Disa sugjerime miqësore për opozitën parlamentare

7 Qershor 2020, 16:17Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sigurisht që duhen edhe votat e opozitës së re parlamentare. Mazhoranca socialiste, e vetme, nuk i disponon 84 vota. Ose së paku, deri ditën e votimit, në teori nuk i ka ato. Si rrjedhim, votat e grupit të deputetëve që dolën nga listat e PD e LSI, janë vendimtare për t’i dhënë jetë marrëveshjes së arritur edhe me bekimin e faktorit ndërkombëtar.

Tri grupet parlamentare opozitare, zëri kryesor i të cilit është zoti Murrizi, kanë paralajmëruar votën kundër nëse nuk ndryshohet sistemi, duke u bërë me lista të hapura. Është e drejta e tyre të kërkojnë çdo gjë që ka të bëjë si për sistemin, si për rregullat e administrimit zgjedhor.

Megjithatë duhet thënë që ata sot për sot, pavarësisht se janë deputetë dhe vota e tyre është e njëjtë me atë të çdo deputeti socialist, nuk dihet se cilët përfaqësojnë përveç vetes së tyre. Duke qenë të përjashtuar nga PD e LSI, duke qenë të “mallkuar” nga elektorati i këtyre dy partive si tradhëtarë, nuk më duket shumë e arsyeshme që për çështje kaq madhore që shkojnë deri në ndryshime kushtetuese, ata të imponohen a thua se kanë 50 për qind të elektoratit nga pas.

Do ishte mirë që këto grupe opozitare të organizoheshin njëherë si parti politike. Të dinim se cili është statuti dhe programi i tyre politik dhe ekonomik. Të dinim se cila është qasja e tyre politike: majtas, djathtas, në qendër apo në ekstreme. Të dinim cili është lideri, cili është ekipi drejtues. Të shihnim sa do mund të shtriheshin në të gjithë Shqipërinë. Të shihnim sa njerëz do anëtarësonin në parti. Të shihnim si do organizoheshin në forume për të parë shkallën e tyre të demokracisë së brendshme që aq shumë e nxisin tek të tjerët

Pa bërë këto e shumë të tjera që njerëzit të dinë se më kë kanë të bëjnë, gjykoj se duhet të jenë më modest në artikulim për këto çështje. Disa deputetë që thjesht kanë krijuar tri grupe parlamentare dhe kaq, të thuash që ajo që mendon PS, PD e LSI është e gabuar, ku të tria ato zënë 95 për qind të vendeve në Kuvend dhe kjo që kërkojnë këta deputetë pa parti është zgjidhja më e mirë, nuk më duket logjikë e shëndoshë.

Në demokraci tonë përfaqësuese, vendos vullneti i shumicës. Pakica respektohet për mendimet e saj, po jo deri në shkallën që pa pasur ende ushtarë, të sillen si komandantë.

Nuk e kuptoj se përse zoti Murrizi (po e marr si emër të përveçëm sepse nga formimi politik është më i kompletuari prej gjithë deputetëve opozitarë), e ka problem që të hyjë në zgjedhje me këtë sistem që kemi tani? Ai pretendon se ka mbështetje në zonën e tij elektorale në Lushnjë. Po edhe po të jetë me lista të hapura, ai nuk i shmanget dot votimit për partinë.

Për ata që nuk e dinë, sistemi me lista të hapura e ka të ndarë në dy pjesë fletën e votimit. Në anën e majtë janë të renditura partitë politike, sipas shortit, nga numri 1 deri tek numri X i partisë së fundit. Në anën e djathtë renditen thjesht numrat nga 1 deri në 140, aq sa deputetë janë. Çdo numri i korrespondon një emër deputeti që është depozituar paraprakisht në KQZ.

Që një kandidat të fitojë si deputet, duhet që fillimisht votuesi të shënojë më parë emrin e partisë. Në rast se votuesit shënojnë me shenjë nr.1 tek emri i partisë, që mund të jetë p.sh. PS-ja, dhe nr.5 tek numrat e kandidatëve që mund të korrespondojë me numrin e zotit Murrizi në renditje, në fakt nuk del deputet zoti Murrizi, por kandidati me nr.5 i listës që përfaqëson Partinë Socialiste. Pra, kur votuesi voton partinë tek lista e hapur, ku është problemi që të votojë partinë tek lista e mbyllur ku zoti Murrizi është i pari në listë dhe rrjedhimisht fitues?!

Meqë jemi tek listat e hapura, është mirë të sqarohet se si i duan. Pra, përveç partisë do votohet vetëm një emër kandidati? Në këtë rast, çfarë ndodh kur shumicën dërrmuese të votave e marrin liderët, konkretisht Rama dhe Basha?!

Do ta bëjmë më pluraliste, pra t’i japim mundësinë elektoratit të përzgjedhë 3 apo 5 emra në listë, me qëllim që të mos kanalizohet vota vetëm te liderët? Edhe kjo formulë ka probleme. Kur një votues nominon më shumë numra se sa lejohet, vota do dalë e pavlefshme? Apo do llogaritet vetëm si votë për subjektin politik dhe më pas në bazë të tyre do futen deputetë sipas renditjes me lista të mbyllura nga lart-poshtë?

Sot, me listat e mbyllura, për çdo 1.5 milionë vota, numërohen 1.5 milionë fletë votimi dhe renditen partitë për aq vota sa kanë marrë. Me lista të hapura, përveç 1.5 milionë votave për partinë, do numërohen edhe 3, 5 a më shumë kandidatë të përzgjedhur për çdo fletë votimi, ku rankimi për të nxjerrë deputetët fitues do të zgjasë tmerrësisht shumë.

7 deri 10 ditë ne na zgjat numërimi i votave për partitë, të cilat do numërohen të parat. Llogarisni tani sa do zgjasë numërimi për së dyti i këtyre fletëve për t’i nxjerrë emër për emër deputetët fitues!!! Imagjinoni që do kemi sërish kamikazë politikë si komisionerë, atëherë nxirrini vetë përfundimet.

Edhe me lista të hapura, jo domosdoshmërisht deputetë do dalin të gjithë ata që votohen sipas numrit përkatës, por do të dalin deputetë edhe sipas një renditje paraprake njësoj siç e kemi aktualisht me listat e mbyllura.

Do ketë raste të tilla që të kemi deputetë fitues që do marrin 100-150 mijë vota dhe deputetë fitues me 2 mijë vota. Merreni tani me mend fodullëkun e të parëve ndaj të dytëve. Ec e përmbaje krekosjen e tyre sa nga foltorja e Kuvendit, deri tek studiot televizive. Çfarë do të ndodhë kur një biznesmen (mos o zot oligark), kandidat për deputet, të marrë vota më shumë se sa lideri i partisë që mund të jetë sipas rastit, kryeministër ose kryetar i opozitës?!

Deputetët e dalë me lista të hapura nuk i përkasin asnjë zone, sepse marrin vota kudo në shtrirje gjeografike dhe s’kanë ku japin “llogari”. Nëse do kemi ndarjen me 12 njësi elektorale me lista të hapura dhe një kandidat merr vota në rang qarku në Lushnjë, Fier, Mallakastër, Patos, Rroskovec, Divjakë, kujt zone do t’i shërbejë ai?

Lere pastaj nëse Shqipëria ndahet në 1 njësi zgjedhore dhe kandidati të marrë vota nga Vermoshi në Konispol, aty do jetë dilemë e madhe se si do t’ia dalë të përfaqësojë zërin e qytetarëve të 61 bashkive e të marrë kontakte me ta.

Ndaj duhet një sqarim publik, sepse po flitet shumë që deputeti i zgjedhur me lista të hapura do ketë më shumë lidhje shpirtërore me zgjedhësit e vetë.

Gjithsesi, duke i lënë mënjanë këto teknikalitete, që në fakt janë shumë të komplikuara dhe që për mentalitetin dhe realitetin tonë është mirë të mos futen kaq shpejt, dua ta mbyll me një apel për zotin Murrizi dhe të gjithë ata që kanë dalë flamurtarë të ndryshimit të sistemit dhe kanë synim për të marrë pjesë në zgjedhje. Formoni më së pari partitë tuaja, krijoni programin dhe ekipin me fytyrat kryesore që e përbëjnë atë, ngjallni besim se jeni një alternativë që mund t’ju besohet pushteti dhe pastaj ngrijeni me të madhe çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

26 komente në “Disa sugjerime miqësore për opozitën parlamentare”

  1. Shkodrani says:

    Mire o sejmen sa e ke rrogen o bythqir qe shkruan bashke me meron kryebuce e rames qe per pare shisni gjithcka sepse dinjitetin nuk e njihni fare hajde tung o pisa te kuq

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po ti o blu ne c’fare shpelle e ke mesuar kete lloj gjuhe !?!?! Aty do ju mbajme ne te “kuqt” pa pushtet dhe ne diell duke ngrene fara kungulli, sic jeni dhe vet..

      1. Vlora1912 says:

        Shkodra jam 100%dakord me tyr per sa i takon komentit.

        Edhe mund ta kurseje fjalorin e ashper.

        …..
        Ai Ketri qe shkruan nuk besoj se ka gjë të kuqe…
        Ai duket te jete nje b*lepires vulgar i Ripjelljes.

        Problemi me marrveshjen e fundit eshte se, Te kuq dhe blu, qe jane e njeta “Gjellë” i marr nga i njejti Gjiriz, por e servirur ne pjata me bojë te ndryshme, ështe se e varrosen mundesine qe Shqiptaret te zgjedhin perfaqsuesit e tyre.

        Me kete marrveshje, njesoj si ajo e 17 majit para 3 viteve, keta gjella e Gjirizit, i mohuan Shqiptarve te Drejten themelore Kushtetuese per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur.

        Dhe me e ndyra eshte se ca, si Ymeri, ky Ketrushi, njefar kapterr Peza dhe sahan-gjiriz lepirse të tjerë, po e Servirin marrveshjen si fitoreee…si sukses..

  2. Shaqo says:

    O shk. loce,
    Vereni ne pune koken, jo kembet.
    Ato qe thote Altini Jane llogjike, po ty ne Shkoder kush do ta dergoje kandidatin per ta votuar? Partia ose ndryshe at a jashte partive dihet te dalin te pavarur dhe nuk dihet sa do te perfillen.

  3. Edi says:

    O bythelepiresi i rames.o legen e plehre po dhe niveli juaj i gezetareve tedobet ndihmojne keta politikane plehra

  4. Zigur Qarri says:

    Edhe femijet e kan mesuar tani ne Shqiperi,se pa u zhbërë pakti i 2008-es Berisha-Rama,nuk mund ngrihet asnje force e re politke.
    Edvin D’Rama dhe Spartak Ngjela u bashkuan,megjithate nuk arriten dot as ta regjistronin Partine e tyre ne sistemin e vjeter,kurse
    Ilir Meta pati sukses.Ndersa me sistemin e ri deshtoi Bamir Topi ashtu si edhe Kreshnik Spahiu,megjithese paten shume votues.

    1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

      O zigo i zgjuari akoma nuk e ke mesuar qe me te hapura e me te mbyllura edhe sikur ne listen e hapur te jete ver llapa dhe prkrah tij te jete sigla pd ose ps,trushplaret do votojne ver llapen.
      Ma gezofsh murrizin mazllem te sulzotajt qe do te bej protoganistin qe ti premtojne ndonje cop te majme.

  5. Shqiptar says:

    Ketro KOVA E PUSIT .

    Na thuaj mo Ketro xhani, meqè kèta tè listave tè PD dhe LSI “nuk dihen se kè pèrfaqèsokan” ,, kè pèrfaqesojnè ata Gjiknurèt dhe Dhèndurèt e listès sè Ramès qè nuk i ka votuar askush por i ka pjellè sistemi i pallimit BERISHA-RAMA? A kanè figura tè tilla, mandat pèr tè vendosur rregullat e lojès se si votojnè shqiptarèt?
    Nxirre ca kokèn nga prapanica e Ramès, mo Ketro xhani. Pèrpiquni tè merrni frymè nganjèherè.

  6. Izvori says:

    Kasnecet qe ndjen parane e qelbur te tradhetise. Perse o legen analist nuk ben thirje per mbeshtetjen te enjten te opozites parlamentare,por krijon realsion tradhetie. O pjella te shemtuara,o vemje qe linu vetem ligesi,si nuk menduat njehere per popullin e varferuar,e vjedhur,e tallur nga kjo klase e ndyre politike.SISTEMI I NISI VEMJET,PO I PAGUAN,PO I MIKLON TE SHKATEROJNE SHOIRTIN E KOMBIT.HARAM,JU NUK JENI SHQIPTARE.

  7. The One says:

    E terrci e verrci. Sipas llogjikes tende Danimarca qenka keq, epo hajde mo, perse si ata di katandisemi edhe ne?? Jo or jo. He me te lumte per rradaken qe ke e na polle nji analize briliante. Keshtu qe nuk e duam sistemin danez qe na rekomandoje petendimi por na bej nji nder edhe na jep te drejte edhe neve diaspores te vitojme pastaj flasim perseri!

  8. Shenjestra says:

    Bravo Altin Ketro!Ke bere nje shkrim te shkelqyer.Ke bere jo vetem nje sesibilizim, por nje sqarim te madh, qe njerzit te kuptojn se ç’fare jane listat e hapura.Mos degjo ca komentues injorant si SHKODRANI apo EDI, qe nuk kane habere fare.Pra votimi me lista te hapura eshte xero.Do jete nje çoroditje e vertete per popullin.Votuesit nuk do dine ç’te bejne.Do behet nje rremuj e vertete.Prandaj, votimet eshte mire te behen siç i kane miratuar marrveshjen keshilli politik nen vezhgimin e ambasadoreve evropian dhe amerikan.Murrizi dhe te tjeret e kane gabim qe ngulin kembet per ndryshim sistemi.

  9. Nik says:

    Ligjerisht mareveshja vendoset ne parlament jo ne “keshill politik” jashte parlamentit prandaj te tjerat jane hidh uje ne hava! Sot per sot ate parlament kemi prandaj dhe vendimet meren aty Z. Ketrri qe kercen shpejt nga nje dege ne tjetren.

  10. Llaman says:

    Dmth, kur u votuan ligjet e fundit per reformen ne drejtesi deputetet opozitare ” perfaqesonin” aq sa duhej per 84 vota, tani ata nuk perfaqesojne gje- kjo logjike Katros eshte nje zero me bisht

  11. Shenjestra says:

    Mendoj qe,Kryesia e parlamentit ne bashkepunim me KQZ,te bjen dakord qe te futen perseri ne parlament deputet nga opozita jashte parlamentit,me qellim qe te plotesohen numrat per te plotesuar 84 vota e te miratojne reformen zgjedhore e miratuar para ca ditesh.Kjo duhet bere meqe opozita parlamentare nuk do qe t’a votoi dhe eshte kundra marrveshjes.

  12. luka says:

    Z. Ketro ke bere nje analize te qarte dhe ke zberthyer logjiken baze te secilt nga dy sisteme te votimit me lista te hapura dhe te mbyllura. Sa me shume nga keto analiza te qeruara nga çdo lloj politizimi, aq me pak komentues injorante dhe fyes do te kemi.

  13. Pd rrumpalla says:

    O shkërdhatat e SALPD, kini 8 vjet që ju pikturojmë me shurën e mëngjezit nga një sep i murit në cepin tjetër, po mirë hundët i kini të zëna, dhe nuk e ndjeni erën e qelbur, po gojën përse e mbani hapur, që të kënaqeni me pjesën tjetër të mëngjezit

  14. Artibr says:

    On nuk ju njoh fare ju z ketro por doja tju pyesja nese e dini programet e ps pb lsi ju flisni si edukus ajror edhe perse hidhni nje vote qore qe nuk njihni kandidatin beni nje hartikull ku thoni vetem titullat pa analiz pa asgje njesoj si nje qytetar i thjesh i thoni ligjevendesve votoni njeher pastaj shkoni per lesh jepni dhe konsulte ju me gjithate dukesh qe je nje plumb qor i rames bravo e fitove supen kur thot avokati ngjela.

  15. shkurt2014 says:

    Ky shoku qe ka shkruar,sigurisht duhet te jete nji njeri qe nuk e din kujt partie I perket,deri sa nuke e ka te qarte si erdhen ne parlament kta deputet qe sot jane opozita e ktije parlamenti.GJithsesi kta deputet sot per sot jane te vetmit qe munde te mposhtin kyt mashtrim me emrin reform zgjedhore.Kjo ishte e eshte,vetem nji marveshje e piste e 4 kater ujqerve te te vjeter,plaku I vicidolit,lir florir,edvin narkomani e luli basha.Kta deputet jane e vetmja shpres duke mose votuar marveshjen e tyre te piste,tju imponojne per ndryshimin e sistemit zgjedhor,qe populli munde te votoje te aftit intelektualte e vertete mbas 76 vitesh poshtrim e vjedhje votash nga komunistat,spiunt e te pa aftit,me bandat e tyre.

  16. Zigur Qarri says:

    Myslim Murrizi
    Nje pergjigje per Altin Kreken
    I dashur Mik!
    Para se te japesh “ receta” ben mire te lexosh ligjin zgjedhor qe kemi.
    Une kam kandiduar dhe apsolutisht do te kanidoj me nje liste me vete,jo vetem ne qarkun Fier,por besoj dhe shpresoj ne gjithe Shqiperine.
    Por kush do i numeroj votat e mia Altin??
    Ata qe mi vodhen ne vitin 2001 tek zona e Dushkut?
    Ata qe mi vodhen ne vitin 2005 kur shpallen “ fitues” me 24.7 %nje deputet?
    Ata qe vodhen dhe masakruan votat e te gjithe partive te vogla ne vitin 2009 dhe jo pak Altin,por 230 mij vota te partive te vogla u perkthyen ne mandate per PD dhe PS??
    A e di ti Altin qe ne qarkun Kukes duhen 33.3 % te votave per nje mandat ndersa ne qarkun Tirane duhen 3.2%???
    A e di ti Altin se me kete ligj dhe sistem zgjedhor mund te marresh 60 mij vota ne gjith Shqiperine dhe nuk mumd te marresh mandat????
    Se ke perfaqesoj une Altin,hajde pyet ATA qe me kane votuar, bile ftoj edhe ata qe te duken si lidera qe te vijne atje perballe ne vitin 2021 dhe sejcili te peshoj veten sesa vlen.
    Ndryshimet kushtetuese i quan herezi??????
    Po pse nuk ke folur deri tani Altin kur brenda 6 muajve te fundit jane bere 3 ndryshime,siç ishte ajo qe gjygjtaret e kushtetueses te betohen ne parukeri???
    Po kur ne date 21 prill u ndryshua per 10 min kushtetuta qe solli kete arrogance dhe perjashtoi Shqiptaret nga zgjedhja me VOTE??
    Po pse Oerdi dhe Vasili çfar perfaqesojne sot sipas teje Altin????
    Perfaqesimi matet dhe ndryshon sipas zgjedhjeve te radhes Altin jo sipas asaj radhe qe mban mend ti Petriti,Oerdi,Damiani,Rama apo Basha, se po te jete keshtu nuk ka nevoj te bejme zgjedhje çdo 4 vjet,por duhet te mbajme mend zgjedhjet e vitit 1991 ose ato te 22 marsit 1992.
    Sipas zgjedhjeve te fundit Altin te 30 qershorit 2019;a mund te me thuash se çfar perfaqeson PD dhe LSI???????
    NE PO KERKOJME LISTA TE HAPURA KOMBETARE DHE PRAG ELEKTORAL NATYRAL ALTIN,qe sejcili te marre aq mandate sa vota merr.
    NE po kerkojme ADMINISTRATE ZGJEDHORE Altin,qe te mos vjedhin vota ata qe presin te futen ne pune Polic,Kryeplak ose Roje pyjesh.
    NE po kerkojme te votojne EMIGRANTET Altin,se edhe ATA jane shtetas SHQIPTARE dhe ju takon kjo e drejte sipas KUSHTETUTES.
    Une dhe grupi parlamentar qe sot drejtoj Altin,jane ANTI KOMUNISTE dhe kundra Qeverise Rama, kundra pazarit Rama-Basha-Meta per te perjashtuar Shqiptaret nga e drejta per te ZGJEDHUR ME VOTE ATE PERFAQESUES QE DUAN.
    Pastaj ti Altin,pse vihesh ne merak kot se Ti e ke partine e “ zemres” te ngritur dhe ne kembe prej 75 vitesh o Mik,keshtu qe mo u hallakat per programin TONE.A mund ta di Altin se sa here ke votuar Ti sipas programeve qe ke lexuar???
    A mban mend ndonje program politik te ndonje partie qe ke lexuar dhe sa e kane zbatuar pas 4 vitesh qeverisje?????
    NE NUK VAREMI PREJ ATYRE QE KANE KAPUR PREJ FYTI SHQIPTARET Altin dhe nuk pjerdhim as per “ receta” ENUKESH te kujdo profesioni qofshin.
    Ne po kerkojme te shkojme para QYTETAREVE altin dhe ATA pastaj te kene te DREJTE te ZGJEDHIN ME VOTEN E TYRE SEJCILIN NGA FYTYRAT TONA,te pista te urryera ose te ndyra e te njollosura nga kjo politike bastarde dhe hipokrite.
    UNE DHE KOLEGET E MI Altin,DO TA PRANOJME ME KENAQESI ME “QETESI DHE DASHURI “ÇDO VENDIM TE QYTETAREVE ME VOTEN E TYRE NE VITIN 2021 ,POR TE MOS NA I NUMEROJ VOTAT AS DAMIANI i çunave problematik,AS LSI E PEÇES dhe e burses per vote, e AS OERDI i konvertuar ne “ demokrat” se Mami dhe Babi i tij ka numeruar vota per Vangjush Dakon dhe i ngaterron votat e PD e i lexon si vota per PS Altin Kreka.
    Kaq per sot Altin.
    Po ke nevoje per me shume sqarim,konsultohu dhe me Lorencos Evangjelios dhe i thuaj qe deputeti M. M ti heq ato qe Damiani,Oerdi
    dhe Petriti ja veshen “ reformes” e ti zbath nga koka si flamur.

  17. Emigranti says:

    Janë bere partitë politike prona private të kryetarit. Nëse nuk i bindesh përjashtohesh nga partia. Prandaj kemi shumë politikanë që rrinë në shtëpi.
    Listat e hapura rrisin demokracinë në Shqipëri.

  18. katarakti says:

    Murrizi, Gjoni, Rudina Hajdari dhe koleget e tyre do t’i benin një sherbim të madh shoqerise dhe demokracise shqiptare duke mos aprovuar marreveshjen e nenshkruar nga Basha me Ramen. Ata mund të konsiderohen sot pa frike si zëri dhe perfaqesuesit autentikë të zgjedhesve shqiptarë. Do të mbeten në histori nëse nuk perkulen para sulltanëve eunukë dhe të poshter si Rama dhe Basha. Sistemin e ri zgjedhor e kerkon e gjithë shoqeria shqiptare. Që i ka ardhur në majë të hundes nga sulltanet e partive që emerojnë per kandidatë për deputetë njerez pa asnje reputacion, aftesi, ndershmeri, atdhedashuri etj etj. Ky ketri eshte thjesht një bythëlepires i neveritshem. Ka javë tê tëra qe “lufton” që të mos ndryshohet sistemi zgjedhor. Ose eshte idiot me patentë ose eshte i paguar.

  19. I zgjuari says:

    Ja modeli im ne mbeshtetje te listave te hapura:
    1. Numri i deputeteve ne kuvend te zbrese nga 140 ne 100. Pra gjithsej do te jene 100 deputete.
    2. Kandidati per deputet duhet te jete mbarekombetar dhe jo zonal;
    3. Votuesi ka te drejte te propozoje vetem 1 emer kandidati qofte nga nje parti politike apo i pavarur, pra individ. Nese eshte individ i pavarur duhet paraprakisht te plotesoje disa kritere per tu bere pjese e listes se kandidateve.

    A ka me thjesht se kaq?

  20. ketrushi says:

    Dakord me ty Ketro, por ata kane voten. Kete nuk e mohon dot, por edhe me force nuk i detyron dot ta japin atje ku duan te tjeret.

  21. Llaman says:

    Disa sugjerime per Altinin Ketron.
    Apologjia e kryetraokracise nuk e nderon si gazetar
    Njohurite per lista te hapura te Ketros jane te mangeta. Sipas modelit grek psh printohen aq flete votimi sa jane partite pjesemarrese, cdo parti ka listen e vet . Lista ka psh ne nje zone elektorale 16 deputete qe duhen te zgjidhen. Atehere votuesi do marre ate flete votimi te partise qe desheron dhe do perzgjdhe nga lista me 16 vete vetem 5 emra. Ne kete menyre kryetari i partise nuk vendos se cili do zgjidhet deputet, njekohesisht cdo kandidat per deputet ne nje zone ka nje numur te caktuar votash. Ky numur eshte aq me i madh , sa me popullor te jete kandidati, pra behet vleresimi real si percetohet nga populli cdo kandidat. Nqs dikush ka marre ne nje zone 1500 vota, kurse nje tjeter merr 100 vota, kjo ndihmon partine ne seleksionimin e figurave reale nga figurantet qe pelqen kryetari. Kjo ben qe kandidatet qe nuk fitojne te mos ja faturojne humbjen kryetarit, por dobesise se tyre. Kjo ndihmon qe cdo parti te fuse ne liste figura serioze dhe jo karagjoze tip Mziu.
    As keto gjera te thjeshta nuk kupton z. Ketro?

  22. Doni me per Belulin? says:

    MIqesor Ketri? Po ai duket nje km larg qe eshte nje garuzhde ne kazanin e Meros dhe ai dihet se cfare corbe gatuan. Nese keta deputete nuk perfaqesojne elektorat, atehere perse i joshi Rama dhe i pranoi ne Parlament? Po deputetet e Rames ke perfaqesojne? Ketrat, Ballat apo Spiropalat? Perse vazhdon ky parlament i Ramsesit kur qenka plot me deputete qe nuk perfaqesojne kerkend? Perse nuk behen zgjedhje te parakohshme? Pres pergjigje nga Ketri.

  23. Doni me per Belulin? says:

    MIqesor Ketri? Po ai duket nje km larg qe eshte nje garuzhde ne kazanin e Meros dhe ai dihet se cfare corbe gatuan. Nese keta deputete nuk perfaqesojne elektorat, atehere perse i joshi Rama dhe i pranoi ne Parlament? Po deputetet e Rames ke perfaqesojne? Ketrat, Ballat apo Spiropalat? Perse vazhdon ky parlament i Ramsesit kur qenka plot me deputete qe nuk perfaqesojne kerkend? Perse nuk behen zgjedhje te parakohshme? Pres pergjigje nga Ketri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje