Zgjedhorja, grupet parlamentare të opozitës letër Ramës dhe Ruçit për takim, Murrizi: Po plotësimin e kërkesave tona kjo reformë s'do votohet nga ne. S’ka pazar nëpër bodrume ambasadash që na lëkund

8 Qershor 2020, 15:59Politika TEMA
Zgjedhorja, grupet parlamentare të opozitës letër Ramës dhe

Opozita kërkon takim me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për të diskutuar rreth reformës zgjedhor dhe kërkesat që ata kanë për ndryshimin e sistemit

Deputeti Myslimin  Murrizi teksa publikon letrën dërguar Ramës dhe Ruçit nga tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, bën me dije se marrëveshja e arritur mes PS-LSI-PD për zgjedhoren nuk do të marri votën e opozitës në Kuvend.

Postimi i plotë i Murrizit:

Sot ne emer te tre grupeve parlamentare te opozites i kemi derguar kerkese zyrtare kryetarit te PS Z Rama dhe kryetarit te Kuvendit Z Ruçi per te diskutuar rreth reformes zgjedhore.

Ne jemi te vendosur per te mos votuar asnje pazar te keshillit politik qe nuk ka lidhje me reformen zgjedhore por eshte noterizim i pazarit te 21 prillit 2008 dhe qe le ne fuqi kete ligj qe kemi prej 12 vitesh.

Hipokrizia qe kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve

Nuk do te votohet nga deputetet e opozites ne kuvend.

Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i çdo trafikimi apo shit-blerje votash tek qytetaret.

Listat e hapura.

Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it per administrate zgjedhore jo politike.

Vota e emigranteve.

Jane kerkesat tona te prera.

Nuk ka asnje “ institucion” hibrid e jo ligjor dhe asnje pazar neper bodrume apo rezidenca ambasadash qe na lekund nga keto kërkesa. (TemA)

Letra: 

4 komente në “Zgjedhorja, grupet parlamentare të opozitës letër Ramës dhe Ruçit për takim, Murrizi: Po plotësimin e kërkesave tona kjo reformë s’do votohet nga ne. S’ka pazar nëpër bodrume ambasadash që na lëkund”

  1. Qytetari says:

    Shume e drejte…..bashes me kompani ja kane ledhatuar shume bishtin nderkohe qe ata qe kane vertet voten jane ata ne parlament…. duam a sduam ne…..janë të mirë apo të keqij, të mençur apo budallenj(Jo më keq se Paloka, salianji, Balliu junior etj)…….këto janë ata që kanë voten

  2. Zhelal ti e zhelal kush tvuni says:

    Murro do zevendesohet nga zhelal mzati ne parlamentin e ardhshem.

    1. Asd says:

      Dakort me Murrizin.

  3. Nafia says:

    Bravo Murriz,qe te behet konkuruese pd duhet te zgjedhi Myslymin kryetar,Lyli le te krijoj parti te re me Salianjin,djalin e Fahriut,dhe Griden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje