“Duhet t’ja plotësojë dëshirat kryeministrit”, Eni Vasili le jashtë studios gazetarët që i kishte ftuar për t'u përballur me Ramën

9 Qershor 2020, 00:28Politika TEMA

Gazetarja investigative Fatjona Mejdini, ka reaguar pas transmetimit të emisionit “Open” ku i ftuari i mbrëmjes  ishte kryeministri Edi Rama i cili do të kishte përballë disa gazetarë.

E ftuar për të adresuar një bllok pyetjesh lidhur me krimin e organizuar, Mejdini shprehet se ajo së bashku me kolegun e sajnuk janë lënë t’i bashkohet pjesës së dytë të intervistës sipas rakordimit që kanë pasur me emisionin.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera Mejdini shkruan:

“Emisioni Open ne Top Channel e anulloi pjesen e dyte ku une me koleg ishim te ftuar per te folur per krimin e organizuar, per shkak se Kryeministri Rama kishte kerkuar zgjatje te pjeses se tij. Dhe sigurisht nje Tv duhet tja plotesoj deshirat Kryeministrit!”, nënvizon Mejdini.

Kjo nuk është hera e parë që Vasili shfaq mungesë respekti ndaj gazetarëve të ftuar duke i dhënë përparësi figurave politike.

Mjafton të sjellim në vëmendje një ndër rastet më skandaloze televizive me kolegun Artan Hoxha, të cilit i hoqi të drejtën e fjalës përballë Sali Berishës duke e lënë të pambrojtur përballë fyerjeve publike të ish kryeministrit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje