Depolitizimi dhe departizimi i administratës zgjedhore ishte rekomandimi kyç i OSBE/ODIHR-it. Kërkesë e përsëritur në konkluzionet e misioneve vëzhguese pas zgjedhjeve të vitit 2013, 2015, 2017 dhe 2019.
Ekspertët dhe përfaqësuesit politik të Partisë Demokratike për asnjë moment nuk e vunë në diskutim faktin se propozimi për depolitizimin e plotë të komisioneve ishte zgjidhja më e mirë për të përmbushur rekomandimet.
Gjithësesi, e gjithë kauza e tyre për të penguar këtë proces u ndërtua vetëm mbi pretendimin se administrata publike është nën kontrollin e Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.
Pra qartësisht, PD nuk mohonte efektivitetin e depolitizimit si faktor pozitiv ndaj procesit zgjedhor por shqetësimi i saj ishte administra publike që supozonin se do të ishte nën urdhrat e mazhorancës së PS.
Pikërisht këtu qëndron dhe detaji më interesant. Partia Demokratike kërkoi që skema e depolitizimit, e dakordësuar me ndërkombëtarët dhe që ka marrë veçanërisht bekimin e amerikanëve të mos zbatohet dot për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato vendore.
Thënë më shkoqur, depolitizimi me insistimin e demokratëve nuk duhet te zbatohet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 por as në ato të pushtetit lokal të vitit 2023. PD dhe LSI pranojnë të shkohet tek depolitizimi i komisioneve zgjedhore vetëm në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Çfarë do të thotë kjo? Duke ecur me logjikën e PD-LSI se i vetmi problem që pamundëson depolitizimin është kontrolli i administratës publike nga Edi Rama, me këtë kusht ata kanë pranuar se Edi Rama do të vazhdojë të jetë kryeministër edhe në vitin 2023. Pra, kanë pranuar pritshmërinë e tyre për humbjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të Prill-Majit 2021.
Ata do të jenë të gatshëm të pranojnë të shkohet drejt depolitizimit vetëm në vitin 2025 kur socialistët të kenë përmbyllur tre mandate në qeverisje dhe kur humbja e tyre do jetë më e pritshme pavarësisht llojit të administratës zgjedhore, politike apo jo politike.
Me këtë logjikë I bie që pas 2021, 23, 25, edhe PS të ngrejë të njëjtin pretendim. Për mua të mbash PD akoma në këmbë, jo vetëm që është investim I gabuar, por edhe i dëmshëm për fatet e vendit. E sigurte tani për tani është që njëra patericë LSI, do thyhet. Ajo ç’ka ngel nga shpf ( shoqëri private familjare ) do jetë një mix perzieresish të pa kënaqur me Ramen. Kryesisht nga media, Lesi, Zheji, apo Qim. Net . Ndërsa PD pas 21 bën divorcin e radhës me Lylzime Bashen. Shpresa e vetme është të krijohet një pol I tretë me përbërje nga opozita parlamentare, AKZ, Patozi, Bojaxhi, e ndonjë tjetër qe është jashtë sferës se PD, PS .
O politikane hajdute e kriminele,nuk e doni depolitizimin ,se keshtu doni te mbani peng zgjedhjet,se po’ te bene te depolitizuara sjua car kush. Se ketu jashte,Jane te depolitizuara,kush foton foton. Skam pare kurre nje problem ne zgjedhjet.nje qetesi te jashtzakonshme. Se ktej eshte demokraxi,jo atje qe duan pushtet PA zghedhjr.
e ku kane kellqe ata te opozites te qeverisin.I ka mbytur injoranca ne te gjitha shkallet.
Qe pastaj te thone na vodhën zgjedhjet! Ah keta maluketer qelbesira.