"Do jem kryeministri i ekonomisë", Lulzim Basha: Ramavirusi po shkatërron dita ditës, veç unë do të sjell ndryshimin në këtë vend

9 Qershor 2020, 14:10Politika TEMA

Kryetari i PD Lulzim Basha është ndalur në njësinë administrative nr.11 në Tiranë ku ka garantuar se do të jetë kryeministri i ekonomisë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se gjatëve takimeve ndau me banorët dhe sipërmarrësit e vegjël shqetësimet për krizënekonomike.

Sipas kryedemokratit, Ramavirusi po shkatërron dita-ditës Shqipërinë.

Ndër të tjera ai shkruan:

”Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekonomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.

Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.

RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël. Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.

Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi. Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, shkruan Basha. (TemA)

3 komente në ““Do jem kryeministri i ekonomisë”, Lulzim Basha: Ramavirusi po shkatërron dita ditës, veç unë do të sjell ndryshimin në këtë vend”

  1. Ladi says:

    Zoti i madh,kryeminister i ekonomise ai qe 7× 7 =42.I kan qef piramidat keta dobiçat e Sali VDEKJES

  2. Xhuljano says:

    Kryeministri ekonomise 7×7=67 .
    Lule edhe une deshiroje te jeme milonere miliarder po me kembet ne toke theme shko puno se nuk jane per mua endrat me miliona dhe ti i nderuar lule gjeje nje pune qe ju pershtatet se per politike eeeeeeee nuk je mos e degjenero veten se ke familje femije .

  3. ?????? says:

    hahahahhahahaha ju te PD E PS E LSI ju jemi per tju djegur te gjalle e shkaterruat Shqiperine ..mjaft zhdukuni te gith duam te rinj tna dheheqin …. jo ju llume i qelbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje