Ylli Rakipi: Në vend të hapë partinë, Luli Basha po “rrëzon” regjimin me bugaçe Elbasani

8 Qershor 2020, 21:11Politika TEMA

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në “TemA TV”, ka komentuar nisjen e parakohshme të fushatës elektorale nga Lulzim Basha, duke përdorur mjete propagandistike, të ngjashme me ato që Rama ka përdorur shumë vite më parë.

Rakipi tha se regjimet janë të vështirë për t’u mundur dhe se kryetari i opozitës, ka vendosur në mënyrë shumë të çuditshme, ta mundë regjimin e Edi Ramës, me bugaçet e Elbasanit, duke i’u referuar video selfiet, që kryetari i PD-së postoi ditën e sotme.

E pashë sot në Elbasan. Zoti Luli Basha mori një bugaçe… Nëse regjimi rrëzohet me bugaçe elbasani, kjo qenka shumë e thjesht, nuk do të kishte regjime në botë. Vaksina e regjimeve, qenka bugaçja…

Kjo nuk shkon fare. Ka PR të tillë, por bëhen në vende ku demokracitë janë shumë të zhvilluara, në vendet nordike do të shkonte shumë, që një udhëheqës norvegjez, të shkonte të hante apo gatuante një ëmbelsirë. 

Por, e gjithë kjo që ndërton Basha, është një përpjekje qesharake, sepse ai duhet të mobilizohet me të gjithë fuqitë, të hapë partinë, të hapë opozitën, të mblidhen të gjithë shqiptarët, që nuk e duan këtë regjim. Të rrëzohet regjimi bashkërisht, duhen njerëz për ta rrëzuar.

Zoti Luli Basha, t’i shpupurisë njëherë flokët, se i bën si kostum teritali… Këto i bënte Edi Rama shumë vite më parë, bënte si cigan me dajre. Por, Ed Rama është krijuar për këtë gjë, ai është anekdota vetë. 

E ke parë se cfarë bën ai? Me  çitjanet, poturet, me atë mjekrrën me aq qime sa e kishte Ismail Qemali… Këtë që ka bërë Rama vite më parë, është film i djegūr për Bashën. Opozita duhet të hapet një orë e më parë.

Kur them të hapet partia, do të thotë të kthehet edhe Jozefina edhe të tjerët. Kur qeverisjet degradojnë, është e rëndësishme fryma që krijohet nga opozita.  Me bugaçe, Edi Rama jeton sa ta lërë Zoti, me bugaçet e elbasanit…”, tha Rakipi.

Nga ana tjetër gazetari u ndal edhe tek fakti, se Lulizm Basha, nuk e duron dot kritikën. Ai tha se kryetari i opozitës, i shpall njerëz të Ramës, të gjithë ata që artikulojnë kritika ndaj tij dhe veprimeve politike që ndërmerr.

Po të kritikosh Bashën, ai thotë që çoni ujë në mullirin e Ramësn. Dhe këtë gjë, e thotë ky njeri, që ka vite që çon, jo ujë, por detin në mullirin e Ramës. Kryetari i opozitës, nuk pranon dot kritikat”, tha Rakipi.

1 komente në “Ylli Rakipi: Në vend të hapë partinë, Luli Basha po “rrëzon” regjimin me bugaçe Elbasani”

  1. Ky ka inat se nuk eshte me i suksesshem me grate sic ishte para 20 vjetesh. says:

    Partia duhet te hapet bythesh dhe Luli duhet te shpupurise floket. Keto jane themra
    e Akilit per fitoren e PD-se, sipas Yllit. Ky Rakipi ka inat Lulin se ka floke dhe mund ti stiloje. Eshte thjesht nje xhelozi burri. Rri shtrember e fol drejt, floket i ben bukur. Kur del na kenaq syte. Po te ishte Rakipi ne vend te Lulit nuk do mund te na bente pervete se eshte shume i shemtuar.
    Disa njerez lindin te pashem dhe prandaj ti Rakipi mos u xhelozo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje