Fatos Lubonja deklaroi sot se kryeministri Rama e presidenti Meta me takimin miqësor sot kanë luajtur teatër me hipokrizi.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja tha se Rama e Meta kanë kohë që e luajnë këtë lloj teatri pasi kanë harruar të jenë njerëz normale por sillen si të tillë vetëm për publikun duke harruar çfarë kanë thënë gjithë këto kohë për njëri- tjetrin.
”Ajo që lë si me thënë një lloj ndjesie është tjetërsimi që i bën njeriut politik, pushteti. Jo se politika nuk duhet ta njohë moralin, parimet, por shpesh herë sidomos në vende si ky i yni, këto të lënë përshtypjen sikur këta njerëz kanë harruar të jenë njerëz.
Po të kesh parasysh se çfarë i kanë thënë njëri- tjetrit, nuk flisnin më po të ishin njerëz normalë. Politika të fut në këtë teatër.
Por jo vetëm kjo, por kanë humbur disa ndjesi, si urrejtja. Që urren një njeri, apo neveri, që të lind nga sjelljet e tij, nga mashtrimet, gënjeshtrat. Këto sikur janë zhdukur. Janë në skenë.
Edhe kur bërtasin, duket sikur është teatri për publikun, jo se kanë problem me ndërgjegjien e tyre. Ky teatër ka dëmtuar politikën. Në 2013 thoshte që do rikonstruktoj Teatrin, më pas shkon dhe e prish për kulla.
Ndërsa këta janë për teatër, kanë kohë që e luajnë. Teatër shqiptar është, banal.” – tha ndër të tjera Lubonja.
A ti paske qene bole krejt,po akoma nuk tu ka mbush mendja qe keta tallin hajdarin me ty dhe shoket tu,vazhdo ,vazhdimin
POR JO DHE URREJTJEN QE PER TY ESHTE LEJTMOTIV, ESHTE QELLIM,ESHTE KREATIVITET,ESHTE MJETI DHE MORALI I JETES.
Hahaha…Go back to Spac Lubonja! Nuk je per kete pune!
O LUBONJE ATE PAK TRU QE KISHE E KE HARRUAR TE BURGU ENVERIT .
RAMA ESHTE POLITIKAN KLASI ESHTE AKTORE ESHTE I KOMPLETUAR SI POLITIKAN NE BOTEN SHQIPTARE SOT NUK E KONKURONE ASKUSHE .
TI LODHESH KOT O TOSI QEROSI MORE ME QAFE DHE ALBININ E KOSOVES KERKOVE TA GODISJE RAMEN ME ALBININ PO FUNDI ISHE I HIDHUR 50 DITE NE QEVERI .
Po kur i urreja unë kundërshtarët e mi pse më shaje? Tani e paske kuptuar gabimin. Ha Ha Ha Ha Ha ha ha
Lubo. Ata jane politikane! Do te vjedhin qeshin ,vrasin,bisedojne sa here do te votohen nga ky popull budalla dhe ti! Por ndryshimi qendron se ne shpirin tend ka vetem urrejtje! Ti i urren te gjithe ata qe jane me lart se ty por dhe te gjithe te tjeret nsi ty! Eshte race e poshter bashke me Andin,Zhejin,Rakipin dhe nje sere mediokrish te tjere! Urrejtja te ha nga perbrenda Lubo dhe te ben zero!
KJO ËSHTË DASHURI, O LUBONJË MAVRIA !
Per psikopatet eshte e pa imagjinueshme qe njerezit te kene edhe ndjenja te tjera pervec urrejtjes.