Shkëlzen Berishës e Ermal Mamaqit iu hoqën patentat nga policia, ironia e Braçes: Nuk i do njeri njerëzit e famshëm, do ikin në Gjermani tani

7 Qershor 2020, 12:24Politika TEMA

Mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë- Elbasan, policia i ka hequr patentën djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishës.

Ai po udhëtonte me shpëjtësi 127km/h me makinë e tij tip “Benz S320”, ndërsa patrulla e ka ndaluar dhe i ka marrë lejen e drejtimit.

Po mbrëmjen e djeshme patenta i është hequr edhe moderatorit Ermal Mamaqi, i cili po udhëtonte me shpejtësi 120km/h me mjetin e tij tip “Renault”.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ndërsa zv.Kryeministri Erion Braçe ka ironizuar në rrjetet sociale.

“Pa fjale! Nuk i do njeri njerezit e famshem ne kete vend! Do ikin ne Gjermani tani”, shkruan Braçe, duke i bashkëngjitur edhe lajmin e heqjes së patentave të dy personazheve të njohur në Shqipëri.

 

 

Pa fjale! Nuk i do njeri njerezit e famshem ne kete vend! Do ikin ne Gjermani tani!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

9 komente në “Shkëlzen Berishës e Ermal Mamaqit iu hoqën patentat nga policia, ironia e Braçes: Nuk i do njeri njerëzit e famshëm, do ikin në Gjermani tani”

  1. Labinoti says:

    Xeni ne fakt se bashku me Erm……n po shkonin ne vendin ku vrane S.Olldashin dhe donin ta kalonin shpejte ate sepse ndersa i pari eshte ne krim familjar per te i dyti si ka marre thesin nga Berisha per mos ndjekje te aksidentit!Ndaj kane dashur ta kalojne shpejt kete pjese dhe une jam i mendimit qe te falen pasi kushdo kur kalon tek vendi i krimit don te largohet pernjhere!

  2. Tullaci says:

    Cuna kurva e lepirsa Njeri mbas babit tjeter duke lepir politikant si kurva te dy ,bravo police

  3. Taipi says:

    Sokoli me 40km vdiq .ky me130 km se gjen gje Kot nuk thone sbie rrufeja ne hale

  4. Aleksander says:

    Keta te dy jane Bisnes Lesha ne Shqiperi?

  5. Bureto says:

    Ne këtë rast leja e drejtimit (patenta) hiqet per maksimumi 6 muaj. Por sipas Kodit Rrugor, kjo shkelhe ndeshkohet edhe me 300.000 lekë gjobë si dhe me uljen e 8 pikëve nga patenta. Do t’i aplikojë vallë policia rrugore këto, në kompetencë të së cilës jepen këto ndëshkime, ashtu siç nuk ngurojnë t’ua venë fakir-fukarenjve?!

  6. Sociologu says:

    Kur s’kan c’ti bejme gomarit I bien samarit.
    Heqja e patetave te “qytetareve” shqiptare arritje e madhe e qeverisjes se zvkryeministrit.
    Bravo Brace!
    E meritoni nje qeverisjes te trete mbas heqjes se patentave.
    Se I biri I kurves kur vret femijet ne Gerdec,pushteti nuk ka kompetenca.
    Kur nget makinen me 120km/h, pushteti socialist ne krye te detyres.
    Prokuroria eshte krahu I djathte I kryeministerit.Gjykatat Jane te pavarura.
    Demokratet kete gje e dine shume mire.
    Ju si merhuma qe jeni, drune ne byth do merrni ne zgjedhjet e ardheshme.
    Nuk dini te ndertoni nje shoqeri sociale,politike,ekonomike apo edhe morale.
    Ah..Po.
    Dini mire the beni punet e komunales dhe te krenoheni

  7. Petrit says:

    Kur te “ ironizon “ edhe gjigandi braçe. ???

  8. h says:

    Sepse ju braçe jeni po aq hajdutë dhe korruptuar si ata.
    Ndryshe do bënit ligje të drejta kundër hajdutëve dhe korruptuarve.

  9. Doganjer karmadh says:

    O braçe o baxhelle pse nuk vjen me te dogana te shikosh si e katandise. ???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje