Lesi përgënjeshtron largimin e Ben Blushit nga TCH (si ndryshoi historia e ish-armikut të Ramës)

8 Qershor 2020, 10:55Politika TEMA

Një portal periferik, fliste një ditë për largimin e mundshëm të Ben Blushit nga Top channel.

Nikoll Lesi, mik i hershëm i Blushit, e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Sipas tij, më kollaj largohet Rama nga Qeveria, se Blushi nga Top Channel.

“Një lajm po qarkullon në disa portale të sponsorizuara nga kundërshtarët e Ben Blushit.

Kundër Ben Blushit që nga dita që është drejtor i Top Channel janë shkruar me shumë se 2 mijë tituj portalesh në dy vjet apo disa dhjetra në ditë, pothuajse të gjitha shpifje të sposorizuara nga rivalë apo ish miq të lodhur apo njerëz që kanë përfituar dikur nga TCH.

Gjithë këto sajesa në fakt janë anormale duke marrë parasysh se Ben Blushi nuk është më në politikë dhe nuk ka më interesa publike në duart e tij.

Që nga dita që është larguar nga politika në 2017 Ben Blushi as ka folur, as ka shkruar më, por është kthyer në një menazher biznesi, çka i shton edhe një element me shume CV të tij të pasur si gazetar, kryeredaktor, këshilltar, prefekt, zvministër, ministër, deputë, kryetar partie dhe shkrimtar.

Kjo e sotmja ishte një shpifje më shumë. Nga burime të “KOHA JONE mësohet se Ben Blushi ka një projekt afatagjatë me Top Channel dhe për të gjithë ata që sot kanë marrë pak famë nga sajesa sipas të cilës ai do largohet nga Top Channel duhet të dinë se me kollaj largohet Ed Rama nga qeveria se Blushi nga Top Channel”, shkruan Lesi.

Kujtojmë që Ben Blushi, pas pjesmarrjes në zgjedhje me partinë “Libra”, vendosi të heqë dorë nga politikë, për t’u bërë drejtor i Top Channel.

Ai u mor nga TCH, që atëherë kishte nisur një fushatë agresive ndaj Ramës, të ishte edhe më i egër dhe opozitar me kryeministrin.

Por me ardhjen e tij në krye të TCH, vrulli opozitar i këtij televizioni ndaj Ramës ra ndjeshëm dhe tashmë “armiku” Blushi shihesh shpesh të hyjë e të dalë nga Kryeministria.

Për këtë arsye, nga “hero” i mediave pranë PD-LSI, që ishte kthyer gjatë opozitarizmit ndaj Edi Ramës, Blushi muajt e fundit është kthyer në një prej personazheve më të sulmuar nga ana e këtyre të fundit.

(TemA)

9 komente në “Lesi përgënjeshtron largimin e Ben Blushit nga TCH (si ndryshoi historia e ish-armikut të Ramës)”

  1. ndrea says:

    Qeni LESI eshte me i zgjuar se Nikoll LESHI, ky person eshte i tredhur i mbaruar dhe tani eshte bere serbil i kryehajdutit qe Rama e beri presideni Like FLORIRIT shpellarit nga Skrapari dnalit te komisarit te PPSH.

  2. Agimi Diber says:

    O Nikoll Lehsi ty nuk te besohet per asgje. Ku i ke votemet.ku i ke lufterat ne shqiperi o vulehumburi. Ty nuk te beson me as familja juaj. Turpi i botes je ti.

  3. Sqepari says:

    Miq… Pefff keta u ndane duke u share nga grate e mamate. Blushi iku nga koha dhe themeloi Independent.

  4. Labi says:

    ” Jeta është llogari , Olimbi! ‘ dhe kjo thënie nga “Karnavalet e Korçës” është një sintezë e mrekullueshme për autorin hipokriy e këtij shkrimi. Kur Blushi, Rama dhe të tjerë që i dhanë dhjetra mijëra kopje gazetës “Koha Jone” me të cilat Nikoll Lesi u bë i pasur e ndërtoi kulla redaksie në mes të qendrës së Tiranës, ta ishin thjesht jo mbështetësit e tij, por gazetarë të talentuar e pasionantë të së vërtetës. Ai që ndryshoi e flirtoi qe pikërisht lezhiani që herë u bë me PD që e shante, herë me PS që po e shan dhe tani me LSI që do ta shaj. Ky karakter njerëzor i neveritshëm nuk mund të vlejë për mbrojtje për intelektualë të shquar të brezit të mesëm të këtj vendi. Lëre Blushin në punën e tij se e di vet ai se si i zgjidh punët! Shiko të botosh ndonjë fjalim programatik të Petrit Vasilit dhe të shkruash dacibaot e tua të famshme për të fituar ndonjë vend deputeti në zgjedhjet e ardhshme!

  5. H says:

    3 ushujzat e infektuara që thithin linfën e kombit.

  6. sopiqoti says:

    Se do te largohet Blushi nga TOP-Chanel na plasi prapanica.Llafollog edhe AI eshte,ne grupin e “brockollitersve”ben pjese.

  7. Ilo says:

    Hani noiçik shalqi aty, mos e rruni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje