Firmosi marrëveshjen për “Zgjedhoren” pa pyetur kryesinë e PD, bën sikur po përgatitet për zgjedhje parlamentare e vendore. Basha: Përzgjidhni kandidatët

7 Qershor 2020, 11:54Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i propozoi sot kryesisë së forcës më të madhe të opozitës nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Në kushtet kur ka firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore pa përfituar asgjë dhe për më tepër pa pyetur as kryesinë dhe as Këshillin Kombëtar të PD, sot në kryesi kërkon ta kalojë situatën duke bërë sikur po përgatitet për zgjedhje parlamentare dhe vendore bashkë.

Vendiminin Basha po e paraqet si një risi risi për politikën, pasi për herë të parë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.

PD po zbaton parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.

2 komente në “Firmosi marrëveshjen për “Zgjedhoren” pa pyetur kryesinë e PD, bën sikur po përgatitet për zgjedhje parlamentare e vendore. Basha: Përzgjidhni kandidatët”

  1. Sokoli says:

    Babale partia po përgatitet për zgjedhje.

  2. KY KA LIND I DESHTUAR SI NJERI

    BOSHA ESHTE THJESHTE NJI FAKE TIPP

    PD-ja i ka perfaqsuesit e vet ne Parrlament
    ky eshte jashte Politike por bon sikur
    gju Topa ne nji fushe pa Porta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje