Pas paktit për zgjedhjet, zbardhet urdhri i Bashës në Kryesi. I njëjtë si më 2017: Zgjidhni kandidatët për deputetë e kryebashkiakë

8 Qershor 2020, 09:33Politika TEMA

Kryedemokrati Basha kërkoi nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, duke nisur me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë.

Kryesia e Partisë Demokratike autorizoi sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhi, që brenda datës 15 qershor të paraqesin udhëzimin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe për deputetë.

Ndërkohë, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të fillojë më 15 qershor dhe do të përfundojë më 15 shtator, afatet për çdo fazë do të përcaktohen në udhëzimin që pritet të përgatisë Gazment Bardhi.

Menjëherë pas arritjes së dakordësisë për draftin final të Reformës Zgjedhore, kreu demokrat mblodhi dje në selinë blu Kryesinë e PD-së, ku fillimisht i njohu me të gjithë procesin e dialogut të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë, kreu i demokratëve njoftoi nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Më pas lista përfundimtare do të miratohet me votën e secilit prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

“Kur u dhamë shqiptarëve konceptin e Republikës së re, që në thelb është një raport i ri midis qytetarit dhe pushtetit, me zgjedhje të drejtpërdrejta të deputetëve, me zvogëlim të numrit të deputetëve, me ndryshim të balancës kushtetuese midis institucioneve, fuqizimin e qytetarit, eliminimin e partitokracisë dhe rikthimin te vlerat demokratike për të cilat u ngritëm 25 vjet më parë, kjo do të ndodhë edhe brenda Partisë Demokratike.

Fuqizimi i anëtarit do të thotë vendimmarrje ‘një anëtar një votë’, siç u shpreha kur dorëzova listën e deputetëve. Kjo duhet të jetë hera e fundit që lista dorëzohet nga kryetari. E që këtej e tutje duhet të jetë produkt i një procesi transparent, gjithëpërfshirës, me standarde dhe konkurrues për të evidentuar me votën e çdo anëtari të Partisë Demokratike më të mirët dhe për t’u bashkuar rreth tyre në betejë”, deklaroi Lulzim Basha më 15 korrik 2017.

Pas premtimit publik të Bashës pas zgjedhjeve të vitit 2017, Kuvendi Kombëtar e ktheu në një detyrim përfshirjen e anëtarësisë së Partisë Demokratike në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe ata për kryetarp bashkie, në statutin e miratuar në prill të vitit 2018.

Përpos propozimit për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie, kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Lulzim Basha, porositi Kryesinë që të jenë më prezentë në zonat e tyre. Sipas burimeve nga mbledhja e Kryesisë së PDsë, mësohet se kryedemokrati është shprehur se fakti që të gjitha bashkitë drejtohen nga kryebashkiakët e kandiduar nga maxhoranca, është penalizuese.

Po përmes burimeve mësohet se kreu i selisë blu është shprehur se drejtuesit lokalë kanë filluar të blejnë njerëzit e opozitës dhe mbështetësit e tyre, ndaj ai i ka kërkuar më shumë impenjim gjithsecilit në zonat e tyre. Prej 30 qershorit të vitit të kaluar, Partia Socialiste, përveçse qeverisë, drejton edhe 60 bashkitë e vendit, pasi opozita e bashkuar vendosi të mos hynte në zgjedhje, pasi nuk kishte garanci për zgjedhje të lira.

E vetmja bashki që drejtohet prej opozitës është ajo e Shkodrës, pasi atje kandidati i propozuar nga PS-ja nuk arriti të betohej para Këshillit Bashkiak, sepse ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Valdin Pjetri në Shkodër nuk ishte i vetmi që u penalizua nga ligji i dekriminalizimit, pasi edhe Agim Kajmaku në Bashkinë e Vorës e gëzoi shumë pak muaj pushtetin lokal, sepse edhe ai u shkarkua më pas nga KQZ-ja.

3 komente në “Pas paktit për zgjedhjet, zbardhet urdhri i Bashës në Kryesi. I njëjtë si më 2017: Zgjidhni kandidatët për deputetë e kryebashkiakë”

  1. lom deliu says:

    Nje verejtje Komandant Luli thote “perzgjidhni” jo zgjidhni me vote te lire e te ndershme kandidadet,
    sipas procedurave statutore e publike. vetem atehere mund te gjykojme se cilat jene prosedurat
    Lulashe .
    Perzgjedhje eshte seleksionimi dmth grupet e punes me salianh , çuni bari falliur Grida shkina e te tjere si ta
    nxjerrin serisht Listen e famshme te puthadoreve dhe atyre qe paguajne .

  2. Majmunet te dalin ne kene
    l te fillojne Cirkun

  3. Lida says:

    Ky Luli eshte kokrra e mashtruesit.Kur genjen as skuqet e as zverdhet biles genjen duke buzeqeshur.
    Beni listat thote e ne fund 1 ore para afatit dorezon ne KQZ lista te tjera.Kete e provuam ne te pakten ne Durres ne 2017.Prandaj dyshoj qe ky njeri do na marre ne qafe ne 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje