Dialogu me Serbinë, Hoti: Angazhohemi për marrëveshje që do të rezultonte me njohje të ndërsjellë

9 Qershor 2020, 16:28Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar të martën ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i ka treguar se qeveria e tij është e përkushtuar që të punojë për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Në një komunikatë për media, të lëshuar nga Zyra e Kryeministrisë, është thënë se të dy zyrtarët kanë theksuar se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm.

Sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë, kryeministri Hoti ka thënë se dialogu do të zhvillohet duke u bazuar në principe të qarta që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e angazhuar për një marrëveshje që do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë.

Abbott në anën tjetër është cituar të ketë thënë se Britania e Madhe do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, si vende partnere në projekte të përbashkëta, të cilat synojnë zhvillimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, ekonominë dhe meritokracinë në rekrutime.

Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

3 komente në “Dialogu me Serbinë, Hoti: Angazhohemi për marrëveshje që do të rezultonte me njohje të ndërsjellë”

  1. SHKELZENI says:

    HAAA DULLA ESHTE I FORTE NJOHJE RECIPROKE DO TE THOTE QE KOSOVA TE NJOHI SERBINE .
    NESE KOSOVA NUK E NJEHE SERBIN CFARE DO NDODHI I NDERUAR DULL DO TA LARGOJNE NGA OKB NGA EUROPA NGA BALLKANI .TE KERKOSHE NJOHJE PA KOMPROMISE SHOKU DULLE ESHTE HUMBJE KOHE DHE POLITIKA BOTERORE NUK DO PRESI SHUME DO T’JU VENDOSI PERPARA NJE ALTERNATIVE OSE BRENDA SERBISE OSE TE NDAHET KOSOVA .
    DHE NE KETE HISTORI SERBIA DO FITOJE , SERBIA NUK E DO KOSOVEN SHQIPTARE AJO DO PJESEN SERBE QE NE NJE GJYKIME LARGEPAMES ESHTE NE INTERES TE SHQIPTARVE PASI ETNITE E HUAJA TE SJELLIN GJITHMONE PROBLEME SI GJUHA E DREJTA E TYRE E TE TJERA PO UNE KAM FRIKE MOS KA HILE TE TJERA PER KISHAT MANASTIRET SERBET QE JANE NE THELLESI TE VENDIT ENKLAVAT SERBE .
    UNE PERSONALISHTE NUK SHIKOJE ZGJIDHJE .

    1. Sy hapuri says:

      I dashur Shkelzen:
      1-“Bisedime per njohje reciproke”, do ishte me mire sikur te thuhej “bisedime qe Serbia te nenshkruaj njohjen e Kosoves si shtet I pavarur”. Kjo do ishte me afer te vertetes. Sidoqofte, nuk eshte ndonje gabim parimor apo kunder interesave tona qe ne kete mesele te pranojme edhe slloganet perendimore.
      2-Ke plotesisht te drejte kur thua qe “ne nje gjykim largpames eshte ne interes te shqiptareve” qe Serbia te marri pjesen ku serbet perbejne shumicen. Une ndaj me ty te njejtin ide me nje ndryshim te vogel qe edhe ne te marrim pjese nga Serbia, ku shqiptaret perbejne shumicen. Kjo ne thelb ka qene edhe kuptimi I slloganit “shkembim territorresh” qe u hodh poshte nga ne. Ne thelb ajo u sabtua nga Merkel se Merkel nuk do problem per Evrope. Sic deklaronte ajo, Merkel nuk do te hapet “kutia e Pandores”, per te cilen ka plotesisht te drejte. Sidoqofte po te ishte se ajo nuk do ksh gjetur mbeshtetje ne Kosove nga patriotet e tipit Hradaini dhe me vone nga spiunet e fshehur si “patriote” te tpit Kurti dhe Sali Berisha, ne sot do kishim arritur marreveshjen dhe Merkel do e pranonte zgjidhjen tone.
      3-Ti edhe per pjesen e trete ke te drejte. Tashme nuk vihet me ne diskutim “shkembimi I territoreve”. Tema e bisedimeve do perqendrohet ne “te drejtat e njeriut,” qe ne thelb ishte dhe shkaku u sulmit te NATOS ndaj Sebise…Kam mendimin se varjanti i shkembimit te territoreve” ishte variant me i mire dhe ne na hapej prespektiva e bashkimit kombetar. Varjanti I “te drejtave te njeriut” eshte i pranueshem, por ne fund do I thote bashkimit kombetar “mirupafshim mbas te vjelave”. Kosova rrezikohet te behet nje shtet jo funksional, ku Serbet do kene te drejta kushtetuese. Ata asnjehere nuk do japing voten qe Kosova te bashkohet me Shqiperine. Ketu na coi “patriotizmi” i Kurtit. Sidoqofte, ne kete kontekst nenshkrimi I marreveshjes per “njohje reciproke” duhet te arrihet. Lufta do jete ne “detaje”. Delegacioni yne duhet te perqendrohet ne shmangjen e rreziqeve qe serbet e Kosoves te vendosin per fatin tone dhe Serbia te kete te drejta eksluzive(ashtu si permend edhe ti per manastiret dhe kishat “serbe” ne Kosove). Lufta nuk do jete e lehte. Mbi te gjitha ne nuk duhet te dalim nga bisedimet dhe tja leme ne dere Serbit fajin per deshtimin e bisedimeve. Une personalisht besoj ne fjalet e para ca kohe te Vuciqit kur tha se ai “asnjehere nuk do nenshkruaj njohjen e pavaresise se Kosoves, pavarasisht nga cmimi qe Serbia do pagoje”. Ketu I dashur Shkelzen duhet te mbeshtetet platform jone si varjanti I fundit i joni. Po qe se ne nuk na leverdise marreveshja le te leme Serbin te dale nga bisedimet ose te mos e aprovoje marreveshjen ne referendum. Kjo do e linte Vuciqin si “peshku ne te thate” jelloj si ne Rrabuje …
      E vetmja frike e imja eshte se spiunet e Serbit dhe dallkauket e popullit tone jane shume te fuqishem. Kjo mund te na coje ne nje variat te trete qe do te favorizonte plotesisht Serbin. Varjanti i trete do jete qe Amerika, Evropa dhe Rusia, nepermet Keshillit te Sigurimit te OKB, te gjene zgjidhjen. Kete e ka prpozuar kohet e fundit Rusi. Fatkeqesisht politikanet tane jane ne nivel foshnjor dhe populli I dalldisur nga fjalet e medha “patriotike”…. Une e kuptoj qe nuk eshte e lehte qe “dhimbja” te kethehet ne “force”, por eshte pikerisht kjo qe I kerkohet sot Kosoves dhe jo fjalet e zbrazeta me nje “patriotizem” deshtak qe i japin mundesi Serbit te na verdise sic I do bytha.

  2. ShkoDrani says:

    Rob pa shtylle kurrizore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje