Rama për eurobondin: Shqipëria vlerësim spektakolar nga tregjet, krenar që jam kryeministër. Vajtojcat qajnë dhe shajnë përditë. E di e di, të fundit dalim prapë, 7x7=42

9 Qershor 2020, 18:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është vlerësuar në mënyrë spektakolare në tregjet ndërkombëtare për eurobondin prej 650 milion euro.

Rama thotë se ndihet krenar si kreu i qeverisë, dhe sulmon opozitën që sipas tij nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi.

“Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!

Meqë këta nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s’doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja.

Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!

Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid! E di e di, të fundit dalim prapë, 7×7=42” shkruan Rama.

14 komente në “Rama për eurobondin: Shqipëria vlerësim spektakolar nga tregjet, krenar që jam kryeministër. Vajtojcat qajnë dhe shajnë përditë. E di e di, të fundit dalim prapë, 7×7=42”

  1. Edi says:

    Ti besojme ketij hajdutit apo te dhenave te Bankes Boterore?! Kjo eshte dilema!

    1. Celo Mezani says:

      Mos u hiq kot si i zgjuar se nuk di e nuk kupton asgje. Banka Boterore nuk publikon te dhena per Riskun e Kreditimit te vendit. Ato i publikojne agjencite e specializuara si S&P, Moody, Fitch etj.
      Besoji fakteve qe ndodhin, pavaresisht se kush i marketon i pari Kryeministri apo ndonje tjeter.
      Nihilizmi e aq me shume mllefi dhe urrejtja e verber te demtojne shendetin.

  2. Drini says:

    Ky quan zotesi qe merr borxhe pa fund duke zhytur vendin ne humnere!
    Ky duhet cuar ne burg!

  3. ABC KORCA says:

    Di njeri( nga gazetaret) te shkruaj sa eshte perqindia????
    Morem borxh….gezim i madh…feste e aheg…flamujt neser te ngrihen sa me lart

  4. toni says:

    Ik o pirdhu se na mbushe mendjen tani. Peshqit e medhenj kur do denohen?

  5. Andi says:

    Po ik ore gomar se na trembe femijet me ate mjeker. Sa here na del ti ne televizor fillojne e qajne. Thone doli gogoli do te na haje. Ik shko pikturo me mire ndonje flutur ose karkalec si ato karakalecat dhe ato fluturat qe ke vizatuar mbi muret e zyres tende.Mos na fol ketu per ekonomi.

  6. Lush berbali says:

    Ti mor Edi komentues!
    Dallohesh qe beson me shume Andi shpiferinen e Vito Kapos.
    Dallohesh se je antikomunist….
    Kaq antikomunist sa je tall bëthen Andi shpifurina me ty.
    Te ben te dorezosh mandatet e te sillesh rrugeve si pordha,te therrasesh fitore se do te behen zgjedhje ne 2021 e do te hyje PD ja ne parlament.
    Po PD ja ne parlament ishte.E genjeu And shpifja .I tha qe gjithe Shqiperia eshte me ju.
    Po Andi me Shqiperi njeh vetem veten e hallen Vito.
    Tani halla vdiq.Andi ka vetem nje vote.
    Po ti e beson shume Andin.
    Atehere o Edi komentues ,mos e beso Edin kryeminister.
    Andit i dalin parashikimet.
    Ka 7 vjet qe bashke me Nikoll Lehes leshin i tregojne edhe birat e kryeministrise nga duhet te largohet.
    Çudeterisht per ju ,Edi va hdon e hyn nga dera.
    Duket edhe per kater vjet te tjera…

  7. bregdetari says:

    Pse hajdut? Me ç’fakte akuzon, apo ke marfë dhe flet nga goja e opoizitës? Natyrisht je në radhë me ata që vajtojnë për @do sukses të qeverisë, që nuk është sukses për Ramën por pëlr shqiptarët. Ju doni që bota ta shikoj shqipërinë të zezë që të zbardhet kur ju të vini në pushtet. Jo, me këto mend nuk kini për të ardhur shpejt në pushtet.

  8. Me thoni ? A kendon ndonjehere kukuvajka si bilbil ? Kukuvajka mbetet kukuvajk . Po ujku eshte bere ndonjehere dele ? Kurre. Ujku vetem don te shqyej. Ndaj fatkeqesishte, kukuvajkat dhe uqrit jane ne strofkullen me emrin SHQUP.

  9. Zigur Qarri says:

    Arihmetike nga zhgarravitesi!Lum si Ne,qe marrim borxh per te larë borxhin,ashtu si Greqia,qe i ka kthyer qytetaret e saj ne skllever te Bankave edhe 100 vitet e ardhshem.Vari lesht,Leket e takspaguesve shqiptare jan!Nga 650 milion euro ne total, 250 milion do shkojn per borxhin paraardhës dhe 400 milionë per rimëkëmbjen e bizneseve te banditeve te “rilindjes”.

  10. Edhe mbreme ne emisionin ” OPEN ” pame nje kukuvajke dhe nje buf ..

  11. Julia says:

    Krenar si po mbytemi vetem me borxhe? Une e di se kur nuk merr borxh ndjehesh krenar

  12. Timi says:

    Bravo! Lere Bushatin dhe kazanin te ziej, ju vazhdoni punen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje