Heqja e reciprocitetit, Vetëvendosja thërret në interpelancë kryeministrin Avdullah Hoti

9 Qershor 2020, 18:35Rajoni TEMA
Heqja e reciprocitetit, Vetëvendosja thërret në interpelancë

Lëvizja Vetëvendosje nuk është dakord me heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe për këtë thërret në interpelancë në Kuvend, kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin.

Hoti firmosi reciprocitetin e vendosur nga Albin Kurti, teksa Vetëvendosje në kërkesën dorëzuar Kuvendit shkruan se barazia është parakusht, ndërsa reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës  me Serbinë.

Kerkesa e Vetevendosjes: 

Reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve. Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çdo formë tjetër ndërveprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetë ndryshe përpos se reciproke.

Barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. 

Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime.

Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës.

4 komente në “Heqja e reciprocitetit, Vetëvendosja thërret në interpelancë kryeministrin Avdullah Hoti”

  1. Sy hapuri says:

    Reciprociteti pi uje me shtetet qe njohin njera tjetren. Nuk mund te kete reciprocitet me Serbie, sepse Serbia nuk e njeh Kosoven. Reciprociteti I Albinit ishte demagogjia e tij per te ndihmuar Vuciqin te mos merrte pjese ne bisedime. Reciprociteti i Albinit ishte thjeshte nje monolog me fraza patriotike qe ne thelb zbatoi platformen Serbe per te bere fajtor shqiptaret, per deshtimin e bisedimeve. Tashme dihet burimi I dyshimte I kesaj “teorie”. Fatkeqesia eshte qe vepritaria armiqesore e reciprocitetit ka qorolepsur “idjotet” qe vazhdojne te ngulin kembe ne ndihmen qe duan ti japin Serbise per te sabotuar bisedimet. Spiunet e serbit ne menyre perfekte shfrytezojne dhimbjen tone per krimet qe ka bere Serbi ne Kosove, per te ndermare hapa te njeanshme dhe bere armik me Ameriken, Evropen dhe Shqiperine. Ky do ishte suksesi me i madh i reciprociteti te Albinit sepse Serbia do ishte shume me afer endres se saj pere tu kethyer ne Kosove. Ata qe ndjekin lajmet nga Serbia e verejne se politika Serbe tash me eshte konfjuze, sepse ajo nuk do bisedimet dhe nenshkrimin e njohjes se Kosoves. Albini vazhdon punen e tij ne te njejtin drejtim. Me sa duket Serbia akoma nuk e ka marre vehten nga grushti i fundit dhe akoma nuk ka derguar orjentimet e reja agjentures se saj ne Kosove. Ao thjeshte ka dhezuar se asgje nuk ka ndryshuar. prandaj dhe Kurti vazhdon me reciprocitetin.

  2. Baliu says:

    Me heqjen e reciprocitetit Serbise i jan lene duart e lira qe (mbas gjenocidit dhe luftes se humbur) edhe ajo te fitoj diqka (shumqka), vetem me kusht te “normalizimit” te raporteve, e jo edhe njohejn e pavarsise se Kosoves. E kur Serbia ta operon Kosoven, atehere edhe ato rreth 100 shtete qe e kan njofte pavarsine e Kosoves, do ti terheqin njohjet, e lere me Serbia ta njoh Kosoven si te pavarur. Por s’prishe pune. Do te gjendet nje “zgjidhje kreative” dhe “sui generis” apo “ujqit ngite, e delet ne numer” qe “vllazerim bashkimi” i arritur do ta beje te “pakuptimt” kerkesen per pavarsi te Kosoves.

  3. Baliu says:

    Dulla e ka heqeur reciprocitetin dhe jo vetem, “pa” miratimin e gjeneral Ramushkit, dhe e jep tu Kosoven* me “kocesion” per kohe te pacaktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje