Deputetët shqiptarë janë ndër më të paguarit në rajon dhe pagës fikse të tyre u shtohen edhe pagat nga pjesëmarrja nëpër komisione të ndryshme parlamentare, si dhe shpërblime të tjera, si dieta, pagesat e qirasë, telefoni, karburantit e të tjera.
Në lidhje me përfitimet financiare të ligjvënësve herë pas here ka pasur debate nëse justifikojnë, apo janë në përputhje me standardin e shoqërisë. Vetë njëri prej deputetëve mendon se jo dhe për këtë ka dorëzuar në Kuvend propozimet e tij për të ndërhyrë në ligjin “Për statusin e deputetit” duke rishikuar me ulje rrogën dhe bonuset e tjera që parashikohen aty.
Nisma është e deputetit të opozitës parlamentare, Erion Piciri, që foli për Gazetën “Si”.
“Ky projektligj ka hyrë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, por nuk është marrë në shqyrtim nga Komisionet përgjegjëse. Ende nuk ka sinjale në drejtim të pozicionimit të deputetëve dhe nuk dua t’i paragjykoj në këtë drejtim. Shpresoj të reflektojnë ndaj argumenteve të mia dhe të tregojnë vullnet politik për të eleminuar disa privilegje, që janë në proporcion të zhdrejtë me stadin zhvillimor të shoqërisë shqiptare”, deklaroi zoti Piciri.
Çfarë mesazhi përçohet tek qytetarët reduktimi i pagës dhe benefiteve të tjera?
“Besueshmeria e Parlamentit, cilësia e parlamentarëve dhe perceptimi publik mbi efektivitetin e punës së tyre janë në kuota të ulëta në këtë periudhë. Një shkurtim page dhe heqje privilegjesh do të ndikonin pozitivisht në opinionin publik, duke i treguar shoqërisë se deputetët nuk janë të varur nga paraja, por të orientuar nga rezultati, mirëqënia kolektive dhe evolucioni i shoqërisë. Kur këta indikatorë të zhvillimit kombëtar mungojnë dhe Shqipëria renditet me vende të Afrikës dhe Amerikës Latine, Kuvendi reagon duke ndëshkuar vetveten. Përgjegjshmëria politike e kërkon të mos marrësh atë që nuk e meriton”, shpjegon më tej deputeti.
Por, a ekziston rreziku që reduktimi i përfitimeve financiare të deputetëve të mund të cenojë pavarësinë dhe t’i bëjë deputetët më vulnerabël në vendimmarrje të gabuara në Parlament? Piciri mendon të kundërtën.
“Besoj se pagat dhe privilegjet e larta ndikojnë negativisht në vendimmarrjet e deputetit. Për të ruajtur përfitimet përfaqësuesit sakrifikojnë principet dhe bindjet e tyre politike. Konformizmi partiak, heshtja dhe votimi në linjë partie janë në nivele të larta në Parlamentin shqiptar. Duke ulur benefitet kjo detyrë publike do të jetë më pak e kërkuar nga oportunistët dhe do të kthehet në një profesion të idealistëve me vokacion të qartë politik. Kështu i shërbehet më mirë interesit publik. Politikanin duhet ta udhëheqë pasioni, jo përfitimet e pushtetit. Janë të shumtë njerëzit e zot që nuk mund të hyjnë në Parlament se parapëlqehet profili i deputetit të përulur, që rend mbas favorit të postit se sa mbas luftës për të ndyshuar Shqipërinë”, shpjegon Piciri.
Nisma është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, por nuk ka kaluar për shqyrtim në komisionet parlamentare. Në relacionin shoqërues janë pesë pika objektiv i ligjit. Së pari ligji kërkon reduktimin me 30 për qind të rrogës bazë të deputetit, së dyti tërheqjen e pagesës 470 mijë lek të vjetra për karburant dhe telefon, së treti heqjen e mundësisë për strehim me kredi të buta, apo për të futur mallra pa doganë, së katërti heqja e pagës kalimtare deri në 3 vjet dhe barazimin e saj me të gjithë qytetarët shqiptarë që përfitojnë sipas vjetërsisë të parashikuar në Kodin e Punës dhe së pesti heqja e mundësisë së kurimit jashtë, kur këtë nuk e gëzojnë as fëmijët e sëmurë rëndë në vendin tonë.
“Në vendin ku rroga mesatare është 526 mijë lek të vjetra, rroga bazë e një deputeti nuk mund të jetë sa treshi i saj, 1 milion e 567 mijë lek të vjetra. Nëse i shtohen edhe pagesat ekstra për komisionet, karburanti, telefoni, dietat e të tjera përfitime, ajo shkon për një deputet të thjeshtë sa afro pesëfishi i rrogës mesatare në nivel kombëtar”, thuhet në relacionin e projektligjit.
Propozim I mire nga nje deputet qe nuk mendon si te xhvas.
Uroj qe kjo nisme te realizohet.Pervec kesaj mire do te ishte dhe zvogelimi I numurit te deputeteve.Mendoj se per nje territor te vogel si Shqiperia,numuri i 100 deputeteve mbase eshte me i pranueshmi,(70 direkt dhe 30 me korrektim kombetar)
Edhe forcat politike,te cilat nuk sigurojne nje perqindje te caktuar votash,pra nuk sigurojne nje deputet edhe nga korrektimi kombetar,nuk duhet te marrin para nga shteti…
Keshtu do rritet cilesia e deputeteve,zvogelohen partickat pa antare,por vetem me kryetare dhe ne fund kursehen shuma te medha financiare,te cilat fare mire mund te shkojne per sherbime shendetsore dhe arsimore…
Mos i hengershin o zot.Vetem per vete kane menduar keta batakçij.Bravo ju qe kini marre kete inisjativ.
O Z. Burgajeti !
Vetëm ti nuk duhet të flasësh ,të heshtësh ,ta qepësh gojën ,se vjen nga vendëlindja e Mbreti tradhëtar A. Zog –l-rë ,që merrte 500 mijë farnga Ar.
Kurse Zogu dallohet për tradhëti ,hajni ,kusari ,për harem luks e pasuri përrallore ku rrogën e kishte jo 500 mijë franga në vit ,por kjo shumë ndryshonte e shtohej me ligjë.Po të mos harrojmë vendimin e shtatorit të v. 1928 huanë e SVEA-s që i caktoi 500 mijë franga ari mbretit për ndërtimin e vilave mbretërore ,në Tiranë,Durrës e Shirokë (për të cilat në të vërtet u shpenzuan mbi 2 milon franga ar,përveç milona frangave për mëmën e mbretit,për princeshat ,dhe princat (pa harruar Lalë Krosin) në këtë datë parlamenti i mbledhur në orën 17 .00 nënë kryesinë e Ferid Vokopolës deputetët kishin propozuar njëzëri që ti jepeshin si dhuratë Zogollit çifliqet që ishin pronë shteti ,rrethi 1-Durrësit -Divjaka 3-Karavastaja 4-dhe Ramas Pervasi .Përcaktohej qartë se në çifligjet përfshiheshin shtëpitë ,godinat,garazhet,urat,livadhet,kullotat ,pyet dhe të gjitha detaje e tjera që të gjitha kalonin në prona private të naltëmadhnisë së tjë Mbretit tradhëtar të shqiptarve të varfër Zog i I -rë.por në kushtet aktuale diskreminimi i popullit varfër është marramandës ,në raportin 1 me 20 fish më shumë për deputetin kur në kohën e Legjendarit Enver Hoxha diferenca e pagave ishte 1 me 2-deri 3 fishë më shumë deputeti e politikani.Pra zhvatja sot është antinjerzore ,shtazarake e pa pranueshme.