Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo duke reaguar pas fjalës së kryeministrit Rama në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ka nënvizuar heshtjen e tij lidhur me 15 kushtet e Bundestagut.
“Kur flitet për perspektivën europiane të Shqipërisë tek ne apo në BE flitet vetëm për përmbushjen e këtyre kushteve”. shkruan Pollo, teksa nuk le pa i dhene nje “bravo”, kryetarit te Kuvendit, Gramoz Rucit, qe jo vetem i permendi, por edhe “shtoi se përgjegjës për to është qeveria”.
Reagimi i Pollos:
E paimagjinueshme dhe e pakuptueshme heshtja e kryeministrit për 15 kushtet e Bashkimit Europian! Apo shumë e kuptueshme dhe lehtësisht e imagjinueshme????
Edi Rama foli sot gati gjysëm ore në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.
Foli për të gjitha por jo për kryeçeshtjen; nuk zuri me gojë 15 kushtet të cilat fillimisht Bundestagu e pastaj Këshilli Europian i vendosën qeverisë në mënyrë që Shqipëria të mundet të fillojë negociatat e antarësimit.
Dy syresh janë reforma zgjedhore dhe zbatimi korrekt i saj; dy të tjera janë anullimi i ligjeve antifjalë dhe denimi i votëblerësve. E kështu me rradhë!
Kur flitet për perspektivën europiane të Shqipërisë tek ne apo në BE flitet vetëm për përmbushjen e këtyre kushteve. Të cilat në rradhë të parë ndihmojnë restaurimin e normalitet demokratiko-kushtetues.
Një bravo për Gramoz Ruçin i cili i përmendi këto kushte duke shtuar se përgjegjës për to është qeveria??
Kot nuk thone qe kuqi me i mire ka q….baben e vet!Keshtu qe nuk mund te beje perjashtim Genc Stefanaq Pollo!