Rudina Hajdari i ndërpret fjalën Kryeministrit, batuta e Ramës: Patjetër zonja Topalli!

9 Qershor 2020, 12:19Politika TEMA

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit është shoqëruar me një batutë të kryeministrit Rama në adresë të kryetares së këtij këshilli, Rudina Hajdarin, të cilin e ka quajtur “zonja Topalli”.

Hajdari i ka kërkuar kryeministrit që të përmbyllë fjalimin e tij të gjatë, por Rama është përfshirë në një replikë, duke i thënë se nuk e kuptonte qëllimin e ndërhyrjes së saj.

Pasi Rudina Hajdari i ka kërkuar që të ndërpresë fjalën pasi u zgjat shumë, atëherë kryeministri i ka thënë me ironi: “Patjetër zonja Topalli”.

Gjatë kohës që PS ishte në opozitë, nuk ishin të paktat raste që Jozefina Topalli i ndërpriste fjalën deputetëve të pakicës, të cilët tejkalonin minutazhin apo flisnin jashtë rendit të ditës.

3 komente në “Rudina Hajdari i ndërpret fjalën Kryeministrit, batuta e Ramës: Patjetër zonja Topalli!”

  1. Z says:

    Azemi dhe e bija injorante!

  2. ? says:

    Asgje per t’u cuditur, ne nje vend ku kryeminister eshte Edvin Rama, Kryetare per Integrimin nuk mund te jete veçse Rudina Hajdari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje