Ambasadori i OSBE heq kostumin e diplomatit pas përmbylljes së "zgjedhores": Fotografohet duke shëtitur në Tiranë

7 Qershor 2020, 18:58Politika TEMA

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernard Boschard është fotografuar duke ecur në rrugët e Tiranës i pa shqetësuar, me kufje në vesh dhe çantë të vogël në sup.

Pa kostumin dhe kravatën që e shoqërojnë në daljet publike, duket se Boschard është çlodhur pas shumë ditëve të gjata në angazhimin për arritjen e një kompromisi mes palëve në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

Prezenca e OSBE është kujdesur veçanërisht për mbledhjet e Këshillit Politike, madje duke paguar dhe sallat për zhvillimin e këtyre mbledhjeve.

Por, Barchard ndryshe nga ambasadorët e tjerë që kanë marrë pjesë në takimet e fundit, të cilët kanë bërë deklarata të njëpasnjëshme, ka qëndruar larg vëmendjes së mediave.

Kjo duket më shumë një zgjedhje e tij pas qëndrimeve të ashpra të opozitës ndaj tij, si dhe shpalljen “non grata” nga zyra e Presidentit Meta me arsyetimin se ka vënë në disktuim dekretin për zgjedhjet e qershor 2019.

Bernard Boschard ka një karrierë të gjatë si diplomat në trojet shqiptare. Para se të shkëmbente si ambasador i OSBE-së në Shqipëri, ai ka qenë ambasador i Gjermanisë në Tiranë, ndërsa në Kosovë ka shërbyer si shef i EULEX-it.

1 komente në “Ambasadori i OSBE heq kostumin e diplomatit pas përmbylljes së “zgjedhores”: Fotografohet duke shëtitur në Tiranë”

  1. Laku says:

    KY ESHTE AI QE I THA SHQIPTAREVE ME GISHT IK QIUNI.UN THASHE SE E HOQEN KETE PLEHREN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje