Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë në qytetin e Elbasanit, ku me anë të një video-live ka uruar gjithë maturantët për provimet e maturës.
Basha shprehet se ka patur nderin t’i përfaqësojë për disa vite qytetarët e Elbasanit, ndërsa shprehet se ky qytet ka dhënë shumë për arsimin, me “Normalen” dhe mësuesit që ka nxjerrë.
“Sot dua t’ju uroj të gjithë maturantët suksese në provimin që ka nisur pak minuta më parë, nga qyteti i “Normales”, nga zemra e Shqipërisë, nga Elbasani, qytet në të cilin kam patur nderin t’i përfaqësoj disa vite në Parlamentin e Shqipërisë.
Elbasani i “Pedagogjikes”, i “Normales” që ka dhënë laq shumë për arsimin. Është vendi i përshtatshëm për t’i uruar gjimnazistëve të dalin sa më mirë në provimet e maturës.
Sfida juaj është të dilni sa më mirë në ëkto provime, sfida jonë është t’ju sigurojmë një të ardhme sa më të sigurtë dhe një ekonomi që të punojë për ju”, tha ndër të tjera Basha.
Filloi idioti me thenien, me mua kryeminister.Kush e degjon deri ne zgjedhjet e ardheshme.
Po mer koqe po, prit dhe nja 5 vjet. Se pa kalu 5 vjet ti nuk behesh kryeminister kurre.