet e mia.
      Atdheun tim e dua e padyshim pjese e zemres sime eshte edhe Kosova. Kosova, lavdi Zotit e Amerikes eshte fituese e luftes megjithse me humbje te medha njerzore e ekonomike dhe vuajtje te pafundme . Per mua njohja nga ana e agresorit e Kosoves nuk eshte primare. A e dini ju z LB se ne kodin penal te Kosoves eshte e shkruar e zeza ne te bardhe se qytetaret e Kosoves nuk kane te drejte te padisin Serbine per gjenocid . E kete e tha para ca muajsh Ambasadori Britanik dhender i Kosoves dhe per turpin e lidershipit kosovar po lobonte qe te hiqej ky kufizim i vendosur nga bashkepuntoret e UDBese ne politiken Kosovare.
      Cfare e pengon lidershipin kosovar qe te padise Serbine per gjenocid ne Gjykaten e Hages e pse jo edhe ne New York . Keto qe them une jane domosdoshmeri qe te jene ne tavolinen e bisedimeve pasi aty jane edhe nderkombetaret dhe ju duhet bere me dije te terve se kiriminelet duhet te paguajne per krimet e tyre.
      Perse duhen trajtuar dyshja Vucic – Dacic me respekt kur ata kane qene pjese e rendesishme e regjimit kriminal te Milloshevicit. Shqiptare zgjohuni e drejtohuni pasi e verteta dhe e drejta eshte me kombin shqiptar e po ju garantoj se jemi me te zote se serbet ne te gjitha fushat e nuk duhet te pranojme per lider njerz te marre peng nga Serbia qe nga kohet e errta.
      Ju pershendes

  6. Erion says:

    Populli i Kosoves po e quan hajdut Thacin.Pastaj taksen Ramush lopari e vuri.Tani po del se eshte bere pishman Ramush lopari.

  7. Juliano says:

    Te lumte, je njeri qe shikon perpara, jo si disa qe fajin e sllobodanit ja jerkojne vuçiçit. Dhe ne shqiptareve na ka vra e pre turqia e italia e gjermania, si i bie qe mos te bashkepunojme. Ka institucione nderkombetare ku denon per krimet e luftes, ashtu sikur ai lopçari haredinaj eshte thirrur ne hage, ku akoma ka pune me drejtesine. Politika e ulet e disa ekstremisteve armiqesojne popujt, arsyet jane krejt korruptuese per pushtet. Sot eshte shekulli ku bota po hapet dhe bashkohen popujt pa dallim feje, ideje dhe rrace. Demokracia ka vlere kur dashuria nuk ben diference nga ngjyra.

  8. shqiptari says:

    Patjeter o Thaci se b…a e kosovareve eshte bere tunel,nuk iu dhemb me.Jeni kthyer DE FACTO koloni e Serbise dhe gjaku, vuajtjet dhe zerat e mijera te zhdukurve nga FARA E PESHTIRE E CETNIKEVE SERBE nuk iu ben me pershtypje.Une habitem sesi populli kosovar vazhdon dhe blen me zell produktet serbe,e vetmja arme qe mund te perdore kunder PLEHRAVE RADIOAKTIVE TE URALEVE.Reago o popull shqiptar se po te mbyllin kapakun e arkivolit dhe nuk po merr vesh asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje